3 gjëra që bëjnë lidhjen tuaj në distancë të funksionojë

nga Flogerta Driza

Bota po bëhet çdo ditë e më vogël. Sigurisht jo në aspektin e madhësisë aktuale, por në drejtim të lidhjeve. Teknologjitë e reja po i bëjnë gjithnjë e më të lehta lidhjet në distanacë.

Megjithatë, nuk ndihemi gjithmonë kështu kur jemi duke jetuar në anën tjetër të botës nga partneri ynë. Pavarësisht se sa është globalizuar ekonomia, lidhjet pa kontakte të rregullta ballë për ballë janë të vështira.
Një studim i kryer me disa çifte në distancë sjell tre këshilla kryesore për t’u siguruar që lidhja juaj të tejkalojë distancën.

Vendosni qëllime para vetës

qellime ne distance

Foto: Freepik

Shumë gjëra në jetë janë të menaxhueshme për aq kohë sa keni një plan. Puna e mërzitshëm është më e tolereushme kur mendoni promovimin që do të merrni. Po njësoj

në distancë kanë nevojë për një qëllim, një dritë në fund të tunelit, për të bërë punën e vështirë të ndihet e vlefshme.
Ndoshta është e vështirë të flisni për të ardhmen, sidomos në një marrëdhënie të re. Por, nuk ka kuptim të kaloni një vit në një lidhje afatgjatë vetëm për të kuptuar se në fund partneri juaj nuk ka pasur qëllim të vazhdoj apo ndërpresë këtë lidhje.

Kaloni kohën tuaj së bashku në mënyrë të veçantë

kaloni kohe se bashku

Foto: Freepik

Një nga përfitimet e të qënit në lidhje afatgjatë në distancë është se kur kaloni kohë sëbashku, është me të vërtetë kohë cilësore. Shumë çifte bien në rutinë sa herë shohim njëri-tjetrin, shpesh koha e tyre së bashku përfundon duke diskutuar filmat e fundit në Netflix.
Në një situatë të tillë, ky lloj i “përtacisë në lidhje ‘ duhet të shmanget. Në vend të kësaj bëni plane për një fundjavë largë, shetije jashtë, dhe plot aktivitete të tjera zbavitëse. Duke pasur diçka të veçantë për të bërë së bashku ndihmon vullnetin për të rritur disponimin tuaj, përderisa jeni larg.

Qëndroni në kontakt

kontakto

Foto: Freepik

Komunikimi në ditët e sotme është i lehtë. Ama, zhvendosja e fokusit të  nga sasia në cilësi ndihmon për të mbajtur gjërat interesante. Kjo mundëson që të njiheni me njëri-tjetrin më shumë edhe pse jeni larg. Mesazhet me tekst janë të dobishme për një përshëndetje të shpejtë, por vështirë të lidheni në një nivel më të thellë.

Në vend të kësaj, pse mos ta provoni të shkruani letra? Nuk ka asgjë më romantike se të pranoni një letër të shkruar me dorë me post. Plus që mbeten një kujtim i mrekullueshëm që mund ta lexoni edhe në vitet në vijim.

Sigurisht të gjitha marrëdhëniet janë unike dhe ajo që funksion për një çift mund të mos funksionojë për një tjetër kështu që përgatituni për kompromis dhe për të eksperimentuar. Vazhdoni të flisni me njëri-tjetrin në lidhje me çdo shqetësim apo frustrim që mund të keni. Me pak planifikim dhe kujdes marrëdhënia juaj duhet të jetë në gjendje të tejkaloj çfardolloj distance.