4 këshilla nga femrat që e kanë gjetur dashurinë online

nga Argjenda Selmani

Numri i lidhjeve dhe martesave që kanë nisur me njohje online po shtohet çdo ditë. Nëse momentalisht po kërkoni dicka të tillë, lexoni këto 4 këshilla nga femrat që e kanë gjetur dashurinë online! Si në çdo mënyrë tjetër, edhe gjetja e dashurisë online ka vështirësitë dhe peripetitë e veta.

Prandaj merrni parasysh këto këshilla të dhëna nga femra që kanë kaluar nëpër të njëjtat gjëra që po kaloni ju tani. Kur kërkoni një partner online në platforma siç është dua.com për shqiptarët, mendoni për këto udhëzime.

Mos u kufizoni vetëm në ‘tipin tuaj’

Kur shfletoni aplikacionet për takime online mos u kufizoni vetëm në ‘tipin tuaj’. Nëse ju preferoni djemët bjond, por një zeshkan ju tërheq vëmendjen, mos hezitoni të bisedoni me të! Këto kufizime vlejnë natyrisht edhe për profesione, vendbanime të ndryshme, etj. Ju mund të befasoheni edhe nga tipi që ju duket më i pa përshtatshmi në botë. Të jeni e sigurtë se shumica prej nesh nuk kemi përfunduar me një tip siç e kemi imagjinuar në kokën tonë, por kemi gjetur tek dikush tjetër gjithçka që duamë!

Mos humbisni kohë

Në këto platforma padyshim që do të hasni në tipa që janë të prirur t’ju humbasin kohën duke mos u treguar i drejtpërdrejtë. Prandaj mos humbisni kohën tuaj duke tentuar ta mbani bisedën gjallë me një tip të tillë. Pa marrë parasysh se sa ju pëlqen ai. Mos harroni se nëse një person nuk shfaq interesim qysh në fillim, nuk mund të keni pritshmëri të larta për më vonë. Në këso raste vazhdoni tutje. Kërkoni për një person tjetër që përshtatet me ju dhe që është i gatshëm t’i dedikohet lidhjes tuaj.

Fokusohuni tek dikush me fotografi normale dhe bio të mirë

Rolin kyç në aplikacionet për takime online e kanë fotografitë por edhe pjesa e bio-s, ku shkruhen të dhënat. Femrat që kanë gjetur dashurinë e tyre në aplikacione të tilla sygjerojnë të fokusoheni tek dikush që ka fotografi normale. Një fotografi që ju bind se ai person duket vërtetë ashtu edhe në jetën reale. Në mënyrë që të mos befasoheni shumë për të keq kur ta takoni. Gjithashtu rol të veçantë kanë informatat që ky person ka në biografinë e tij. Psh, profesioni, shkollimi, vendbanimi, etj. Këto janë tregues se a përshtateni me atë përson apo jo. Prandaj kushtoni vëmendje dhe nëse ju tërheq nisni bisedën me të!

Ruani bisedat interesante për takimet sy me sy

E gjithë esenca e njohjeve online është që një ditë të takoheni edhe personalisht! Prandaj kur gjeni një match/përputhje që tërheq vëmendjen tuaj, bëhuni gati ta pranoni ftesën e tij ose ta ftoni vet në takim.
Prandaj mos u fokusoni që gjithë energjinë tuaj ta hargjoni në bisedat që i bëni online. Ruani ndonjë informatë për vetën tuaj apo ndonjë temë interesante edhe për takimin tuaj sy në sy. Dilni në takim sapo të keni krijuar një ndiejë sigurie për atë person mirëpo nuk sygjerohet të prisni me javë të tëra për një takim të parë. Mos harroni se një njohje që nis online realizohet plotësisht vetëm kur të filloni të dilni së bashku! Kur të gjeni dikë që ju duket se ja vlen – mos hezitoni!

dua Marketplace banner