5 ide për dhurata për të dashurën tuaj për vitin e ri

nga Argjenda Selmani

 

A keni menduar se cila do të jetë dhurata për të dashurën tuaj këtë fundvit? Mos rastësisht ndiheni sikur i keni dhuruara asaj të gjitha dhuratat? Mos u shqetësoni! Ju duhet vetëm të lexoni këtë blog deri në fund.

Ne kemi për ju 5 sygjerime dhuratash. Besojmë shumë se pa marrë parasysh cilën e zgjidhni, ajo do të jetë shumë e kënaqur. Mos harroni që dhuratës tuaj t’ja bashkangjtni një kartolinë me urimin më të mirë për vitin e ri. Kështu mbani gjallë shpirtin festiv.

Një set kozmetike

Nëse ka diçka që të gjitha vajzat e adhurojnë atëherë ato janë produktet e mirëmbajtjes dhe bukurisë! Prandaj nëse ju i dini preferencat e saj dhe i dhuroni një set me produkte, qofshin ato për make-up, mirëmbajtje të lëkures apo parfume, ajo do të jetë e kënaqur. Në këtë kohë festash dyqanet janë të mbushura me pako të tilla. Mjafton vetëm të zgjidhni të duhuren për të dashruën tuaj!

Një shishe verë dhe çokollada

Nëse ju të dy jeni nga ata tipa që ju pëlqen që të kaloni mbrëmje të qeta së bashku në shtëpi, në vend se të dilni në vende publike, atëherë kjo mund të jetë dhurata për të dashurën tuaj! Blini një shishe të mirë vere si dhe çokollada. Jemi të sigurtë se kjo dhuratë do ta impresionojë atë dhe se nën shoqërinë e verës do të kaloni një mbrëmje të paharrueshme.

Një kavanoz mbushur me mesazhe

Nëse doni t’i dhuroni asaj një dhuratë artistike atëherë një kavanoz i mbusuhr me mesazhe nga ju është gjëja e qëlluar. E mira e kësaj dhurate është se mund ta përgatisni dhe vet. Zgjedheni një kavanoz të bukur. Dekorojeni me ngjyra dhe fiong të ndryshme. Në letra të vogla shkruani mesazhet tuaja për të dhe mbylleni. E dashura juaj me siguri do të ngelet e impresionuar nga kjo dhuratë kreative dhe artistike!

Një libër romantike

Nëse e dashurua juaj është adhuruese e librave atëherë këtë fundvit mund t’i dhuroni asaj një libër të zhanrit romancë. Duke e ushqyer pasionin e saj për leximin dhe duke e bërë të mendojë edhe më tepër për dashurinë, ju do ta bëni fundvitin e saj edhe më të mirë!

Një ‘gift card’

Kur dy persona janë bashkë për një kohë të gjatë ndonjëhere është shumë e vështirë të vendosësh se çfarë t’i dhurosh tjetrit. Prandaj nëse ndodheni në një situatë të tillë ne ju kuptojmë shumë mirë. Mirëpo mos u brengosni. Keni shpëtim edhe në këso raste. Dhurata për të dashurën tuaj këtë fundvit mund të jetë një ‘gift card’. Mjafton të shkoni në dyqanin e saj të preferuar dhe të paguani për të një gift card në shumën e caktuar dhe ajo mund të blejë çfarëdo që i pëlqen për vete!