5 dhurata Shën Valentini që i dashuri juaj do t’i adhuronte

nga Argjenda Selmani

Shpesh herë mendimi se çfarë do t’i dhurojmë partnerit për raste të veçanta na tundon shumë. Sidomos në lidhjet e gjata kur të gjitha dhuratat tashmë janë ‘shpenzuar’.
Kështu që për këtë Shën Valentin ne kemi pesë sugjerime unike për dhurata, me të cilat mund ta bëni të dashurin tuaj të ndihet special.

Dorëza të reja dhe touchscreen

Një palë dorëza të reja dhe touchscreen mund ta mbajnë të ngrohët këtë dimër të dashurin tuaj.  Ato edhe do ta ndihmojnë atë që ta përdorë telefonin edhe gjatë ditëve të ftohta kur është duke ecur.  Kësisoj, ato mund të jenë dhurata ideale për këtë Shën Valentin!

heart

Librin ‘5 gjuhët e dashurisë për meshkujt’

Ju  ndoshta jeni e vetëdijshme për librin më të shitur të Gary Chapman ‘5 gjuhët e dashurisë’, por a e dini se ekziston një version i veçantë për djemtë? Shumë recensues të Amazon e quajnë këtë libër “hapje sysh”. Madje quhet edhe një “mbrojtës martese”. Kështu që ia vlen të lexohet nga çdo djalë!

  NES Classic Edition Entertainment System

Dërgojeni atë përsëri në ditët e tij të lavdisë – 1985 ose më vonë – me këtë sistem të lojërave të cilësisë së mirë Nintendo.  Çdo NES Classic Edition Entertainment System vjen me një kontrollues dhe 30 lojëra të ngarkuara! Duke përfshirë klasikë si Donkey Kong dhe Super Mario.

'kiss me' tagNjë kuletë të re

Lirisht mund të vëmë bast se i dashuri juaj ka nje kuletë lëkure tashmë të vjetruar dhe të mbingarkuar nga kartelat e tij. Një kuletë e re dhe e freskët është gjithmonë e mirëseardhur.

Një bluzë

Numri i bluzave dhe këmishave që keni huazuar nga i dashuri juaj dhe nuk ja keni kthyer asnjëherë besojmë se është goxha i madh. Por ne nuk ju fajësojmë. Nuk ka asgjë më të rehatshme se bluza që mban erën e personit të zemrës. Megjithatë si falënderim për secilën prej tyre që keni marr, ju këtë Shën Valentin mund t’i blini atij një të re.
 

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓