10 mesazhe që do ta lumturojnë të dashurën tuaj

nga Argjenda Selmani

Ditët e sotme shumica prej nesh komunikojmë më mesazhe. Me siguri edhe ju me të dashurën tuaj. Të gjithë ne shkrujmë përmes telefonit e bëjmë edhe biseda të gjata. Mirëpo mesazhet e papritura, të shkuërta dhe romantike kanë tjetër efekt.

Prandaj mos harroni ndonjëherë gjatë ditëve të gjata të punës apo gjatë mbrëmjeve të vona mos harroni t’i shkruani asaj. Kështu do ta gëzoni të dashurën tuaj vetëm me një mesazh të shkurtë. Një mesazh të cilin nuk e prek aspak. Një porosi që do të ja kujtojë asaj se sa shumë e vlerësoni praninë e saj në jeten tuaj. Më poshtë në po ju japim disa ide për mesazhe që mund t’ja dërgoni.

Prekeni në zemër duke i treguar sa e vlerësoni

  1. A e dini pse bota ime është kaq perfekte? Sepse ti je bota ime! Ti ma bën jetën edhe më të bukur! Të dua!
  2. Ti je ëndrra ime e realizuar. Unë nuk kam takuar askënd më më inteligjente dhe të ëmblë se ti. Ende nuk e kuptoj pse e meritoj një lumturi të tillë, por jam shumë mirënjohës. Faleminderit për të gjitha gjërat që i bën!
    texting
  3. Ti je personi i parë për të cilin mendoj kur zgjohem nga gjumi dhe personi i fundit për të cilin mendoj para se të bie në gjumë. Faleminderit që zbukuron ditën time.
  4. Që kur ke hyrë në jetën time e kam kuptuar sa sa e zymtë ishte jeta ime pa ty. Nuk dua ta kaloj as edhe një ditë të tillë.
  5. Mos harro se kudo që të jem dhe çfarëdo që të bëjë e bëjë duke menduar për ty!

Flisni shumë, me pak fjalë

6. Ti për mua je rrezja më e ngrohtë e diellit!

7. Prania jote do të thotë paqe për shpirtin tim. Të lutem vazhdo të më falësh paqe dhe qetësi shiprtërore gjithmonë.
8. Pasuria e gjithë botës nuk i afrohet vlerës që ke ti. Për mua ti vlen më shumë se gjithçka tjetër në botë e dashur.
9. Zëri yt do të më kthente edhe nga vdekja. Dua ta dëgjojë sa më shpesh që është e mundur atë melodi të bukur!
10. Të dua çdo ditë më shumë se dje! Të lutem mos e harro këtë asnjëherë e dashur! Ti për mua je e gjithë bota!