250.000 profile të regjistruara në dua.com!

nga Argjenda Selmani

Aplikacioni që po bashkon shqiptarët, dua.com, tashmë ka 250.000 profile të regjistruara! Kjo nënkupton se momentalisht 250.000 shqiptarë nga të katërta anët e botës janë bashkuar në një platformë të vetme!

Përmes dua.love ata po njihen dhe po lidhen me njëri-tjetrin. Prej se që është lansuar dua.com, në qershor të vitit të kaluar, janë raportuar dhjetra storje suksesi. Lidhje dashurie, fejesa e martesa mes shqiptarëve që u njohën në këtë aplikacion.

Si funksionon dua.com?

  • Për ta përdorur aplikacionin dua.com mjafton ta shkarkoni atë në Play Store apo App Store.
  • Pasi ta keni shkarkuar në telefon, krijoni një profil me e-mail address, numër telefoni ose Facebook. 
  • Profilin plotësojeni me të dhënat si emri, profesioni, hobi, etj, si dhe ngarkoni 1 deri në 3 fotografi.
  • Shfletoni profilet që ju shfaqen dhe ato që ju pëlqejnë apo ju bëjnë përshtypje bëni like.
  • Kur dy persona në dua.com i bëjnë like njëri-tjetrit atëherë bëhen match/përputhen.
  • Këtu fillon edhe mundësia e komunikimit mes vete.

Për shanse më të mëdha, bëhu dua premium!

dua Premium është një abonim 1, 3, 6 dhe 12 mujor përmes të cilit një përdorues i dua.com do ketë thuajse çdo shërbim pa limit.

Dua premium përfshinë: 

  • Përshtypje pafund për femrat / 500 për 24h për meshkuj
  • InstaChat të pakufizuara për femrat/ 5 për meshkujt
  • Shiko kush të pëlqeu
  • Zero reklama
  • Fluturime të pakufizuara
  • Ngarko deri në 6 fotografi (Një përdorues i thjeshtë ngarkon vetëm 3)

Disa këshilla që ju garantojnë sukses në dua.com

Nëse je në mesin e 250.000 personave që kanë shkarkuar aplikacionin dua.com, atëherë më siguri dëshiron të kesh një profil të suksesshëm! Në aplikacionin që po bashkon shqiptarët profilet më të mira po marrin likes e matches pa fund. Mirëpo çfarë i mungon profilit tënd për tu bërë një nga këto profile?  Ja disa sugjerime nga ne!

Verifiko profilin

Për te treguar se profili juaj është real dhe se jeni përdorues serioz, ju duhet ta verifikoni profilin tuaj me bexhin e kaltër.-Hapni aplikacionin dua.com në telefonin tuaj dhe të klikoni tek:


Settings (Cilësimet), pastaj klikoni opsionin Verify your profile (Verifiko profilin tënd).
-Hapi tjetër është të klikoni tek Image Verification (Verifikimi i imazhit).
-Aplikacioni ju kërkon të bëni një foto me të njëjtën pozë që ju tregohet në ekran.
-Bëjeni pozën dhe klikoni Done (Përfundoi).
-Prisni që ekipi ynë ta shqyrtojë kërkesën tuaj duke kontrolluar vërtetësinë e fotografisë dhe të të dhënave. Pas kësaj do të merrni automatikisht bexhin e kaltër të verifikimit zyrtar.

Tregohu kreativ me fotografi

Asesi mos vendos fotografi me përmbajtje ofenduese. Zgjidh fotografitë më të bukura që ke. Mos i kurse buzëqeshjet për personat që mund të të hasin në dua.com e mund të të pëlqejnë ty!
Bio sa më atraktive – Aplikacioni dua.com të jep mundësinë që në profil të japësh disa të dhëna tek pjesa e biografisë. Aty përfshihen titulli i punës, edukimi, veprimtaritë tuaja, gjuhët që flisni si dhe përshkrimin për vete. Asesi mos i lini këto rubrika të zbrazta sepse në bazë të gjërave që njerëzit lexojnë në profilin tënd vendosin se a do të të pëlqejnë apo jo!
Në chat lini përshtypje sa më të mira – Kur të kesh arritur të bëhesh match me dikë që të pëlqen përpiqu ta impresionosh atë në chat. Nëse i shkruan vetëm “Tung” gjasat se do të kesh sukses nuk janë edhe aq të mëdha.  Prandaj, mendoni mirë se si ta filloni një bisedë!

Nëse ende nuk e ke shkakuar dua.com tani është koha të bashkohesh me 250.000 shqiptarë të tjerë! Kliko këtu!

dua Marketplace banner