4 fakte interesante për aplikacionet për takime online

nga Argjenda Selmani

Kur u krijua faqja e parë për takime online në vitet 1990, natyrisht se nuk kishte statistika se si shkonin këto gjëra. Beqarët nuk e dinin me të vërtetë se çfarë ishte një faqe takimesh ose nëse mund të funksiononte.

Fatmirësisht, ne kemi mësuar shumë që atëherë! Rezultatet tregojnë se sot për sot aplikacionet për takime online, si dua.com, janë tejet të suksesshme! Më poshtë ne po përmendim disa statistika interesante për aplikacionet për takime online!

Takimet online tani janë mënyra më e njohur për të takuar një bashkëshort/e

Takimet online dikur u stigmatizuan si një mjet për njerëzit e vetmuar dhe të dëshpëruar, por tani ato janë zanafilla e shumë dasmave në të gjithë botën. SHBA ka parë një ngritje të veçantë në numrin e porsamartuarve që raportuan se u takuan në internet.

The Knot kryen një studim me të sapomartuarit çdo vit për të parë se çfarë po ndodh në botën e dashurisë. Në vitin 2019, uebfaqja raportoi se takimet në internet tani janë mënyra më e popullarizuar për të takuar një bashkëshort/e!

Mbi 70% e përdoruesve të këtyre aplikacioneve kanë takime të para të suksesshme

Besoni ose jo, takimet e para të personave që njihen online ecin mirë! Statistikat thonë se 70% e personave që njihen në një aplikacion për takime online kalojnë kohë të mirë së bashku. Ekspertët thonë se ndikon fakti që ata marrin informata nga profili i tjetrin. Profesioni, preferencat, shkollimi, etj. Të gjitha këto tregohen në një profil të mirë në aplikacionet për takime online, si dua.com. Këto pastaj bëhen brum i një bisede produktive sy me sy.

Beqarëve ju pëlqejnë profilet me më tepër se një fotografi

Fotografitë janë një nga pjesët më të rëndësishme të një profili takimesh! Një studim eharmony zbuloi se gratë kanë më shumë gjasa se burrat të postojnë fotografi të shumta, dhe profilet e takimeve me tri ose më shumë fotografi ishin më të suksesshmet. Kjo vlen për të dyja gjinitë. Prandaj bëhuni të vëmendshëm, plotësojeni profilin tuaj me fotografi të bukura!

E diela e parë e janarit është dita më e ngarkuar e vitit me shfletime!

E diela e parë në janar është bërë një festë në industrinë e takimeve në internet sepse aktiviteti i takimeve në internet tenton të arrijë kulmin në këtë ditë çdo vit. Drejtuesit e industrisë i referohen asaj si Dating Sunday / E diela për takime, dhe presin që trafiku të rritet diku nga 40% në 70% atë ditë.

Dating Sunday është në thelb Black Friday po e premtja e zezë e takimeve në internet. Pra, të gjithë duan për vete më të mirën e mundshme!

Shumë beqarë i vënë vetës synim që gjatë vitit që po hynë ta gjejnë dashurinë e jetës. Kështu që fillimi i janarit është statistikisht një nga kohët më të mira për të krijuar një profil takimesh dhe për të filluar përdorimin e mundësive të reja romantike! Në botën e atyre që kërkojnë ende dashurinë, kjo është festë.

Nëse ende nuk e ke shkarkuar aplikacionin dua.com, mos prit më tepër! Kliko këtu!

dua Marketplace banner