4 ide se si çiftet në distancë mund të festojnë Shën Valentinin

nga Flogerta Driza

Nëse ju dhe i dashuri juaj nuk jeni në të njëjtin vend për Shën Valentinin, kjo nuk do të thotë se nuk mund të festoni bashkë.
Me siguri po pyesni veten si do e festoni festën kur nuk jeni bashkë? Do t’ju listojmë disa ide për t’u siguruar që distanca mos të jetë pengesë për ju dhe të dashurin tuaj dhe të festoni Shën Valentinin si gjithë të tjerët.

Planifinikoni një takim përmes Skype-it ose Facetime-it 👩‍💻 👨‍💻

Fale teknologjisë mund të organizoni një darkë romantike edhe pse nuk mund të vizitoni të njëjtin restorant. Mund të imitoni një darkë duke gatuar ose duke porositur në të njëjtën kohë. Surprizoni njëri – tjetrin duke porositur ushqimin e preferuar të partnerit. Ju rekomandojmë gjithashtu të vishni diçka të veçantë për këtë ditë. Hani ushqime festive si p.sh. dredhëza me çokolatë dhe ngrini një dolli me shampanjë me partnerin duke folur nga ekrani i lap top-it tuaj.

Dërgoni sms përgjatë ditës 💌

Biseda e parë me sms duhet të fillojë sapo të zgjoheni. Niseni duke i dërguar një sms ‘Urime festën e Shën Valentinit’. Shoqërojeni mesazhin me simbole ose emoji 🥰. Ose dërgoni një video të shkurtër duke thënë: “Duke menduar për ty në Ditën e Shën Valentinit. Mezi po pres sonte për takimin tonë në Skype.” Për ata të cilët nuk e kanë problem të bëjnë postime publike për dashurinë, postoni në murin e njëri – tjetrit në Facebook. Kjo mund të jetë gjithashtu një mënyrë e mirë për të demostruar dashurinë tuaj.

Dërgojini dhurata njëri – tjetrit 🎁

Ju rekomandojmë të shkembeni dhurata virtuale si p.sh. një kartolinë përmes internetit ose një libër dixhital, për t’i dhuruar partnerit tuaj kujtimet më të bukura. Kjo do t’ju ndihmojë të kujtoni faktin se jeni me të vërtetë një lidhje të bukur dashurie. Dhe nëse keni dëshirë t’i dërgoni një dhuratë të vërtetë atëherë mund t’ia dërgoni me postë.

Planifikoni një takim të dytë 👫

Kujtojani njëri – tjetrit se distanca është e përkohshme. Ndaj ju këshillojmë të planifikoni një takim të dytë pas ditës së Shën Valentinit.  Kur të takoni njëri – tjetrin mund të kompensoni për kohën e humbur. Mos u ndjeni të përjashtuar, e rëndësishme është të duheni dhe do të keni mjaft kohë për të organizuar një takim po aq romantik.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓