4 sekrete parash që çdo çift i martuar duhet të dijë

nga Flogerta Driza

Cilat janë ato sekrete parash që çdo çift i martuar duhet të dijë? Urime! Keni dhënë premtimet tuaja dhe keni hedhur tufën e luleve. Tashmë, pas muajit të mjaltit, fillon vërtet jeta e një çifti të martuar.

Financat tuaja tashmë do jenë faktori kryesor në martesën tuaj. Gjithçka është në rregull. Merrni fryme thelle. Ne ju kemi sjellë 4 sekrete që çdo çift i martuar duhet të dijë.

1. Jepini bashkëshortit/es tuaj 1 milion dollarë

sekrete parash

Tani është një kohë e mirë për të filluar planifikimin për të ardhmen duke praktikuar një politikë interesante të sigurimit të jetës. Me siguri po mendoni: “E ku t’i gjej unë 1 milion Dollar për sigurim jete?”
Në fakt nuk keni pse të jepni vërtet 1 milion Dollar, por mjafton të ruani një shumë mujore për sigurinë e jetës në një agjensi sigurimesh. Po, po, kaq e thjeshtë është. Shqiptarët nuk janë të edukuar për sa i përket sigurimit të jetës, por në fakt është një nga zgjidhjet më të zgjuara në raste të papriturash.

2. Krijoni një llogari të përbashkët kursimi

Kursimi është i vështirë, dhe të kesh një bashkëshort/e nuk e bën më të lehtë. Atëherë, si të kurseni në një mënyrë ku as nuk do ta vini re? Edhe për këtë bankat kanë dhënë një zgjidhje të mençur.

Investoni

Në fakt është e mundur që të hapni një llogari të përbashkët, e cila mban një vlerë të caktuar nga vet ju çdo muaj prej derdhjes së rrogës mujore. Vendosni një shumë që nuk jua vret syrin, si ju dhe bashkëshorti juaj dhe do të shihni frytet e saj në vitet që do të vijojnë.

3. Hidhni 1 Euro në Tregun e Aksioneve

Shikoni listën më të pasur të Forbes, dhe do të vini re se të gjithë miliarderët kanë një gjë të përbashkët – ata zotërojnë një kompani tjetër. Por, nëse punoni për të jetuar dhe nuk keni miliona në llogarinë tuaj, kjo mund të jetë plotësisht jashtë mundësive. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz përdorin aplikacionin Stash. Ky aplikacion ju lejon të jeni pjesë e diçkaje që është zakonisht ekskluzive për më të pasurit – blerja e pjesëve të një ompanive tjetër për më pak se 1 euro. Ok, nëse doni mund të vendosni të investoni edhe më tepër. është në dorën tuaj! Provojeni!

4. Bëni një Buxhet

sekrete parash

Pavarësisht sa para mund të fitosh, gjëja e parë që duhet të bëni si çift i martuar është krijimi i një buxheti solid. Është shumë e rëndësishme që së pari të keni një ide të qartë se ku po shkojnë paratë tuaja, pastaj të krijoni një plan dhe t’i përmbaheni.

Buxhetimi nuk është argëtues, por nuk keni nevojë të kaloni orë të tëra me ekuacione të ndërlikuara të Excel. Metoda e buxhetimit 50/20/30 e bën atë shumë të lehtë. Është një nga strategjitë dhe sekrete parash më të drejtpërdrejta të buxhetimit dhe ofron shumë fleksibilitet.

5. Ja se si funksionon:

  • 50% e të ardhurave tuaja duhet të shkojnë drejt elementeve themelbësore.
  • 20% shkon drejt qëllimeve financiare.
  • 30% shkon drejt shpenzimeve personale.

Disa njerëz pëlqejnë të hedhin më shumë drejt kursimeve të tyre, ndërsa të tjerët kanë nevojë për pak më shumë shpenzime. Merrni ca kohë për të gjetur atë që funksionon më mirë për ju dhe qëllimet tuaja dhe zbatojini. Këto sekrete parash dhe menaxhimi janë më të lehta nga ç’mendoni. 

dua Marketplace banner