Tre aftësi që do t’ju duhen për të siguruar punën në të ardhmen

nga Flogerta Driza

Kur mbaroni studimet e larta merrni diplomën për një lëndë specifike. Mirëpo, gjithnjë e më shumë kërkohen aftësi praktike kur hyni në tregun e punës. Tashmë nuk shërbejnë vetëm njohuritë e marra në universitet, por duhen edhe shumë aftësi të tjera.

Kur hyni në tregun e punës si fuqi punëtore, pavarësisht se për kë punoni, do mësoni procese pune nga fillimi. Epoka dixhitale është një periudhë në të cilën njeriu duhet të marrë një seri njohurish, të cilat universitet e sotme nuk i përfshijnë në kurrikulumin e tyre.  Ne do t’ju tregojmë tre aftësi të domosdoshme për të qënë sa më i dobishëm në këtë epokë.

Zhvillimi i front-end Website

Aftesi programimi

Foto: Freepik Design

HTML5, CSS, Javascript, WordPress etj, për një person që nuk mërret me zhvillim programesh këto terma janë të frikshme. Një njeri i kualifikuar nga ana tjetër këto terma i ka si muzik për veshët e tij. Ne do t’ju këshillonim që të nisni kurse për të mësuar një nga këto aftësi.

Është sikur të mësoni një gjuhë të huaj që kërkohet si domosdoshmëri në kurrikulumin tuaj. Imagjinoni pak për një moment, keni një ide fantastike dhe do jeni të aftë ta krijoni përmes kodimit.
Ka plot mjete falas që mund t’i përdorni për të mësuar se si të krijoni një faqe në internet. Përfitoni nga këto para se të investoni në një shkollë të dytë. Ju sigurojmë që janë profesionet e së ardhmes.

Digital Marketing 

digital marketing

Foto: Freepik Design

SEO, optimizimi i faqes, strategjia e përmbajtjes, rrjetet sociale, trafiku i paguar, analitika. Këto terma janë po aq të frikshme sa ato të parat apo jo?  Mos harroni sa shumë i përdorni rrjetet social dhe blogjet. Nëse mësoni marketingun dixhital, do të kuptoni se nuk është fati ai që bën që një faqe në internet ka miliona shikime dhe pëlqime.

Bazat e marketingut janë të njëjta siç kanë qenë gjithmonë, por vetëm sa i është shtuar fjala – dixhitale. Të dhënat që do merrni do t’ju mrekullojnë, sepse më vonë këto të dhëna do t’i shndërroni në të ardhura. Nuk ju duhet shumë për të mësuar digital marketing, mjafton që të keni:

  • Një kompjuter dhe qasje në internet,
  • Mjete falas si Google Analytics,
  • Një program spreadsheet si Google Sheets dhe rreth 60 orë kohë studime.

Tregtia Elektronike ose Ecommerce

aftesi ne e-commerce

Foto: Freepik Design

Programi kompjuterik i shportave të blerjeve, portat e e-commerce, përpunimi i tregjeve dhe tregtarëve online. Kur doni të gjeni një produkt shikoni në internet apo jo? Kjo është Tregtia Elektronike. Është një fushë shumë më e sofistikuar se dikur, por thelbi ka ngelur i njëjti. Me bollëkun e sotshëm të paketave të softuerëve, dhe disa aftësive që mund t’i mësoni kudo, edhe ju mund të shisni produktin tuaj online. SquareSpace, për shembull është shumë i njohur në botën e biznesit.

Kombinimi i këtyre tre aftësive ju bën një kërcënim të trefishtë, pasi do jeni në gjendje të ndërtoni, tregtoni dhe shisni. Jo shumë njerëz mund ta bëjnë këtë. Ju mundeni nëse i kushtoni kohë mësimit të këtyre aftësive.