3 arsye për të përdorur dua pay dhe pse nr. 3 do t’ju surprizojë

nga Argjenda Selmani
Së shpejti do të lançojmë kripto valutën tonë të quajtur DUA – Bashkohu në Telegram për më shumë informacion.

Abonohu për të qënë i pari dhe për të rejat më fundit

dua pay është një platformë (app dhe ueb) remitancash dhe pagesash me kripto valuta, e cila mundëson dërgesa dhe pagesa thjeshtë dhe me kosto të ulët nëpërmjet kripto valutave të qëndrueshme ose “stablecoins”, të cilat janë më të shpejta, më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse. Klientët e dua pay do të mund të blejnë online dhe në dyqane fizike si dhe do të kenë mundësinë të shtojnë një rrjedhë të re të ardhurash, të gjitha brenda aplikacionit. Aktualisht projekti është në ndërtim e sipër dhe do të jetë gati në vitin 2022.

Së fundmi ne bëmë publik bashkëpunimin e dua.com me AllianceBlock, kompani e cilia do të na ndihmojë të ndërtojmë dua pay, $DUA – kripto valuta e komunitetit tonë dhe një kripto valutë të qëndrueshme të mbështetur në ALBT (ALBT është kripto valuta e AllianceBlock) e cila do të ndjekë çmimin e Euros. Ky bashkëpunim do të na japë mundësinë të transformojmë një industri si ajo e remitancave që fatkeqsisht nuk po i përshtatet nevojave të klientëve.

Ju informojmë gjithashtu se dua pay është bërë pjesë e një prej programeve më prestigjoze të inovacionit në botë – Programi Venture i Harvard Innovation Lab. Në këtë program ne do të marrim mbështetje nga ekspertët më të njohur të industrisë, akses në seminare dhe workshop-e, këshillime të përshtatura sipas nevojave të dua pay dhe akses në një komunitet të jashtëzakonshëm studentësh dhe liderash të diplomuar nga 13 shkollat e Harvardit, në mënyrë që të garantojmë një nisje sa më të suksesshme të platformës sonë.

Do ndajmë me ju 3 arsye se si dua pay mund të përmirësojë financat tuaja personale dhe do ju ndihmojmë të kuptoni pse kjo është një alternativë e domosdoshme në tregun aktual financiar lokal dhe rajonal.

1. Dërgo para në kohë reale në +40 shtete me pothuajse 0 kosto

Ju mund të dërgoni euro të cilat konvertohen automatikisht brenda aplikacionit në dEuro (një 1:1 kripto valutë e qëndrueshme). Transferimi ndodh në kohë reale pasi nuk ka ndërmjetës të përfshirë në proces dhe e gjitha kushton një pjesë minimale të asaj që paguani tek kompanitë e transfertave të parave ose bankat.

2. Blerjet nuk kanë qenë kurrë kaq të lehta dhe argëtuese

A keni menduar ndonjëherë të përdorni një kartë Visa ose Mastercard e cila është e lidhur me llogarinë tuaj në kripto valuta dhe të bleni online dhe offline me të? Së shpejti, ju mund të porosisni kartën e debitit të dua pay e cila do të jetë e lidhur me llogarinë tuaj në të njëjtën mënyrë si karta juaj e debitit është e lidhur me bankën tuaj, por në vend që të paguani në valutën tuaj lokale, karta do të konvertojë asetet tuaja kripto në momentin që blini diçka.

3. Gjeneroni të ardhura shtesë dhe ftoni miqtë dhe familjen tuaj

22% e popullsisë së botës nuk ka akses në shërbime financiare dhe një pjesë e madhe e tyre nuk kanë akses për shkak të mungesës së fondeve. Ndërsa ne jemi më shumë se të përkushtuar për të mundësuar remitancat me kosto pothuajse 0 dhe pagesat me karta debiti të ndërlidhura me kripto, misioni themelor për ne në dua është ndërtimi një zgjidhjeje që ndihmon komunitetin tonë të krijojë një rrjedhë shtesë të ardhurash. Në terma më të gjerë, klientët e dua pay do të shpërblehen dhe do të fitojnë interes mbi fondet e ndodhura në llogaritë e tyre. Fitimi do të jetë akoma më i madh nëse ftoni miqtë dhe të afërmit në platformën tonë.

[/vc_column_text]