3 shkrimtare shqiptare femra që duhet t’i lexoni me patjetër!

nga Flogerta Driza

Për shkrimtare shqiptare femra dëgjojmë shumë pak të themi të drejtën. Pavarësisht se cilat mund te jëne arsyet se pse dëgjojmë kaq pak për to, rëndësi ka që të flasim tani. Në javën e gruas kemi zgjedhur të flasim për tre prej tyre. Ato kanë peshë dhe vlerë me shkrimet e tyre dhe pa frikë qëndrojnë përkrah shkimtarëve më të mëdhenj meshkuj.

Ka nga ato shkrimtare që edhe pse nuk janë të njohura apo nuk kanë shumë publicitet e PR, sërish kanë ditur të triumfojnë dhe t’i bëjnë vend vetes në literaturën shqipe dhe jo vetëm.
Nisur nga fakti se sa pak njihen, sot në rubrikën e kulturës dhe artit shqiptar po ju sjell 3 shkrimtare shqiptare femra që duhet t’i lexoni me patjetër. Për secilën prej tyre po ju sjell nga një libër të rekomanduar:

Elvira Dones

Elvira DonesElvira është shkrimtare, skenariste dhe producente filmash shqiptare. Ka lindur në Durrës në vitin 1960 dhe më pas diplomua për Letërsi Shqipe dhe Angleze në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1988 ajo u punësuar nga Televizioni Shtetëror Shqiptar. Fale mundësisë që iu dha ajo në Zvicër, ku banon edhe sot e kësaj dite. 

Sfidat e Elvirës fillojnë pikërisht pas momentit të largimit nga Shqipëria. Ajo u akuzua për tradhti në Shqipëri (në mungesë), u dënua me burg dhe iu mohua takimi me djalin e saj deri pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1992. 

shkrimtare shqiptare femraNga viti 1988 deri në vitin 2004 Dones jetoi në Zvicër ku punoi si shkrimtare dhe gazetare në televizion, duke shkruar,  drejtuar, e duke prodhuar disa dokumentarë. Pas vitit 2004 ajo u largua të jetonte në Shtetet e Bashkuara. Shkrimet e saj i gjen në italisht ose shqip dhe disa prej filmave të saj dokumentarë i gjen nën titra në gjuhën angleze. Por, sot do t’ju rekomandoja një nga librat e saj më të bukur:

Yjet nuk vishen kështu

Përmbajtja: Romani “Yjet nuk vishen kështu” është i pari nga Trilogjia e Dhimbjes. Tema e Yjeve është trafiku i njerëzve, skllavërimi, tortura, rrënimi i shpirtit, shndërrimi në prostituta, vdekja e pareshtur. Yjet nuk vishen kështu nuk bën të lexohet nga ata që kanë zemër të dobët.

Klara Buda

Klara BudaKlara Buda ka lindur në Elbasan në vitin 1964. Pas studimeve universitare për letërsi moderne në Sorbonë, Paris, ajo ndryshoi drejtim duke studiuar për mjekësi veterinare. Më pas pranohet në École Pratique des Hautes Études, në degën Metoda të historisë, arkeologjisë dhe histori arti. Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Diplôme d’Étude Approfondi në histori arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz. Paralelisht me studimet universitare, punon në Paris, në sektorin e komunikimit të UNESCO-s, si gazetare për BBC-në dhe në Radio France Internacionale. Ajo ka një karrierë të shkëlqyer në gazetari të ndjekur për vite me radhë.
Libri që ju rekomandojmë nga Klara është: 

Pëshpërimë Gruaje

Përmbajtja: Romani “Pëshpërimë Gruaje” është një libër me ngjarje të trilluar që i vendoset në vitet 80- të. Në regjimin totalitar shqiptar ky libër trajton rrugën e individëve nga një kolektivitet mbytës drejt lirisë. Megjithe terrorin e friken, ajo tregon në libër se ideali i lirisë ka mbijetuar githmone edhe në diktaturat më të ashpra.

Flutura Açka

Flutura AckaFlutura Açka është një tjetër nga ato shkrimtare shqiptare femra që ka lindur në Elbasani, në vitin 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare.

Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në një shtëpi botuese.

Më 2001, së bashku me bashkëshortin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.

shkrimtare shqiptare femra

Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë Europianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Romani që do t’ju rekomandoja prej saj është: 

Vetmi Gruaje

Romani i saj “Vetmi gruaje” ka marrë shumë vëmendje edhe pse Flutura dallohet më tepër për poezi.
Përmbajtja: Në qendër të librit është fati i një gruaje, e cila luhatet mes dy jetëve të ndryshme, të shkuarës dhe të tashmes, reales dhe të fshehtës. Ky roman, edhe pse në fillimin e prozës së Açkës, u prit me nota të larta nga kritika dhe lexuesit. “Vetmi gruaje” është përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën bullgare, në kuadrin e një kolane me romanciere bashkëkohore ballkanike?

dua Marketplace banner