4 muajt e dua.com

nga Flogerta Driza

Besojmë se nuk do rreshtim së foluri për dua.com dhe për rritjen e saj.
Nisi si një ide dhe tashmë është shndërruar në një platformë konkrete komunikimi. Ky është vetëm fillimi!!!

Megjithatë, duke qënë se dua.com vlerëson trasparencën, dëshiron që çdo ndjekës i saj të kuptoj rëndësinë dhe ndikimin që ata kanë tek rritja jonë.
Falë tyre jemi këtu dhe këtë gje e vlerësojmë jahstëzakonisht shumë.

Ia dolëm! Arritëm shumën e investimeve prej 600’000 eurosh nga vlerësimi 6’000’000 euro i brendit të dua.com. Saktësisht 10% të aksioneve tona!
Falenderojmë të gjithë investitorët tanë për besimin dhe mbështetjen e tyrej!
Në të gjitha faqet tona të rrjeteve sociale, Facebook, Instagram, Pinterest, LinkedIn, TikTok etj, kemi arritur gati 75.000 ndjekës dhe si betaTester tejkaluam 10.000 abonentë që mezi presin lançimin e apliakcionit tonë. Ju premtojmë se nuk do prisni shumë gjatë, pasi aplikacioni është në fazën e fundit të testimit.
Në këto 4 muaj, mesatarisht kemi fituar 625 ndjekës në ditë. Kjo është përtej asaj që ne kishim pritur, ndaj i falenderojmë të gjithë ndjekësit tanë për mbështetjen e tyre.

dua.com

🆀🆈🆂🅷.🅼🅴 (Quora Shqiptare)

E pabesueshme por e vërtetë: dua AG bëri blerjen e saj të parë: Qysh.me, një kompani 9-vjeçare nga Prishtina. Qysh.me njihet nga të gjithë si një kompani me një mori artikujsh të temave nga më të ndryshme, më saktë afërsisht 4’000 + tituj. 
Përveç kësaj, kjo platformë ka gati 110’000 + ndjekës në rrjetet e saj Sociale duke qërë një markë tepër e njohur në komunitetin shqiptar. Në vitin e tij më të mirë, QM arriti në 37+ vizita Mio! (deklaratë kjo e themeluesit Valon Badivuku në komente!)
Në 48 orët e fundit, dua.com hyri në zyrën e saj zyrtare në Qendrën e Inovacionit Kosova në zemër të Prishtinës! Përveç kësaj, në të njëjtën ditë, patëm një takim shumë domethënës për ne.
Patëm nderin e veçantë që të takoheshim në Kosovë me Kryeministrin e ri Albin Kurti, për të folur për duan dhe misionin që ajo përfaqëson. 
dua.com
Misioni dhe vizioni i duas u prit me dashamirësi nga ana e kryeministrit. Ai na dha këshillat dhe mbështetjen e tij, si dhe ndau me ne historinë te tij në lidhje me rrjetet sociale.
Mund të themi shprehimisht se ky muaj nisi mbarë për dua.com. Ne synojmë t’i qëndrojmë deri në fund misionit që kemi nisur. “Bashkimi i Shqiptarëve të Atdheut me ata të Disaporës apo kudo që ata ndodhen në botë.” 
Një ekip i tërë punon fortë për të përmbushur këtë ëndërr dhe jemi duke u zgjeruar nga dita në ditë. Sigurisht, presim të punësojmë edhe shumë të tjerë, ndaj dua hap dyert e saj në dua Karriera. Ju mirëpresim me të njëjtën dashamirësi që na keni mirëpritur!