3 filma të huaj bazuar në histori të vërteta shqiptare

nga Flogerta Driza

Edhe pse mund t’ju duket si diçka e pazakontë, në të vërtetë ka plot raste kur Hollywood dhe jo vetëm, janë frymëzuar nga histori të vërteta shqiptare për të bërë filma.

Këto filma kanë qënë po aq të sukseseshëm dhe interesantë sa vet historitë mbi të cilat janë bazuar.  Për sot do t’ju sjellim tre filma interesantë, që ndoshta nuk i keni dëgjuar apo nuk e keni ditur se janë bazuar në histori të vërteta shqiptare.

5 Fingers (Operation Cicero)

histori të vërteta shqiptare
Foto: Five Fingers

5 Fingers, i njohur edhe si Five Fingers, është një film spiun amerikan i vitit 1952, drejtuar nga Joseph L. Mankiewicz dhe prodhuar nga Otto Lang. Skenari i Michael Wilson u bazua në librin Operacioni Cicero (origjinal gjermanisht: Der Fall Cicero botuar në vitin 1950) nga Ludwig Carl Moyzisch. 

Filmi është i bazuar në historinë e vërtetë të shqiptarit Iliaz Baznës, një nga spiunët më të famshëm të Luftës së Dytë Botërore. Ai punoi për nazistët në 1943-44 ndërsa ishte i punësuar si ‘butler’ i ambasadorit britanik në Turqi, Sir Hughe Montgomery Knatchbull-Hugessen. Ai përdori si kod emrin Cicero. Puna e tij ishte të fotografonte dokumente të fshehta dhe t’ia jepte filmat Franz von Papes, ish-kancelarit gjerman, i cili në atë kohë ishte ambasador gjerman në Ankara. Ndërmjetësi i tyre ishte Moyzisch. Filmi përfundon me një twist, edhe ky bazuar në ngjarjen e vërtetë, megjithatë ju nxisim ta shihni filmin për të ditur më tepër.

Filmi u nominua për dy Academy Awards, ‘Drejtori më i Mirë’ për Mankiewicz dhe ‘Skenari më i Mirë’ për Wilson. Ata fituan Golden Globe për ‘Skenarin më të Mirë’ dhe Edgar Award për ‘Skenarin më të Mirë të Misterit.’

Hostage (Pengmarrja)

Filma te huaj
Foto: Hostage

Filmi Hostage i vitit 2004 nga rregjizori Constantinos Giannaris  është i bazuar në ngjarje reale. Një i ri emigrant shqiptar i quajtur Helion, merr peng një autobus ndërkombëtar që kishte itinerarin e përditshën për në veri të Greqisë. Duke nxjerrë një armë dhe një granatë, ai lejon që shumica e pasagjerëve të largohen, por mban peng shtatë prej tyre. 

E vetmja gjë që ai kërkon si shpërblim dhe një kalim i sigurt në vendin e tij. Ngjarja transmetohet drejtpërdrejt në televizionin kombëtar. Gjatë një pjese të mirë të udhëtimit ata janë të rrethuar nga një kolonë mediash, të afërm të dëshpëruar, kalimtarë dhe makina policie. Autobusi kalon në Shqipëri, dhe një komb i tërë mban frymën…Kjo ngjarje, në fakt, ndodhi në vitin 1999 dhe tronditi mbar opinion grek dhe shqiptar. Ngjarja sigurisht nuk pati një fund të mirë.

War Dogs

filmat e huaj
Foto: War Dogs

War Dogs është një film Amerikan biografik, komedi-krim i vitit 2016. Drejtuar nga Todd Phillips dhe shkruar nga Phillips, Jason Smilovic dhe Stephen Chin. Bazuar në një artikull në Rolling Stone nga Guy Lawson, si dhe kujtimet e Efraim Diveroli “Once a Gun Runner” siç edhe njihet.

Ngjarja në fakt nuk ka të bëj me ndonjë shqiptar drejtpërdrejt, por ka lidhje me trafikun e armëve në Shqipëri pas periudhës komuniste. David Packouz dhe Efraim Diveroli, fitojnë një kontratë 300 milion dollarëshe nga Pentagoni për të armatosur aleatët e Amerikës në Afganistan.
Problemi qëndron se ata nuk i kanë armët, ndaj drejtohen në Shqipërinë e asaj kohe për të marrë armët e nevojshme. Armët rezultojnë të jenë prodhim Kinez, megjithatë sasia e tyre është më tepër se sa ata prisnin.

Çështja famëkeqe e tregtisë së armëve shkakton edhe një nga tragjeditë më të mëdha të Shqipërisë, që është ajo e Shpërthimeve të Gërdecit ne vitin 2008. Megjithëse, në film kjo gjë nuk përmendet dhe vazhdon të ngelet spekulative dhe e fshehur nën mister edhe në vendin tonë.

Jonah Hill, në rolin e Efraim Diverolit, nominohet për një Golden Globes për performancën e tij në film.

dua Marketplace banner