10 gjëra që nuk janë dashuri – dhe 1 që është

nga Flogerta Driza

Çfarë quajmë dashuri? Pyesni shumicës së njerëzve të flasin për dashurinë dhe do të ta përshkruajnë në mënyra të ndryshme. Shumica e tyre janë jo të shëndetshme dhe të pasakta.

Këtu po ju sjellim dhjetë raste që duken si dashuri por që nuk janë të tilla. Dhe rastin e vetëm kur duhet ta kuptoni se cfarë është kjo ndjenjë universale.

1) Tërheqia ose “Ajo Ndjenjë”

Tërheqia ose “Ajo NdjenjëNe e ngatërrojmë këtë me dashurinë gjatë gjithë kohës, dhe mediat sociale nuk na ndihmojnë shumë. Kudo ku shohim, inkurajohemi të pranojmë lidhjen ose tërheqjen fizike si dashuri – por nuk është kështu. 

Tërheqia ose ‘Ajo Ndjenja’ që ke motivohet nga pasiguria. Dashuria Jo.

Të kërkosh siguri të vazhdueshme (ose “nevojë konstante”) nuk është dashuri. Xhelozia nuk është dashuri. Mungesa e kufijve nuk është dashuri. Frika nuk është dashuri. Thirrja e partnerit tuaj “gjithçka” nuk është dashuri.

2) Lëndimi emocional

Dashuria nuk lëndon apo dhemb. Kjo është e gjitha ego dhe frikë. Në momentin kur ia bëjmë këtë një personi tjetër, ne kurrë nuk po veprojmë nga një pozicion dashurie.

3) Çfarë dëshiroj unë, por jo çfarë dëshiron ti

Dëshiroj të jem me ty prandaj nuk dua të ndahem.

Megjithëse kjo duket si përgjigje e përshtatshme, nuk është.

dashuri apo joTema më e rëndësishme e bisedës në atë çast është çfarë do ai, por jo çfarë do ti. Sikur ato që ai dëshiron do t’i anuloj ato që ti do. Ose do t’ju bëj të harroni pakënaqësitë tuaja. Jo, kjo nuk është dashuri.

Dashuria nuk ka të bëj vetëm me çfarë dëshiron njëri prej partnerëve, por me çfarë dëshirojnë të dy. Nëse do që ai të qëndroj me ty, as ti nuk duhet të izolosh dëshirat e tua dhe anashkalosh të tyret. Ideja është që të gjeni një rrugë të përbashkët të dëshirave që keni.

4) Bukuria

Unë dua sepse je e bukur!

Emma Lindsay e ka përshkruar më së miri këtë në esenë e saj Fish Love, duke thënë:

“Sa herë që dikush më thotë se jam e bukur, po më thotë se do veten e tij. Ai po më thotë se do të jetë rreth njerëzve dhe gjërave që i jep atij kënaqësi, dhe se pamja ime fizike i jep atij kënaqësi. Por, ai nuk po më thotë se interesohet për mua si njeri.”

boy and girlPra, shumë femra janë të gatshme ta pranojnë “të bukur” si komplimentin më të lartë. Por, nuk është kështu. Ky koment nç të vërtetë nuk thotë asgjë për ju.

Ne e romantizojmë këtë në të gjithë si kulturë, por e kemi gabim. Sepse pa dashur ngrejmë në piedestal pamjen fizike por ulim posht forcën e karakterit.

Nëse dikush kujdeset që ju të jeni e bukur, por nuk kujdeset për ndjenjat ose realitetin tënd, ai nuk të do, por veten. E njëjta gjë vlen për çdo gjë sipërfaqësore – para, status, etj.

5) Pritshmëritë

Sa herë që e lëm lidhjen në dorë të pritshmërive që të tjerët kanë ndaj nesh, dijeni se i keni dhënë fund vet me duart tuaja. Ti nuk je në një lidhje për të përmbushur pritshëmrit e familjes apo shoqërisë që të rrethon. Kështu që mos lejo pritshmëritë e të tejrëve të ndikojnë tek ajo që ndjen.

bukuria nuk eshte dashuri6) Të dua sepse bie dakort me mua 

Kjo jo vetëm që nuk ka kuptim, por as që mund të quhet dashuri. Ai nuk po të thotë se i pëlqente që pajtoheni me njëri-tjetrin për gjithçka, ose këndvështrime të përbashkëta, por përkundrazi që thjesht po bini dakort me të. Pra, që jë një pasqurim i atyre që ka qef ai. Kjo nuk është dashuri.

7) Ndryshueshmëria

Meshkujt të cilët e bazojnë identitetin e tyre mbi burrërinë konvencionale, dhe ndjehen vetëm të sigurt në lëkurën e tyre me femra “të vogla” ose “amtare” ose ndryshe “hiper- femërore”.
Femrat që bazojnë identitetin e tyre mbi feminitetin konvencional, dhe ndjehen vetëm të sigurt lëkurën e tyre me burra “të mëdhenj” ose “atëror” ose ndryshe “hiper- mashkullorë”.
ndryshueshmeria ne dashuriTë tërhiqesh nga karakteristika që nuk i respekton dhe që janë kaq ndryshe nga ty është e rrënjosur në pasiguri, jo dashuri.

Ne jemi njerëz të plotë vetë – partnerët tanë nuk janë “gjysma tjetër”, dhe nuk është detyrë e seksit të kundërt të përcaktojë burrërinë apo feminilitetin tonë.

8) “Më plotëson”

Dashuria nuk është shtesë, është shumëzim. Kur bashkoni dy gjysmë personash, ku të dy presin që tjetri të plotësojë boshllëqet e veta, nuk merrni 1/2 + 1/2 = 1. Ju merrni 1/2 x 1/2… 1/4.
Përkundrazi, kur bashkoni dy njerëz të shëndetshëm, të plotë, secili funksionon dhe është i vetë-mjaftueshëm emocionalisht, merrni 1 x 1… sërish 1. Një njësi e tërë, e plotë qoftë në “pjesë” ashtu edhe në tërësi.

9) Vetëmohimi

Ekziston një ndryshim i madh midis bujarisë dhe martirizimit, dhe fakti që shumë prej nesh nuk e dallojnë këtë ndryshim është alarmante.

Dashuria e vërtetë kërkon që ju së pari të doni dhe t’i shërbeni vetes dhe nevojave tuaja.

vetemohimi ne dashuriShpesh njerëzit e interpretojnë këtë si “egoizëm” dhe është një fakt i trishtë që ne ia kemi bërë vetes duke i ngatërruar të dyja.

Ne nuk e fitojmë dashurinë duke u përpëlitur furishëm për të mohuar nevojat tona dhe për të përmbushur dikë tjetër – edhe nëse shpresojmë se nevojat tona ndoshta do të përmbushen një ditë, do përfundoni vetëm duke dhënë por nuk do të merrni asgjë mbrapa.

10) “Ti më përket mua.”

Ndonjëherë harrojmë që njerëzit e tjerë nuk na përkasin. Ne nuk kemi të drejtë mbi ta ashtu si ata nuk kanë të drejta mbi ne. Kështu që shpesh ne duam t’i zotërojnë e pronësojmë, veçanërisht me disa detyrime ligjore për t’i bërë gjërat më shumë si “përgjithmonë”. 

Sepse, Zoti na ruajt nga ata që vazhdojnë të bredhin tokën si një individ i vetëm, pa asnjë detyrim ligjor që të mos humbasin.🙄

Ndonjëherë qëllimi ynë kryesor është të “martohemi”, dhe një person është thjesht mjeti. Ose ne e shohim një person si objektin e dëshirës sonë, dhe pastaj e shohim martesën si mjetin përmes të cilit do të mbyllet ky muhabet.

Çfarë është Dashuria?

Dashuria nuk është thjesht ndjenjë.

Dashuria është zgjedhje.
Është e qëllimshme dhe kërkon punë e përkushtim.

Dashuri është e qetë.
Nuk është në ankth, por është e sigurt dhe e paqtë.

Dashuria pranon që partneri ynë është një person më vete.

Ajo është veprim (dhe përpjekje)
Dashuria e vërtetë është mënyra se si ne duam ata – se si ne jemi duke dashur qenësinë e tyre. Se si ne jemi duke dashuruar thelbin e tyre. 

Dashuria është kur ne duam uljet dhe ngritjet e tyre, papërsosmëritë e tyre, ankesat dhe irritimet e poshtra ndryshimet dhe vendimet që marrim për të qëndruar me ta- çdo ditë.

dua Marketplace banner