10 mësime jetësore që mësova sapo arrita të tridhjetat

by Flogerta Driza

Jeta është e mbushur plot me mësime, por jo të gjitha arrijmë t’i kapim këto mësime të vlefshme gjatë rinisë sonë. Pa përmendur shumë sfida që kam kaluar në jetë, dua t’ju sjell sot ato cfarë kam mësuar prej këtyre sfidave. 

1. Fitoni njohuri, e mos u gëzoni sendeve

“Sendet ju rëndojnë. Dituria ju çliron.”

Kam shpenzuar para për telefona të shtrenjtë dhe pajisje të tjera elektronike. Nga ana tjetër, tani, shpenzoj më tepër për libra dhe kurse online. Të cilat jo vetëm janë shumë më pak të kushtueshme, por dhe zgjerojnë njohuritë e mia të përgjithshme, duke më ndihmuar të fitoj edhe më shumë para në të ardhmen. Mësime të tilla janë më të vlefshme për mua se sa telefona të shtrenjtë.

mësime2. Investimi që bën ndaj vetes është investimi më i mirë që mund të bëni

Ka shumë mënyra se si mund të investoni tek vetja juaj. Blini një anëtarësim në palestër (dhe shkoni), lexoni libra, flini 8 orë në natë, flisni me një terapist, etj. Kur i bëni këto investime, ju përmirësoni “rezultatin” tuaj të përgjithshëm si njeri, i cili ngre besimin, mirëqenien, potencialin dhe lumturinë tuaj të përgjithshme.

3. “Nuk ka orë të mjaftueshme në ditë” – justifikimi më absurd

Keni kohë të bëni gjithçka që dëshironi. E gjitha ka të bëjë me përparësitë. Nuk më besoni? Kontrolloni kohën tuaj ditore të ekranit ose sa kohë humbni duke parë shfaqje ose duke luajtur në telefon. Sa herë që i them vetes, “Nuk kam kohë për këtë”, ajo që po në të vërtetë është, “kjo nuk është për momentin një përparësi për mua”.

4. Bëni vetëm gjërat që dëshironi të bëni

shoqeGjatë ditës menaxhoj përparësi të ndryshme. Përfshirë këtu punën time 9–5, përkthime, mësimdhënie, synime personale dhe marrëdhënien time, por ka një temë të përbashkët – ato janë të gjitha gjërat që unë dua t’i bëj. Edhe pse u deshën të arrija të 30-at, jam krenare që e kam mësuar këtë mësim kaq herët në jetën time. Ndiehem sikur shumë të tjerë e jetojnë tërë jetën e tyre sipas planit të dikujt tjetër.

Por tani, e kuptoj që askush nuk ka të drejtë të organizojë apo planifikojë jetën time përveç meje. Edhe nëse nuk më pëlqen gjithmonë gjërat që bëj, të paktën e di që është zgjedhja ime t’i bëj ato, dhe sa herë që dua, kam fuqinë të ndalem dhe të bëj diçka tjetër.

5. Telefoni është thjesht një shpërqendrim

Telefoni është kthyer në një domosdoshmëri dhe askush nuk thotë dot të kundërtën. Megjithatë, ajo që duhet të kuptoni është se telefoni është vjedhës kohe dhe një shpërqëndrim ndaj synimeve tuaja. Telefoni do t’ju heq vëmendjen nga kryerja e punës që e dini se duhet të bëni. Ajo që duhet të bëni është të bindni veten se telefoni është vartësi juaj dhe se ju shërben juve për nevojat tuaja, jo e kundërta.

tani6. Momenti perfekt është tani

Gjithmonë do të ketë një justifikim për të mos bërë diçka. Sa herë që i përshpërisni vetes se po prisni momentin e përkryer për të bërë diçka, koha do t’ju ikë para syve. Ky është problemi. Gjithmonë ka diçka, prandaj nëse e dëshironi të bëni diçka, bëjeni tani, ose vendoseni përparësi për ta kryer sa më shpejtë. Nuk ka rëndësi se çfarë tjetër po ndodh në jetën tuaj, thjesht bëjeni dhe mos hiqni dorë.

7. Nuk do ta dini kurrë se ku do t’ju çojë jeta dhe çfarë mësime do t’ju sjell përballë

… Kështu që gjithmonë jini të gatshëm të shfrytëzoni një shans. Puna më e mirë që kam pasur ndonjëherë (puna ime aktuale) është pikërisht në dua, një kompani për të cilën nuk kisha dëgjuar kurrë. Jo vetëm kaq, por kur nisa të punoj këtu, kompania nuk ishte ngritur ende. Ndërsa është bukur të punosh në kompani të mëdha, për mua nuk ka arritje më të madhe se sa të rritesh profesionalisht me një kompani dhe të jesh dëshmitar i suksesit të saj. Mund të përpiqesh të planifikosh gjithçka që dëshiron, por janë ngjarjet e paplanifikuara ato që e bëjnë jetën spektakolare.

duajeni veten8. Duajeni veten tuaj para gjithçkaje tjetër

“Nuk keni për ta gjetur kurrë tek dikush tjetër atë që ju plotëson, përveç se tek vetja juaj. Mos e harroni kurrë këtë.”

9. Kur vjen puna tek njerëzit që ju rrethojnë, dashuria nuk mjafton

Dashuria thjesht nuk është e mjaftueshme në një marëdhënie. Që ajo të funksionojë duhen shumë gjëra. Këtë e kam mësuar më së miri nga bashkëjetesa imë 4 vjeçare me partnerin tim. Ka shumë faktorë të tjerë që duhet të merrni parasysh kur zgjidhni një partner të përjetshëm, duke përfshirë gjëra të mëdha si:

Jeni dakord për të bërë fëmijë dhe si t’i rrisni ata?
A jeni dakord se si i shpenzoni paratë tuaja?
A jeni dakord me kohën që kaloni së bashku?

Por edhe gjëra të vogla si:

mësimeCila temperaturë ju pëlqen që të mbani të ndezur termostatin?
Si e ngarkoni pjatalarësen?
Sa shpesh duhet të derdhni plehrat?
Kush do i paguaj faturat?

Kudo që marrëveshja totale nuk është e mundur, kompromisi dhe gatishmëria për ta bërë atë të funksionojë janë ato që diktojnë një marrëdhënie të suksesshme.

10. Mos harroni mësime të tilla si: Është normale të dalësh nga rutina!

Në fakt, rutinën tuaj duhet ta prishni rregullisht. Rutinat janë të mrekullueshme… derisa fillojnë e bëhen të mërzitshme. Përdorini rutinat për sa kohë që ato po punojnë për ju. Kur ato nuk funksionojnë më, ka ardhur koha të ndërroni stil.

“Jeta ndryshon dhe evolon por njerëzit e zgjuar përshtaten.”