20 aktivitete të përbashkëta për çiftet në distancë në kohërat e koronavirusit

nga Argjenda Selmani

Të gjithë e dimë se lidhja në distancë nuk është e lehtë, ndërsa me situatën e krijuar nga koronavirusi gjërat janë bërë akoma më të vështira. Tani që kufijtë e shumë vendeve të botës janë mbyllur, nuk dini se kur do të jetë hera tjetër që do ta shihni njëri-tjetrin.

Padyshim kjo është një gjëndje e paimagjinueshme dhe askush nuk ka qënë i përgaditur për t’u përballur me diçka të tillë. Mirëpo dua.com, si një platformë që synon bashkimin e njerëzve dhe krijimin e marrëdhënieve pozitive me njëri-tjetrin, sjell disa këshilla se si mund ta kaloni këtë situatë sado larg që jeni nga i dashuri/a juaj.

Komunikoni më shumë se çdo herë tjetër

djali flet ne distancëFilllojmë me komunikimin i cili është thelbësor gjatë këtyre ditëve. Edhe nëse jeni duke punuar nga shtëpia dhe jeni vërtet të zënë, edhe nëse jeni duke bërë punë në shtëpi ose çfarëdo tjetër mos harroni t’i kushtoni kohën e duhur partnerit tuaj.

Fatmirësisht, me teknologjinë e sotme, çiftet në distancë kanë mundësi të kalojnë kohë me njëri tjetrin dhe të merren me aktivitete të ndryshme online.
Platforma dua.com ju ka bërë një listë të gjërave që mund t’i bëni së bashku me të dashurin tuaj në mënyrë që vetizolimi në kohërat e koronavirusit të kalojë më lehtë.

1. Komunikoni sa më shumë në telefona apo me mesazhe.distancë nga njeri-tjetri
2. Bëni plane për të ardhmen.
3. Aktivizoni thirrjet me video.
4. Shkruani atij/asaj një poezi.
5. Shikoni filmin e njejtë në të njëjtën kohë duke përdorur programacionin e posatshëm të Netflix-it.
6. Lexoni të njëjtin libër dhe pastaj ndani mendimet dhe komentet tuaja për të.
7. Vendosni të gatuani të njëjtin ushqim dhe ndani rezultatin me njëri-tjetrin.
8. Praktikoni një gjuhë të re së bashku, sidomos nëse ju pëlqejnë gjuhët e huaja.
9. Mësoni diçka të re si psh kaligrafi, të pikturoni, shkruani etj.
10. Sfidoni njëri-tjetrin me lojëra të përbashkëta online, ose edhe me videogame, ku secili prej jush mund të jetë një personazh. Pak sfidë nuk i bën keq askujt edhe pse në distancë.

Disa sugjerime të tjera nga dua.com për lidhjet në distancë

11. Shikoni fotografitë tuaja. Kujtoni momentet e lumtura dhe ndajini këto mendime në një video-telefonatë.
12. Shprehni se jeni të përmalluar dhe sa shumë ju mungon partneri dhe anasjelltas.
13. Organizoni një darkë romantike përmes Facetime, shoqëruar me një gotë verë apo një darkë speciale.
14. Planifikoni udhëtimin tuaj të ardhshëm kur të përfundojë kjo situatë, dhe premtojini njëri-tjetrit një takim të magjishëm. Secili prej jush do e presi me padurim atë moment.
15. Përgatisni një listë me këngët tuaja të preferuara dhe ndajeni me partnerin. Ndani preferencat që keni dhe dëgjoni ato që preferon partneri juaj.
16. Luani kuize online së bashku.
17. Komunikoni rreth karrierës ose edukimit të mëtejshëm, madje organizoni të merrni pjesë në ndonjë kurs trajnimi që do t’ju përfshijë të dyve.
18. Mësoni rreth një teme të re duke shikuar dokumentare dhe ndajeni këtë me njeriun e zemrës.
19. Shfrytëzoni këtë situatë për të njohur më mirë njëri-tjetrin por edhe veten. Kushtojini kohë vetes, kohë që më parë e ndanit midis punës dhe partnerit tuaj.
20. Caktoni një kohë të njejtë për meditim ose ushtrime.

Mos harroni të lani duart, të kujdeseni për shëndetin e gjithashtu edhe për lidhjen tuaj. Mendoni pozitivisht, kjo situatë do të përfundojë dhe gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

Me dashuri dhe përkushtim çdo gjë mund të kaloj më lehtë.