Pesë historitë e dashurisë që ndryshuan botën

nga Flogerta Driza

Historitë e dashurisë shpesh janë bërë shkak luftrash dhe revolucionesh. Dihet se dashuria mund të ndryshojë botën dhe kjo është vërtetuar historikisht.

Të gjithë e dimë historinë e dashurisë së Helenës së Trojës dhe Parisit. Mirëpo, është një histori që ka shumë pikëpyetje dhe nuk është e vetmja që ka ndryshuar rrjedhën e historisë botërore.
Më poshtë po ju rendisim 5 romancat që ndryshuan rrjedhën e historisë.

Kleopatra dhe Mark Antoni

Kleopatra VII e Egjiptit mbahet mend si femër legjendare e mpleksur me dy historitë e dashurisë më të mëdha ndonjëherë. Megjithatë, partneriteti politik dhe romantik – me gjeneralin romak Mark Antony – solli vdekjen e të dyve dhe rrëzoi dinastinë shekullore Ptoleme. Në vitin 41 P.K, Antoni mori përsipër administrimin e krahinave lindore të Romës. Thirri Kleopatrën për t’iu përgjigjur akuzave se kishte ndihmuar armiqtë e tij. 
Duke shpresuar të mashtrojë Antonin, siç kishte bërë me Julius Cezarin, Kleopatra mbërriti me një varkë madhështore e veshur si Venera (perëndesha romake e dashurisë). Antoni i mashtruar e ndoqi përsëri në Aleksandri, duke u zotuar të mbronte kurorën e Egjiptit dhe të Kleopatrës. Vitin tjetër u kthye në Romë dhe për të provuar besnikërinë e tij u martua me motrën e drejtuesit të Romës (Oktaviani).

Kleopatra, ndërkohë, lindi binjakët e Antonit dhe vazhdoi të sundojë një Egjipt gjithnjë e më të fortë.

Vite më vonë, Antoni u kthye tek Kleopatra dhe shpalli djalin e saj Cezarion si trashëgimtarin e vertetë të Cezarit. Kjo filloi një luftë propagande me Oktavianin e tërbuar. Ky i fundit pretendonte se Antoni ishte plotësisht nën kontrollin e Kleopatrës dhe se do të braktiste Romën për të gjetur një kryeqytet të ri në Egjipt. 
Në vitin 32 P.K., Oktaviani i shpalli luftë Kleopatrës.

Një vit më vonë, pra viti 31 P.K., forcat e tij mposhtën ato të Antonit dhe Kleopatras në Betejën e Actium-it. Po pas një viti, Oktaviani arriti në Aleksandri dhe e mundi përsëri Antonin. Pas përfundimit të betejës, Kleopatra u strehua në mauzoleun që kishte ndërtuar vetë.

Antoni, gënjeu se Kleopatra kishte vdekur, dhe më pas vrau veten me shpatën e tij. Më 12 gusht të vitit 30 P.K., pasi varrosi Antonin dhe u takua me Oktavianin fitimtar, Kleopatra u mbyll në dhomën e saj me dy shërbëtore dhe kreu vetëvrasje. Këtu u mbyllën dhe historitë e dashurisë së saj.

Henry VIII dhe Anne Boleyn

Historianët pranojnë se qenë një kombinim faktorësh ato që shndërruan Anglinë në një komb protestant. Mirëpo, pasioni i Henrit VIII për një femër të re dhe karizmatike të quajtur Anne Boleyn i vuri vulën.
Historitë e dashruisë të Henrit përfliten edhe sot.
Deri në vitin 1525, monarku ishte hidhëruar me gruan e tij të parë, Katerina e Aragonit. Katolike e devotshme dhe shumë popullore. Katerina nuk arriti t’i sillte në jetë një trashëgimtar mashkull, kështu që syri i tij famëkeq ra mbi Anne Boleyn.

Anne Boleyn ishtë një vajzë në pritje për t’u martuar, dinake dhe e bukur. Babai i saj ishte një kalorës dhe diplomat ambicioz. Ndryshe nga motra e saj Mary, një nga të dashurat e mëparshme të mbretit, Anne rrëmbeu vëmendjen e tij dhe nuk pranoi të joshej pa iu premtuar martesa.
Në vitin 1527 Henry i kërkoi Papa Klementit VII anullimin e martesës së tij me Katerinën, por kjo gjë iu refuzua. I inkurajuar nga këshilltarët kritikë ndaj papatit, ai u martua fshehurazi me Annen në vitin1533. Në këtë mënyrë u shkëput me Kishën Katolike Romake dhe menjëherë u emërua kryetari i Kishës së Anglisë.

Mirëpo, magjepsja e Henrit me mbretëreshën e tij të dytë filloi të zbehej shpejt.

Veçanërisht kur edhe ajo nuk mundi t’i jepte një trashëgimtar mashkull. Më vitin 1536, mbreti e arrestoj Annën dhe e dënoi me vdekje duke i prerë kokën. Arsyeja sipas tij ishin akuzat për magji, incesti dhe kurorëshkeljes. Këto akuza në të vërtetë ishin të rreme. Pas kësaj, 11 ditë më vonë, ai u martua me Jane Seymour, e treta nga gjashtë gratë e tij.

Në dekadat që pasuan, pyetjet rreth fesë zyrtare të shtetit do vazhdonin ta copëtonin dhe dobësonin mbretërinë. Vetëm pas kurorëzimit dhe mbretërimit 44-vjeçar të Elizabetës së I, morën fund këto konflikte. E bija e Henrit me Anne Boleyn, krijoi kishën e përhershme protestante angleze.

Pierre dhe Marie Curie

Kur Marie Sklodowska u martua me Pierre Curie në 1895, çifti nisi një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Ky rrugëtim u siguroi atyre famë ndërkombëtare dhe ndikim në gjeneratat e ardhshme të shkencëtarëve. Lindur në Varshavë të Polonisë, në vitin 1867, Marie ishte nxënëse e shkëlqyer. U dekorua në shkencat fizike dhe matematikë nga Sorbona në Paris. Në vitin1894 u njoh me Pierre Curie, një fizikant dhe kimist i shquar francez, tetë vjet më i madh se ajo. Dyshja u lidh menjëherë për shkak të interesit të ndërsjellë mbi shkencën dhe dashurinë për çiklizëm.

Një vit më vonë u martuan. Duke kërkuar një temë për tezën e saj të doktoraturës (të intriguar nga zbulimi aksidental i fizikanit Henri Becquerel i radioaktivitetit në vitin1896) Marie Curie filloi të studiojë rrezet e uraniumit. Shumë shpejt edhe Pierre iu bashkua kërkimeve të saj. Në vitin 1898, një vit pas lindjes së vajzës së tyre Irène, të dy zbuluan poloniumin (i quajtur kështu në nder të atdheut të Marie) dhe radiumin. Në vitin 1902 ata izoluan me sukses kripërat e radiumit radioaktiv nga minerali i Uraninite.

Një vit më vonë, çifti u nderua me çmimin Nobel në fizikë për punën e tyre marramendëse mbi radioaktivitetin.

Në 1904 Marie lindi një vajzë të dytë dhe Pierre u emërua dekani i fizikës në Sorbonne. Dy vjet më vonë, ai vdiq në një aksident fatkeq në një rrugë në Paris.
Edhe pse e shkatërruar, Marie u zotua të vazhdojë punën e saj. Ajo u emërua në vendin e burrit të saj në Sorbonne, duke u bërë profesoresha e parë femër e universitetit.

Më vonë u interesua për aplikimet mjekësore të substancave radioaktive, përfshirë potencialin e radiumit si terapi kancerogjene. Ajo drejtoi Institutin Radiumit në Universitetin e Parisit, një nga qëndrat më të rëndësishme për kiminë dhe fizikën bërthamore. Marie vdiq në 1934 nga leuçemia, e shkaktuar nga katër dekada ekspozimi ndaj substancave radioaktive. Irène Curie vazhdoi traditën e familjes, duke ndarë çmimin Nobel të vitit 1935 për kimi me burrin e saj për zbulimin e tyre të radioaktivitetit artificial.

Car Nikolla II dhe Alixe e Hesse

Të vendosur përballë sfondit të trazirave revolucionare, të ngatërruar me një oportunist dhe të varur nga një sëmundje e pashërueshme, jeta e tyre kishte të gjitha elemente e një opere të bujshme. Mbesa e Mbretëreshës së Anglisë Victoria, Alix Victoria Helena Louise Beatrice – e njohur më vonë si Alexandra Feodorovna Romanov — kundërshtoi një martesë të rregulluar me kushëririn e saj të parë, Princin Albert Victor.

Alix, vetëm një adoleshente, ra në dashuri me Nikollën, trashëgimtarin e fronit rus. Po aq i dashuruar edhe princi, bindi babanë e sëmurë të pajtohej me bashkimin e tyre. Dyshja u martua në nëntor të 1894, vetëm disa javë pas vdekjes së czarit dhe kurorëzimit të Nikollës.
Megjithëse të rrethuar nga trishtime të madha, martesa ishte e lumtur dhe e apasionuar. Ata sollën në jetë katër vajza dhe një djalë, Alexei. Nga babai i tij careviçi trashëgoi të drejtën për fronin rus, por nga nëna trashëgoi një sëmundje të rëndë. Hemofilia dhe çrregullimi i gjakut, një gjen bartës nga Alexandra dhe gjyshja e saj.

Të tmerruar nga humbja e Aleksit, ata u mbështetën gjithnjë e më shumë tek “murgu i çmendur” Grigor Rasputin.

Thuhej se trajtimet e hipnozës së Rasputin-it ngadalësonin hemoragjitë e djalit. Ndikimi politik i Rasputinit mbi carin dhe czarinën minoi besimin e publikut rus mbi dinastinë Romanovëve.  Kjo solli edhe përmbysjen e tyre gjatë Revolucionit të Shkurtit në 1917.
Nikolla, Alexandra dhe fëmijët e tyre u ekzekutuan në 16 korrik 1918, me urdhër të liderit bolshevik Vladimir Lenin. Në mënyrë indirekte, romanca e çiftit mbretëror hapi një kapitull të ri dhe të përgjakshëm në historinë e Rusisë.

Mildred dhe Richard Loving

Richard Loving, një mashkull i bardhë, takoi Mildred Jeter, një mik të familjes që ishte me origjinë afriko-amerikane. Kur të dy ishin adoleshentë, marrëdhënia e tyre u kthye në romancë. Historitë e dashurisë të ngjashme si kjo e tyrja ishin të rralla.  Në qershor 1958 çifti u nis në Uashington për të shkëmbyer unazat.

Udhëtuan 130 km larg vendit të tyre të lindjes Virxhinias, sepse ligjet  i quanin të paligjshme martesat ndër-racore.
Pesë javë më vonë, oficerët e policisë përshkuan derën e tyre dhe zgjuan të porsamartuarve në mes të natës.
Kur sherifi e pyeti se çfarë po bënte në shtrat me atë zonjë, 24-vjeçari Riçard tregoi certifikatën e martesës. U arrestuan dhe u akuzuan për “bashkëjetesë si burrë e grua, kundër paqes dhe dinjitetit të Komonuelthit”.

Dy të dashuruarit u dënuan me një vit burg dhe me një internim 25-vjeçar nga shteti i tyre i lindjes.

Çifti u zhvendos në Washington, ku jetuan për pesë vjet dhe patën tre fëmijë. Duke humbur familjen dhe miqtë e tyre në shtëpi, në vitin 1963 ata kontaktuan Prokurorin e Përgjithshëm amerikan Robert F. Kennedy, i cili i drejtoi ata në Unionin Amerikan të të Drejtave Civile. Juristët vullnetarë përfundimisht e çuan çështjen deri në Gjykatën Supreme. 

Në gjyqin historik Loving v.Virginia të vitit 1967, u quajt antikushtetues ndalimi i martesave racore në Virxhinia. Ky ligj u pasua edhe në 15 shtete të tjera. Richard u vra në një aksident automobilistik në vitin 1975. Mildred qëndroi në shtëpinë e saj në Virxhinia derisa vdiq në vitin 2008.

Këto ishin historitë e dashurisë që ndryshuan rrjedhën e historisë botërore.