4 këshilla nga meshkuj që kanë gjetur dashurinë online

nga Argjenda Selmani

Lidhjet dhe martesat nga njohjet që kanë nisur online po shtohet çdo ditë. Nëse momentalisht po kërkoni dicka të tillë, lexoni këto 4 këshilla nga meshkuj që e kanë gjetur dashurinë online! Si në çdo mënyrë tjetër, edhe gjetja e dashurisë online ka vështirësitë dhe peripetitë e veta.

Prandaj merrni parasysh këto këshilla të dhëna nga meshkujt që kanë kaluar nëpër të njëjtat gjëra që po kaloni ju tani. Kur kërkoni një partner online në platforma siç është dua.com për shqiptarët, mendoni për këto udhëzime.

Mos zgjidhni këdo që ju del përpara

Nëse tashmë jeni futur në botën e takimeve online duhet ta dini se aty ka një mori zgjedhjesh. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ju duhet të flirtroni me të gjitha. Të paktën  kjo është një këshillë e dhënë nga meshkuj që e kanë gjetur online personin e zemrës. Shfletoni profilet në aplikacione për takime online dhe bisedoni vetëm me ato vajza tek të cilat gjeni të paktën një tipar që ju pëlqen. Mos humbisni kohën tuaj duke folur me secilën. Gjithmonë është më mirë të hulumtoni pak për një person që i përshtatet shijes, preferencave dhe rrethanave tuaja, se sa të nxitoni.

Merrni iniciativën

Kur keni krijuar një profil në një aplikacion për takime online bëhuni gati që të merrni iniciativën! Kjo do të thotë të pëlqeni profil vajzash që të pëlqejnë dhe të nisni biseden me to. Në raste të tilla të qenit i nguruar nuk ju ndihmon. Përkundrazi, ju duhet ta dini qëllimin tuaj dhe të angazhoheni që ta arrini atë. Prandaj kur vjen puna te pëlqimi, biseda, hapja e temave specifike, merreni inicativën!

Caktoni sa më shpejt një takim sy me sy

Shumë meshkuj këshillojnë që kur të keni gjetur dikë me të cilin ju pëlqen biseda, caktoni një takim sy më sy. Madje këtë bëjeni sa më herët që të mundeni, pasi të keni shëmbyer disa biseda. Dilni në takim sapo të keni krijuar një ndiejë sigurie për atë person mirëpo nuk sygjerohet të prisni me javë të tëra për një takim të parë. Asesi mos u fokusoni që gjithë energjinë tuaj ta hargjoni në bisedat që i bëni online. Ruani ndonjë informatë për vetën tuaj apo ndonjë temë interesante edhe për takimin tuaj sy në sy.  Mos harroni se takimi real ka shumë të mira. Aty e kuptoni se a përshtatëni vërtetë dhe se a jeni të interesuar të vazhdoni komunikimin me atë njëri.

Bëhuni i guximshëm me pyetje

Vetëm nëse bëhëni i guximshëm me pyetje do të mërrni përgjigjet që dëshironi t’i dëgjoni. Tingëllon e thjeshtë por ndonjëherë nuk është aq lehtë e realizueshm. Megjithatë disa meshkuj me përvoj në këtë drejtim sygjerojnë që të shkoni deri në fund dhe të bëni pyetje që ju interesojnë. Normalisht pa kaluar asnjëherë kufijt e mirësjelljes. Në anën tjetër, tregohuni të guximshëm edhe kur vije puna të flisni për vetën. Bëhuni të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë aq sa mundeni. Kështu njohja dhe kuptimi i njëri-tjetrit do të bëhet më i lehtë.

dua Marketplace banner