5 fakte psikologjike mbi ëndrrat

nga Flogerta Driza

Nëse ëndrrat do të rregjistroheshin, atëhere do të tregonin se sa kreative është mendja në të vërtetë.
Ndonjëherë duket sikur shkenca nuk di t’u japë një përgjigje ëndrrave, por na besoni ka shumë studime në lidhje me to. Do t’ju listojmë më poshtë disa fakte psikologjike në lidhje me ëndrrat.

Mendja juaj gjatë gjumit është më aktive sesa kur jeni zgjuar

Kjo ndodh sepse gjatë ditës bombardohemi me imazhe, zëra edhe ndjesi nga më të ndryshmet. Kështu që truri fik shumë pjesë të vetat që të mos bëhet konfuz dhe të mund të procesoj vetëm gjërat e rëndësishme.
Studime të kryera gjatë gjumit, kanë treguar se truri është më tepër aktiv gjatë natës sepse proceson çdo informacion që gjatë ditës nuk ka mundur ta bëj.

dua.com

Gjithçka ndodh në subkoshiencën tuaj

Kur jeni duke fjetur, subkoshienca është vendi ku të gjitha ëndrrat marrin pjesë. Ëndrrat flasin gjuhën e imazheve, metaforave dhe simboleve. Ndaj, për ne është shpesh e vështirë t’u japim kuptim atyre. Të jeni të sigurt se ëndrrat nuk vijnë nga hiçi, por drejtpërdrejt nga eksperienca juaj personale.

Në ëndërr shikoni vetëm fytyra të njohura

Sado e çuditshme të duket, subkoshienca jote nuk mund të krijoj fytyra të reja. Kjo ndodh sepse subkoshienca ka memorie. Që do të thotë se çdo fytyrë që keni parë në ëndërr është një fytyrë që e keni parë edhe në realitet.
Gjatë ditës, qoftë edhe kur jeni duke ecur, truri yt rregjistron çdo imazh që i vjen përball, përfshirë këtu edhe fytyrat.

Në ëndërr nuk mund të lexoni

Mund t’ju ketë ndodhur të shihni shenja apo libra vërdall, por anjërën nuk keni mundur ta lexoni. Përse ndodh kjo?
Kjo ndodh sepse leximi është një aktivitet i koshiencës suaj dhe jo i subkoshiencës. Duhet të dini se truri është produkt i një periudhe të gjatë evolimi që përfshin qindra mijëra vite.
Megjithatë, njerëzit kanë nisur të lexojnë vetëm 5000 vjet para. Në ëndërr as orën nuk arrini ta lexoni sepse koha është relative në ëndrrat e tua. Madje as veten nuk mund ta shihni në ëndërr, kjo gjë ende nuk ka një shpjegim shkencor.

Femrat dhe meshkujt ëndërrojnë në mënyra të ndryshme

Studime të ndryshme kanë treguar se femrat dhe meshkujt jo vetëm që ëndërrojnë ndryshe nga njëri-tjetri, por edhe ëndrrat që shohin përfshijnë tema të papajtueshme me ta.
Për shembull, meshkujt ëndërrojnë më shpesh për armët sesa femrat. Ndërsa femrat ëndërrojnë më shumë për veshje, këpucë, aksesorë etj. Për më tepër ëndrrat e meshkujve përmbajnë më tepër aktivitet fizik se.sa femrat. Këto të fundit ëndërrojnë më tepër për traumat emocionale si refuzimi. Gjithashtu, femrat kanë më shumë biseda në ëndrrat e tyre sesa meshkujt.
Nëse do të mbash mend sa më shumë nga ëndrrat e tua, mbani në komedinën tuaj një ditar dhe shkruani sapo të zgjoheni. Kur t’i shikoni shënimet pas njëfarë kohë, shikoni nëse keni ëndrra, simbole apo imazhe përsëritëse. Ku i dihet, ndoshta ëndrrat mund të jenë burimi i ndonjë ideje fantastike!

Artikuj të ngjashëm