Fazat e dashurisë – Pse shumica ndahen në fazën e tretë?

nga Flogerta Driza

Të gjithë duam dashuri të vërtetë dhe të qëndrueshme, pavarësisht se cilit grupmoshe i përkasim. Fazat e dashurisë janë të njëjta në çdo marrëdhënie. Megjithatë, shumë martesa prishen dhe shumica e njerëzve nuk e dinë pse.

Pasi ndahen nga partneri, fillojnë e mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e gabuar. Ne do t’ju tregojmë se shumica e martesave dështojnë sepse nuk kalojnë dot fazën e tretë! Pikërisht aty ku fillon vërtet historia e dashurisë.

Pesë fazat e dashurisë që përcaktojnë ecurinë e një marëdhenie janë:

  • Momenti kur bini në dashuri
  • Kur vendosni të bëheni çift
  • Zhgënjimi në marëdhënie
  • Krijimi i dashurisë së vërtetë dhe të qëndrueshme
  • Përdorimi i forcës tuaj për të ndryshuar botën

Momenti kur bini në dashuri

cift

Foto: Freepik

Kur dashuroheni në fakt po mashtroheni nga natyra që të zgjidhni një bashkëshort në mënyrë që speciet tona të vazhdojnë!
Është një ndjenjë shumë e bukur, që lëshon një mori hormonesh lumturie.
Kur dashuroheni projektoni të gjitha shpresat dhe ëndrrat mbi partnerin tuaj.  Imagjinoni sikur ata do të plotësojnë dëshirat tuaja dhe do t’ju japin gjithçka që nuk e keni marrë si fëmijë.

Mirëpo ky lloj projektimi e bën të destinuar dështimin e një marëdhënie.  Kjo gjë shfaqet në fazat e mëvonshme. Në ato momente mendojmë dhe jemi të bindur se do qëndrojmë të dashuruar me partnerin tonë gjithmonë.  Faza e parë është si qetësia para stuhisë. Për të gjithë ajo është periudha e lumturisë së madhe dhe e kujtimeve më të mira!

Faza kur më në fund bëheni çift

couple

Foto: Freepik

Në këtë fazë dashuria juaj thellohet dhe bashkohemi si çift. Kjo është një kohë kur bëni fëmijë dhe i rrisni. Nëse kaloni fazën e rritjes së fëmijëve, është koha kur lidhja juaj në çift thellohet dhe zhvillohet. është kohë bashkimi dhe gëzimi. Gjatë kësaj faze përjetoni më pak ndjenja të forta apo pasionante dashurie.
Megjithatë, ndiheni më të lidhur me partnerin, më të ngrohtë dhe më të dashur me njëri-tjetrin.  Ndiheni të sigurt, të mbrojtur, të shkujdesur dhe të vlerësuar. Mendoni se keni përjetuar çdo gjë. Shpesh mendojmë se kjo është faza e fundit e dashurisë.

Ne presim  që kjo fazë do të vazhdojë përgjithmonë. Mirëpo nuk është kështu. Dashuria evulon edhe më tej. Keni edhe shumë gjëra që ju presin gjatë rrugës!

Zhgënjimi në marëdhënie

konflikt

Foto: Twenty20

Askush nuk na flet për fazën e tretë. Faza e tretë për shumë marrëdhënie është fillimi i fundit. Kjo është një periudhë kur gjërat fillojnë të përkeqësohen. Mund të ndodhë gradualisht ose menjëherë. Fillojnë të na shqetësojnë gjëra të vogla. Ndihemi të bllokuar në marrëdhënie dhe duam të shpëtojmë.
Irritoheni, zemëroheni dhe në fund tërhiqeni.
I përkushoheni punës vetëm e vetëm që të mos shkoni në shtëpi. Filloni të dyshoni mbi veten dhe përsonin tjetër nëse e keni dashur ndonjëherë. Gjithçka ju duket një ferr i vërtetë.

Ekziston një shprehje e vjetër, “Kur kaloni nëpër ferr, mos ndaloni”.

Kjo vlen edhe për këtë fazë të jetës. Ana pozitive e fazës së tretë është se mësoni më tepër për veten dhe partnerin dhe se çfarë mund të përballoni së bashku. Pas kësaj faze të vështirë, vjen bekimi i vërtetë në marëdhënien tuaj.

Krijimi i dashurisë së vërtetë dhe të qëndrueshme

Lovers

Foto: Freepik

Më në fund mbërritëm te faza kritike. Lajmi i mirë është se nëse arrini ta kaloni këtë fazë do të kaloni bashkë të gjitha vështirësitë e tjera.
Kjo është faza e pjekurisë së një marrëdhënie dhe e njohjes së thellë të njëri-tjetrit.
Pasi të keni shëruar të gjitha plagët do të keni një marrëdhënie të vërtetë dhe të dashur.  Bëhuni të durueshëm dhe do të arrini ta keni!
Hulumtimi i vazhdueshëm nga The Adverse Childhood Experiences (ACE) demonstron përfundimisht se trauma e fëmijërisë ndikon në shëndetin tonë fizik, emocional dhe në marrëdhënie.

Nuk ka asgjë më të përmbushëse se sa të jesh me një partner që të sheh dhe të do për atë që je.  Ndërsa e kuptoni dhe pranoni më mirë partnerin, do mësoni ta dashuroni partnerin tuaj nga fillim dhe po ashtu edhe veten.

Përdorimi i fuqisë tuaj për të ndryshuar botën

couple

Foto: Freepik

Mbërritëm te e fundit nga të gjitha fazat e dashurisë! E dimë tashmë se bota nuk është duke ecur mirë. Ka luftëra dhe konflikte të vazhdueshme.
Dhuna racore dhe diskriminimi gjinor është kudo. Pyesim veten nëse njerëzit mund të mbijetojnë. Në këtë fazë të jetës ju do gjeni paqe me partnerin tuaj. “Çfarë shansi kemi për të krijuar një botë që kjo paqe të krijohet edhe për shumë të tjerë që na rrethojnë?”

Nëse arrini të kapërceni dallimet tuaja dhe të gjeni dashurinë e vërtetë, mbase mund të punoni për të ndihmuar edhe shumë të tjerë. Besojmë se çdo çift ka mundësi të përdorë “fuqinë e tyre” për të adresuar disa aspekte të problemeve të botës që prekin jetën e tyre. 

dua Marketplace banner