5 fakte që duhet të dini para se të dilni në një takim

nga Flogerta Driza

Kemi vënë re disa herë se të keni një të dashur dhe të dilni në takim me një vajzë mund të jetë vërtetë e vështirë për disa meshkuj.

Në fakt, ndonjëherë meshkujt edhe pse të mërzitur, kur vjen puna për një takim lumturohen shumë. Mirëpo, jo gjithnjë dinë se si të dalin në një takim. Këtu ne do t’ju ndihmojmë me disa fakte se si të dilni më lehtë në një takim me vajza.

1. Gjeni vajzën e duhur

Para se të dilni në takim, zgjidhni vajzën që ju pëlqen më shumë. Mundohuni të zgjidhni një vajzë e cila përshtatet me tipin tuaj. Zgjidhni atë vajzë e cila do të kujdeset për ju më shumë sesa të tjerët. Mos mendoni se një vajzë e bukur ka ardhur nga një planet tjetër. Silluni normal dhe gjithçka do të shkojë mirë. Por, nëse nuk jeni vetvetja do të sillni gjëra negative në mesin tuaj.

2. Mundohuni ta bëni atë të ndihet e veçantë

Në fakt, e gjithë bota e di se vajzat janë shumë të ndjeshme, por edhe serioze. Detyra juaj është ta bëni atë të ndihet e veçant. Kjo bëhet vetëm nëse i kuptoni humorin, kur ajo është e ndjeshme apo serioze. Jini kavalier. Si p.sh. hapini derën kur hyni diku. Nëse dilni në një takim dhe merrni makinën tuaj hapni derën e makinës. Ka edhe shumë gjeste të tjera. Të gjitha varen nga sa i vëmendshëm jeni.

3. Bëhuni origjinal. Bëhuni burrë

Vajzave ju pëlqejnë të kenë një lidhje me dikë që mund të drejtoj më mirë. Në fakt, vajzat kanë një afat kohor të shkurtër për t’ju zgjedhur juve. Bëhuni sensitiv kur bëni një plan takimi. Pyesni vajzën për mendimin e saj dhe çfarë përshtypje i krijoni. Interesohuni për opinionet që ajo ka. Nëse ajo sugjeron ndonjë vend atëherë respektoni mendimin e saj dhe vazhdoni ashtu. Kjo është një mënyrë për të krijuar një përshtypjepozitive tek një vajzë e re.

4. Mos u friksoni nëse bëni hapin e parë

Nëse jeni në një takim me një vajzë dhe po kaloni një kohë të mirë, atëherë bëni hapin e parë. Ne kemi parë se shumë meshkuj e kanë problem të lexojnë mendjen e një vajze. Nëse doni ta puthni atë dhe mendoni se ajo nuk ka nevojë për ndonjë puthje, në fakt vajzat kërkojnë për ndonjë sinjal. Nëse ajo është duke të dhënë një sinjal të thjeshtë për ta puthur. Mos mendoni shumë por bëjeni hapin e parë pa frikë.

5. Bëhuni të pavarur

Gjëja më e rëndësishme dhe kryesore është që ju të keni identitetin tuaj gjatë kohës së takimit. Nëse ju jeni duke paguar, çfarëdo që shpenzoni është e vlefshme. Në fund, para se ta leni vajzën, përpiquni të regulloni me të një takimin tjetër.
Nëse jeni një mashkull i pavarur nga familja, kjo do t’ju bëj edhe më tërheqës.

Në një takimi duhet të kaloni të dy një kohë sa më të këndshme. E fundit dhe më e rëndësishmja: mos e ndiqni atë, lëreni të vij vet tek ju.