15 këngët më romantike të të gjitha kohërave

nga Flogerta Driza

Cilat janë këngët më romantike të të gjitha kohërave? Romanca vjen në shumë forma. Ndonjëherë, ajo merr formë si një darkë romantike për dy veta; herë të tjera është një rom-com ose na vjen në formën e këngës.

Shkenca na thotë se të dëgjosh këngë dashurie në të vërtetë është stimuli më i fortë romantik. Në fakt, një studim i botuar në Psychology of Music tregon se gratë që dëgjojnë këngë dashurie kanë shumë më shumë të ngjarë të jepnin numrin e tyre të telefonit sesa ato që nuk dëgjojnë. Megjithatë, ne do t’ju tregojmë, 15 këngët më romantike të shkruara ndonjëherë:

  1. “Make You Feel My Love,” nga Bob Dylan (1997)

Bob Dilan

Foto: Bob Dylan

Ky hit u shkrua dhe u interpretua për herë të parë nga askush tjetër përveç legjendës muzikore amerikane Bob Dylan. 33 vite kanë kaluar dhe ende adhurohet.

  1. “At Last,” nga Etta James (1960)

Nëse keni qenë në një dasmë ka të ngjarë të keni dëgjuar këtë këngë klasike dashurie nga këngëtarja e lavdishme e blues, Etta James. Nëse nuk e keni dëgjuar, atëhere luajeni tek dasma juaj. 

  1. “Perfect,” nga Ed Sheeran (2017)

Asgjë nuk e kalon vokalin e butë të Ed Sheeran në këtë hit të 2017-ës. Ed Sheeran vazhdon të jetë një nga artistët më të dëgjuar sot për sot.

  1. “I Will Always Love You,” nga Whitney Houston (1992)

Përkundër nga ajo që dimë, Whitney Houston nuk ishte artistja e parë që këndoi këtë këngë të fuqishme. E interpretuar për herë të parë si një country ballad nga Dolly Parton në vitin 1974. Houston regjistroi versionin e saj mbresëlënës të këngës, si pjesë e muzikës për filmin ‘The Bodyguard’ dhe pjesa tjetër është histori.

  1. “Kiss Me,” nga Sixpence None The Richer (1997)

keng

Foto: Sixpence None The Richer

Disa këngë bëhen të famshme thjesht për shkak të filmave në të cilët janë shfaqur, dhe “Kiss Me” është një nga ato këngë. Hiti i viteve ’90 nga Sixpence None the Richer u bë sinonim i romancës pasi u shfaq në rom-com Freddie Prinze Jr.

  1. “Come Away With Me,” nga Norah Jones (2002)

Kur Norah Jones doli në skenë në fillim të viteve 2000, tingulli dhe vokali i saj tërhoqën vëmendjen e audiencës. Dhe kjo këngë vuri pikat mbi i për këtë artiste.

  1. “Die A Happy Man,” nga Thomas Rhett (2015)

Nëse dikush di të këndojë një këngë dashurie, është Thomas Rhett-i. Për mos tu humbur.

  1. “My Heart Will Go In,” nga Celine Dion (1997)

Nëse nuk mendoni menjëherë për skenën zemërthyese të Titanikut a mund ta quani veten romatik? Kjo këngë është sinonimi më i afërt për ndjenjën e dashurisë.

  1. “Realize,” nga Colbie Caillat (2007)

kenget e saj

Foto: Colbie Caillat

Caillat këndon këtë hit të vitit 2007 dhe të gjithëve na duket sikur lexojmë ditarin e një adoleshenti në shkollën e mesme. 

  1. “You send me,” nga Sam Cooke (1957)

Ky hit i vitit 1950, kënduar nga Sam Cooke, është me të vërtetë një nga këngët më të mira romantike të të gjitha kohërave.

  1. “Moon River,” nga Frank Ocean (2018)

Dihet se Frank Ocean nuk ishte i pari që regjistroi “Moon River”. (Kënga është kënduar për herë të parë nga Audrey Hepburn në filmin ikon të vitit 1961 ‘Breakfast at Tiffany’s’) Por, Frank Ocean na e solli në mëndje duke i dhënë prekjen e vet unike.

  1. “Dreaming of You,” nga Selena (1995)

Regjistruar nga këngëtarja e famshme amerikane Selena Quintanilla, “Dreaming of You” u publikua në albumin e saj pas vdekjes së artistes. Edhe sot vlerësohet si një nga hitet e saj më të mëdha të saj, dhe një nga këngët më romantike të të gjitha kohërave.

  1. “My Girl,” nga The Temptations (1965)

muzika në jetën tonë

Foto: The Temptations

Nuk mund të përpiloni një listë të këngëve më të mira romantike dhe të mos përfshini një hit nga The Temptation. E lançuar në vitin 1965, “My Girl” është një nga ato këngë romantike që ju shkrin zemrën.

  1. “How Sweet It Is,” nga James Taylor (1975)

Ekziston një arsye përse karriera dhjetra vjeçare e James Taylor është ende duke lulëzuar: Ky artist mund të këndojë, dhe ai nuk lë asnjë gur vokal pa prekur në këngën tij hit të vitit 1965 shkruar nga Marvin Gaye. 

  1. “Us Against the World,” nga Coldplay (2011)

Coldplay shkon me muzikën romantike ashtu si gjalpi me reçelin. Në këngën e tyre  “Us Against the World,” nga albumi i pestë i grupit, këngëtari kryesor Chris Martin prek telat e zemrave të dëgjuesve.