10 dhurata që çiftet mund t’ia bëjnë njëri-tjetrit për festa

nga Flogerta Driza

Para se t’ju tregojmë disa nga dhuratat, ne urojmë për çiftet që kanë gjetur dashurinë e vërtetë të kalojnë 1 milion festa së bashku. Fillojmë menjëherë me disa nga idetë dhe disa dhurata që çiftet mund t’i bëjnë njëri-tjetrit.

1. Një album fotografish në mënyrë që më në fund të risillni në jetë kujtimet tuaja. Ndonjëherë fotografitë në telefonin tuaj sikur e humbasin atë elementin e veçantë që kanë kur i prekni ato. Ndaj, ne do t’jua këshillonim shumë këtë dhuratë.

dhurata album

2. Një kurs gatimi që do të zgjeronte repertorin e tyre të gatimit dhe fundja të jetë thjesht argëtues. Pastaj nuk po themi që ajo nuk di të gatuaj. Mund të mësoni të dy! Mund të jetë shumë gje e bukur.

dhurata

3. Një unazë e personalizuar e gdhendur me gjithçka që ajo ose ai dp. Çdo gjë duke filluar nga emrat e fëmijëve tuaj deri në emrin e ëmbëlsirës tuaj të preferuar. Ideja është gjithnjë e bukur për çdo rast. 

dhurata

4. Një portret i të dyve i bërë me porosi për ta pasur përgjithmonë, bardh e zi ose me ngjyra nuk ka rëndësi. Ju sigurojmë se do të duket bukur varur në murin tuaj të kujtimeve. Dhurata të tilla ngelen kujtim i përhershëm, ashtu si dashuria juaj.

dhurata

5. Një çantë lëkure për mbajtjen e laptopit dhe raporteve apo shkresave të punës në stil. Sidoqoftë, besojmë se ka ardhur koha që çanta e zezë poliester e dhënë nga kompania të dalë në pension, apo jo? Dhuratë ideale për meshkuj e femra të dedikuar pas karrierës.

6. Një kokë dushi në mënyrë që të ndjeheni sikur jeni duke bërë banjë në një hotel me pesë yje. P.S. Ka vend për dy nën dush, jua garantojmë 😉

7. Një Ekspres kafeje. Vetëm nëse e keni lënë kafen, atëhere nuk kemi çfarë tju themi. Megjithatë, besoj e dini se si bëhet e dashura juaj kur nuk ka nuhatur kafen e mëngjesit. Mos rrezikoni më mirë :D, bëjani kafen me stil dhe shijoni një mëngjes të paqtë.

8. Një palë pantofla komode me llush, për t’i bërë edhe më të këndshme mëngjeset e të dielave së bashku. Është dhurata më e goditur apo jo?

9. Një set lugësh matëse për gatim. Ajo gatuan shkëlqyeshëm, këtë e dim, edhe pse ndonjëherë e tepron me kripën apo jo? Tani do mund të ndjeki recetën në masa perfekte, madje edhe ju do të gatuani më shpesh. 🙂

dhurata

10. Një kuti me tema dhe pyetje për çifte. Mund të mendoni sikur dini gjithçka që duhet të dini për njëri-tjetrin, por këta kuti bisedash argëtuese do t’ju sjellin ndërmënd pyetje që as vet nuk do t’ju kishte shkuar mëndja.

dhurata