3 metoda për t'u përballur me traumat

nga Flogerta Driza

Tragjedi na ndodhin të gjithëve ndaj po ju sjellim 3 metoda për t’u përballur me traumat emocionale.
Kohët e vështira janë të pashmangshme. Ekspertja e mirëqenies Lucy Hone ndan tre taktikat e drejtpërdrejta që ajo përdor për të kaluar traumën e ditëve më të errëta.
E fillon me disa pyetje: A keni humbur ndonjëherë dikë që keni dashur? A ju është thyer zemra? A jeni viktimë e një tradhëtie?
A keni përjetuar ndonjë katastrofe natyrore? A keni pasur ndonjëherë një abort apo keni luftuar me infertilitetin?

Dhe së fundmi, a jeni përballur me sëmundje mendore, ankth, depresion dhe mendime për vetvrasje?
Shanset janë që t’u jeni përgjigjur “po” një ose më shumë nga këto pyetje, dhe kjo vlen për të gjithë. Vështirësia dhe tragjedia jetësore nuk diskriminojnë.
Nëse jeni gjallë, do t’ju duhet të kaloni disa vështirësi në jetën tuaj.
Pesë fazat e pikëllimit janë: shokimi, zemërimi, mohimi, depresioni dhe pranimi. Sipas rasteve pikëllimi do të zgjasë ditë por edhe vite deri sa të ktheheni si më parë. Mund të ndodhë që të mos vini kurrë në vete, por të pikëlloheni gjatë gjithë jetës tuaj.
Më poshtë keni tre strategjitë e Lucy Hone’s, të cilat edhe ajo vet i ka përdorur për të përballuar ditët më tragjike të jetës së saj. 

  1. Pranoni se vuajtja është pjesë e jetës.

Kjo nuk do të thotë se duhet ta mirëprisni tragjedinë me krahë hapur. Megjithatë, kur vijnë periudhat e vështira, duhet të pranoni se vuajtja është pjesë e çdo ekzistence njerëzore. Kur të pranoni këtë fakt nuk do ndiheni të viktimizuar përballë vështirësive.
Tragjedia e vërtetë është se shumë prej nesh nuk e kuptojnë këtë gjë. Jetojmë në një epokë ku shumë prej nesh ndjehen sikur u takon të kenë një jetë të përsosur. Fotografitë me shkëlqim dhe të lumtura në Instagram janë bërë normë. Mirëpo, siç e dimë të gjithë, e kundërta është e vërteta.

  1. Zgjidhni me kujdes se ku po drejtoni vëmendjen tuaj.

Kam zbuluar që njerëzit e fortë kanë një zakon të jashtëzakonshëm. Reagimi i tyre i parë është të përqëndrohen në gjërat që mund të ndryshojnë dhe të mësojnë të pranojnë se cilat jo. Kjo është një aftësi jetike dhe diçka që mësohet.
Si njerëz, ne kemi aftësinë të vërejmë dobësitë dhe kërcënimet që na kanosen. Duke qënë se jemi të programuar në këtë mënyrë, kjo na ka shërbyer për shumë gjëra në jetë.
Problemi është se tani jetojmë në një epokë ku jemi të bombarduar nga lloje të ndryshme kërcënimesh – joreale dhe gjëra të cilat truri ynë akoma nuk arrin t’i ndajë. Përgjigja jonë ndaj stresit shtohet frikshëm. Këshilla më e mirë që mund të jepet është që të “Mos humbisni ato që keni për atë që iku.”
Kur po kaloni një periudhë të vështirë, do t’ju hyj në punë ndjenja e mirënjohjes. Gjeni mënyrën që funksionon më mirë për ju. Çfarëdo që të bëni, përpiquni të gjeni të mirën në botë. 

  1. Pyesni veten: “Ajo që po bëj po më ndihmon apo po më dëmton?”

Kjo pyetje jashtëzakonisht e fuqishme përdoret shumë në terapi dhe ka ndihmuar shpesh shumë njerëz. 
Kjo pyetje mund të aplikohet në shumë kontekste të ndryshme. Për shembull, mund të pyesni veten: «A po më ndihmon mënyra sesi unë mendoj dhe veproj për të kaluar këtë vështirësi? Si po reagoj unë ndaj zemrës së thyer? Apo si po zgjedh të reagoj ndaj tragjedisë që më ka pllakosur?
Përkundër asaj që mendojnë shumë prej nesh, forca e karakterit është një tipar i pakapshëm që disa njerëz e kanë dhe disa të tjerë jo. 
Nëse ndonjëherë e gjeni veten në një situatë kur mendoni se “Nuk ka asnjë rrugëdalje nga e gjitha kjo që po kaloj tani”, ju bëj thirrje që të mbështeteni në këto strategji. Pranoni se tragjeditë janë pjesë e jetës, por mos lejoni që vëmendja juaj të fiksohet ekskluzivisht në negativitet. Mendoni nëse mënyra se si po reagoni dhe veproni po ju ndihmon apo po ju dëmton?