14 mënyra që ju bëjnë më të mirë në takimet online

nga Flogerta Driza

Një nga sfidat e shumta që shoqërojnë takimet online është se si të bëjmë një përshtypje të parë pozitive në një mjedis virtual. Sigurisht që për shumicën e njerëzve nuk është e lehtë të paraqesim veten më së miri brenda kufizimeve të një platformë të njoftimeve online. 

Si rezultat i kësaj, ka shumë persona të cilët pavarësisht nga përpjekjet e tyre, kurrë nuk përfundojnë  të realizojnë takimet me partnerët potencial ballë për ballë. Mirëpo kjo mund të arrihet me disa teknika të cilat ne po përpiqemi të ua mësojmë.

njoftimet onlineLajmi i mirë është se tashmë edhe shqiptarët e kanë një aplikacion për takimet online me shqiptarë të tjerë kudo në botë. Bëhet fjalë për aplikacionin dua.com i cili tashmë ka publikuar versionin e tij beta. Nëse tashme jeni përdorues i aplikacionit dua apo ndonjë platforme tjetër për takime online, ndiqni këshillat tona.

Krijoni një profil atraktiv

  1. Shkruaj drejt emrin tënd apo emrin me të cilin dëshiron të njihesh në atë platformë.
    2. Mos lini përshtypjen qe jeni person tepër serioz. Tek e fundit është një platformë për takime online! Prandaj tregohuni të hapur. Energjik dhe me vullnet për jetë. Kjo padyshim sjellë sukses.
    3. Përdorni një foto primare që tregon pamjen tuaj fizike. Gjithashtu, jeni të vetëdijshëm se një buzëqeshje e lezeteshme në një foto menjëherë jep një përshtypje pozitive. Prandaj mos hezitoni dhe bëjeni këtë!
    4. Shkruani një mesazh duke përdorur gjuhë të thjeshtë. Kështu do të dukeni më inteligjent, sepse njerëzit i pelqejnë fjalët që janë të lehta për t’u kujtuar dhe shprehur. Kujdes, mos u bëni i bezdisshëm për tjetrin.
    5. Në galerinë tuaj, përdorni foto në grup qe të tregosh se të tjerët e shijojnë shoqërin me ju. Gjithashtu ndonjë foto me karakteristika që ju jeni në qender.  Mos nguroni të eksperimentoni me to por mos dilni nga vetja.
    6. Gjeni një mes të artë kur e përshkruani vetën në pjesën e biografisë. As mos u lavdëroni shumë por as mos u tregoni shumë modest! Thjeshtë përpiquni të lini përshtypje se jeni  një person atraktiv, modern dhe premtues!

Përshtypja dhe kontakti i parë

  1. As në platformat për takime online askush nuk dëshiron të bezdiset. Prandaj mos u tregoni shumë insistues kur vjen fjalë për bisedë me një person tjetër. Provoni me edukatën tuaj të nisni bisedë pa e sforcuar atë. Nëse nuk ka interesim thjeshtë kaloni tek ndonjë person tjetër. Platformat për takime online janë plotë me profile.
    njoftimet online
  2. Fillimisht analizoni profilet që ajo paltformë e takimeve online ju ofron. Shikoni se a gjeni ndonjë profil që ju pëlqen dhe përshtatet.
    9. Dërgoni mesazhet tuaja të shkurtëra dhe të personalizuara.  Do te funksionojë më shumë, kur ju i referoheni një tipari në karakter apo fotos në profilin e tyre , kështu prireni të ju mendojnë si unik.
    10. Asnjëherë os u bëni artificial kur e komplementoni bashkëbiseduesin në këto platforma. Kjo gjë zgjon dyshime tek personi tjetër. Prandaj përpiquni të jeni sa më të drejtpërdrejt dhe të sinqertë.

Teknika që ju sigurojnë sukses në takimet online

  1. Të paturit sens të humorit në korrespondencën tuaj – Kjo gjë i bën njerëzit të jenë më të pranuar nga të tjerët.
    12. Të qenurit i hapur – Kjo gjë rrit ndjenjën e familjaritetit. Kur jeni i hapur ka gjasa të ndodhë diçka mes jush.
    13. Përfundoni bisedat me një frazë optimiste – Kjo e lejon  partnerin tuaj potencial të largohet me një ndjenjë pozitive. Ne priremi ta vlerësojmë kënaqësinë e përgjithshëm të një përvoje nga aspekti se si ajo përfundon.
    14. Mos prisni –Provoni të ktheni njoftimet online në  takim aktual. Një ndryshim i  shpejtë nga online për ndërveprime offline është i lidhur me rezultate më të mira. Ju dëshirojmë suksese!