Shtatë këshilla për të ushqyer shëndetshëm fëmijën tuaj

nga Flogerta Driza

Nuk është gjithmonë lehtë të inkurajoni fëmijët tuaj të hanë një dietë të balancuar. Ne kemi sjellur shtatë këshilla që të zhvilloni shprehi të shëndetshme për fëmijët tuaj në një moshë të re.

Hani mëngjes

Ngrënia e mëngjesit, edhe nëse është vetëm një banane dhe një gotë qumshtë, i jep shtysë trupit dhe e ndihmon ta mbajë energjinë gjatë ditës. Nëse mund t’i mësoni fëmijët tuaj ta marrin shprehinë e të ngrënit në mëngjes në një moshë të re, kjo shprehi do të qëndrojë me ta edhe kur të rriten.

 Zgjedhni sasi të shëndetshme të ushqimeve

keshilla

Foto: Anna Shvets / Pexels

Është lehtë të gjeni çipsa apo biskota kur ju dhe fëmijët tuaj doni të grimconi diçka. Por, këto ushqime tentojnë të kenë vlera të ulëta ushqyese dhe vlera të larta në kalori.
Në vend të kësaj, provoni të mbani filxhanët tuaj me ushqime të shëndetshmë siç janë frutat, kokoshkat, arrat pa kripë dhe jogurt jo-të ëmbël.

Pini ujë

Bëjeni ujin pijen e zgjedhur në kohë të ushqimit, dhe mbani lëngjet dhe pijet e ëmbla si pije të rastit. Lëngjet e frutave kanë vlera ushqyese dhe i japin një shtytje energjie trupave aktiv. Fëmijët duhet të zgjedhin ujin si pijen e tyre të parë kur janë të etur, e jo pijet e ëmbla me sheqer.

Hani sëbashku

keshilla

Foto: Elly Fairytale nga Pexels

Është tunduese të hani darkë para televizionit, të uleni poshtë tavolinës për drekë ose të hani ushqime të shpejta.
Nëse mund t’i inkurajoni fëmijët tuaj të hanë ushqimet rregullisht me ju në tavolinë, jo vetëm i reduktoni ushqimet e shpejta, gjithashtu u mëson atye aftësi të vlefshme sociale.

Argëtohuni në kuzhinë

Fëmijët janë më të prirur të bëhen ngrënës aventurier nëse dinë si të gatuajnë. Bëjeni argëtues këtë aktivitet duke i lëjuar t’ju ndihmojnë rregullisht me detyra të vogla në kuzhinë. Duke u rritur dhe duke u bërë më të aftë, lërini të gatuajnë darkën një herë në javë.

Jini kreativ

Të gjitha ngjyrat kumbuese në fruta dhe perime vijnë nga kemikatet natyrale të bimëve që kanë efekte të shëndetshëm në trupat tanë. Ngjyra të ndryshme kanë efekte të ndryshme. Prisni perimet në forma interesante që t’i bëni të duken më argëtuese dhe më tërheqëse.

Mësoni kur të ndaloni

keshilla

Foto: Pexels

Edhe pse fëmijët janë të lindur me aftësinë që të ndalojnë së ngrëni kur janë të ngopur, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për prindërit të gjykojnë nëse fëmijët e tyre kanë ngrënë ushqimet e duhura apo jo.

Mësoni fëmijët tuaj të dëgjojnë stomakun e tyre dhe t’a pyesin veten rreth sasisë dhe cilësisë së ushqimit. Psh “A është stomaku im plotë?” apo “A do të sëmurem nëse ha disa biskota më shumë?”, kjo do t’u japë atyre mundësinë të zhvillojnë aftësinë e ndjenjës së ngopshmërisë.

Këto këshilla vlejnë për çdo prind që dëshiron të përkujdeset për fëmijët e vet. Është në dorën tuaj nëse doni t’i ndiqni këto këshilla ose jo, por ne besojmë se janë mëse të vlefshme.