10 tema që duhet t’i diskutoni me partnerin para martesës

nga Argjenda Selmani

Zakonisht kur një çift janë para martesës i bie se kanë kaluar shumë ditë të mira por edhe të vështira bashku. Ta duash dikë aq shumë sa të zotohesh të kalosh gjithë jetën më të padyshim është gjë shumë e bukur.

Mirëpo përveç anës magjike të dashurisë bashkë me martesën vijnë edhe disa çështje të tjera të cilat ndonjëherë bëhen edhe probleme. Prandaj është më mirë që disa gjëra të sqarohen më herët. Para se të merrni një vendim për martesë në sygjerojmë që bashkë me partnerin tuaj t’i diskutoni disa tema që i kemi radhitur më poshtë.

Pse duam të martohemi me njëri-tjetrin?

loveFilloni nga gjëja më e thjeshtë. Kujtojani edhe njëherë njëri-tjetrit se pse doni të martoheni me njëri-tjetrin. Cilat janë gjërat që vlerësoni më së shumti tek njeri-tjetri? Flisni për arsyet se pse një martesë mes jush do të funksiononte.

A do të kemi fëmijë, nëse po sa dhe si do t’i rrisim ata?

Ka shumë rëndësi që ky diskutim të bëhet para martesës. Duhet të keni të qartë se a dëshiron të këtë fëmijë partneri juaj.  Mirëpo edhe ju vet a jeni të sigurt për këtë çështje. E themi këtë sepse nëse keni mendime të ndryshme për këtë temë me partnerin tuaj gjërat mund të vështirësohen në të ardhmën.

Në rast të infertilitetit çfarë do të bëjmë?

Fatkeqësisht shumë çifte duan fëmijë por përballen me infertilitetin. Si do të veproni ju nëse jeni në një rast të tillë? Për cilat metoda mjeksore jeni të hapur? Cili është mëndimi juaj për adoptimin? Shprehni mendimet tuaja dhe dëgjoni se çfarë mendon partneri juaj. Kjo është padyshim një nga temat më të rëndësishme që duhet diskutuar!

Si e vlerësojmë familjen e njëri-tjetrit?

Edhe nëse do të jetoni larg tyre familja e së cilit do të ketë një rol në jetën tuaj dhe të fëmijëve. Gjyshërit, tezet e hallat do të jenë të pranishëm. Mirëpo çfarë mendoni për familjen e partnerit tuaj? A do të mund të kaloni mirë me ta? A ka diçka që ju pengon tashmë? Flisni në mënyrë të qytetëruar dhe sqaroni këto gjëra para martesës.

Cili do të jetë roli i religjionit në familjen tonë?

loveKur jeni në lidhje dhe keni mendime të ndryshme për religjionin ky nuk është problem shumë i madh. Mirëpo në martesë është krejt ndryshe. Prandaj diskutoni edhe çfarë roli do të ketë religjioni në familjen tuaj.Në rritjen e fëmijëve gjithashtu. Ka shumë rëndësi të arrini të mirëkuptoheni në këtë pikë që të keni paqe në jetën tuaj bashkëshortore.

Sa do t’i japim hapësirë njëri-tjetrit?

Pas marteses sa do të keni liri të jeni vetja sërish? A do të mund t’i ruani ende grupet tuaja shoqërore? A do të mund të dalni pa njëri-tjetrin? Sa do ta respektoni nevojën e tjetrit për të kaluar kohë pa i vetëm? Këto janë disa nga pyetjet në të cilat ju duhet të përgjigjeni dhe të të dëgjoni mendimin e njëri-tjetrit. Prandaj mos e lini anash këtë temë por diskutojeni!

Si e shohim jetën tonë seksuale?

Diskutoni se sa jeni të kënaqur me jetën tuaj seksuale deri tani. Filsni se si mendoni që ajo do të ndryshojë pas martesës e sidomos pas ardhjës së fëmijëve? A keni ndonjë pakënaqësi në këtë aspekt? Ka shumë rëndësi t’i sqaroni idetë tuaja në këtë aspekt dhe të keni mirëkuptim për njëri-tjetrin.

Sa jemi karrieristë?

Është krejt normale që karriera të jetë aspekt i rëndësishëm në jetën e secilit. Ajo na merr edhe kohë edhe përkushtim. Mirëpo sa do të ndikojë karriera e secilit në familjen tuaj? Cilat janë kompromiset që do të jeni në gjendje t’i bëni? Ku do të jetë kufiri i tyre, etj? Flisni edhe për këto gjëra që më vonë të mos keni probleme.

Si do t’i menagjojmë financat në familje?

loveSecila familje, sado e madhe apo e vogël, në një mënyrë apo tjetër e ka ekonomistin e vet.
Cili prej jush do ta ketë atë rol në familjen tuaj? 
Nëse martoheni tani sa do të jetë buxheti juaj familjar, bazuar në fitimet aktuale? Si do t’i shpenzoni ato dhe sa do të mund të kurseni?
Diskutoni çështjet finaciare deri në fund sepse ato sjellin kokëdhimbje në shumë martesa.

Ku e shohim vetën pas 20 vitesh?

Mos harroni të diskutoni edhe për të ardhmen e largët. Ku e shihni vetën pas 20 vitesh? A do të jetoni ende në të njëjtin vend? Cilat do të jenë prioritet tuaja? Si do të kujdeseni për njëri-tjetrin? Besoni se në fund të këtij diskutimi do të ndiheni më të çliruar! Mos keni frikë t’i diskutoni me burrin apo gruan tuaj të ardhshme edhe temat e vështira. Duhet të jeni gati për secilën vështirësi që martesa sjellë. Duke biseduar për problemet ju i trasoni rrugën një martese të shëndetshme.

dua Marketplace banner