4 njerëz që duhet të keni pranë që të jeni i suksesshëm

nga Flogerta Driza

Të jesh i suksesshëm nuk ndodh brenda ditës. Në realitet, ekzistojnë një sërë faktorësh që e çojnë një sipërmarrës drejt suksesit. Përkushtimi në punë dhe dëshira për të ecur përpara janë një të domosdoshmëri për sukses. 

Zhvillimi personal ju bën të suksesshëm po aq sa shoqërimi me njerëzit e duhur. Njerëzit që zgjedhim të rrethohemi ndikojnë drejtëpërdrejt në mënyrën se si ne mendojmë, veprojmë dhe ndiejmë çdo ditë. Suksesi sipërmarrës paracaktohet pak a shumë si suksesi i çdo aspekti tjetër të jetës.

Një lojtar i ri i futbollit do të ketë sukses nëse e rrethon veten me njerëz që e shtyjnë të bëhet më i mirë, jo me njerëz që e shpërqendrojnë nga potenciali i tij. Rrethimi me njerëzit e duhur ndihmon që suksesi të vijë natyrshëm tek ju. Këta janë disa nga njerëzit që duhet t’i mbani afër gjatë rrugëtimit tuaj drejt suksesit.

Punëtorë të palodhshëm

puntor i palodhshem

Foto: @Korneevamaha via Twenty20

Me siguri njihni dikë që është një punëtor i palodhshëm, ose ndoshta jeni vetë një i tillë. Këta lloj punëtorësh na shtyjnë të punojmë më shumë çdo ditë.

Matja e suksesit personal kundrejt suksesit të një tjetri është si krahasimi i mollëve dhe portokallve, por matja e pasionit të punës suaj me atë të  punëtorëve të tjerë mund t’ju frymëzojë. Pasioni dhe angazhimi i vërtetë krijojnë një biznes të suksesshëm.

Njerëz pozitivë

Njerëzit kanë tendencë të jenë më të mirët në atë që bëjnë nëse janë të lumtur. Qëndrimet negative mund të zvogëlojnë etikën e punës dhe ato nuk ofrojnë frymëzim për sukses ose inovacion. Rrethimi i vetes me njerëz negativë mund të dëmtojë krijimtarinë tuaj.

njerezit qe bejne pyetje

Foto: Freepik

Njerëzit me qëndrime pozitive në të vërtetë kanë efektin e kundërt, duke lehtësuar kërcimin tuaj drejt suksesit. Lumturia brenda vendit të punës mban moralin lartë dhe do t’ju frymëzojë të ecni para.

Njerëzit që bëjnë pyetje

Albert Ajnshtajni dikur tha se “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndalojmë së pyeturi.” Si sipërmarrës, duhet të bëjmë vazhdimisht pyetje për veten dhe biznesin tonë. Megjithatë, asnjë person i vetëm nuk mund të bëjë të gjitha pyetjet e rëndësishme. Njerëzit që bëjnë pyetje japin një këndvështrim tjetër në lidhje me një çështje apo një ide. Madje këto pyetje përfundimisht mund të përparojnë biznesin tuaj. Perspektiva është gjithçka.

Ëndërrimtarët

Enderrimtaret

Foto: Freepik

Ndoshta të gjithë sipërmarrësit konsiderohen si “ëndërrimtarë”. Ne e dim se të vendosësh disa objektiva dhe t’i arrish ato janë dy gjëra krejt të ndryshme. Për të mos hequr dorë, duhet të rrethojmë veten me njerëz që kanë qëllime të ngjashme me ne. Këta ëndërrimtarë mjafton t‘i mbash afër dhe do t’ju shtyjnë të keni plane të mëdha për veten dhe të jeni më të suksesshëm.

“Më thuaj me kë rri të të them cili je.” Sigurohuni të përfshiheni me njerëz që ju nxisin, ju frymëzojnë dhe ju motivojnë të bëni më shumë. Ndërsa biznesi juaj rritet, kjo nënkupton ndryshimin e miqve dhe kolegëve. Kjo është jeta. Thjesht besoni se përkushtimi në punë, pozitiviteti dhe vendosja e objektivave të qartë do t’ju shtyj të arrini jetën që ëndërroni.