5 filma romantik shqiptar që duhet t’i shihni me patjetër

nga Flogerta Driza

Nëse mendonit se nuk ka filma romantik shqiptar, e keni gabim. Kinematografila shqiptare është e mbushur me perla të tilla, ndaj po ju sjellim këtë radhë 5 filma romantik shqiptar që ndoshta nuk i keni parë.

filma romantik shqiptar

Edhe ashtu edhe kështu

Edhe ashtu edhe kështu

Teoriku Apostol Sako shkruan artikuj dhe jep leksione mbi dashurinë e lirë të rinisë në një kohë kur një konflikt i madh ndodh në familjen tij. E bija, Alma është studente e inxhinierisë.

Ajo dashuron një këngëtar, ndërsa i ati do ta martojë me një diplomat. Konflikti zgjidhet përmes situatave komike duke e bërë këtë një nga filmat më simpatikë të kinematografisë shqiptare. Jo vetëm që situata janë qesharake por edhe tepër të lezetshme, duke na ngrohur zemrën.

Flutura në kabinën time

Tom Melgushi, i mbetur jetim dhe i rritur nga xhaxhai dhe e shoqja, punon shofer në fshat. Toma perceptohet si njeri rebel dhe i sertë nga shoqëria. Ai ka një lidhje të afërt me Ketin, e cila kërkon që ata ta zyrtarizojnë këtë lidhje, mirëpo, Toma nuk është gati.

Flutura ne kabinen time

Flutura në kabinën time

Njëkohësisht, Toma zhvillon nje afeksion të veçantë për Fluturen, mësuesen e biologjisë që ka ardhur nga qyteti. Këtu lindin edhe konfliktet dhe marrëdhënia e ndërlikuar mes tij dhe Fluturës. Kjo e fundit e pëlqen, por paragjykimet që ka ndaj tij e pengojnë të besojë në ndjenjat e saj.

Në çdo stinë

Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre filmi zbulon ëndrrat, dëshirat dhe preferencat e tyre. Karakteret kanë pak a shumë të njëjtën moshë por edhe ndryshime midis njëri-tjetrit. Filmi jep portretin e studentit të ri dhe jetës apo dyshimeve që e shoqërojnë një të ri.

Çifti i lumtur

Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri-tjetrin dhe ua bëjnë të ditur dashurinë prindërve të tyre.

cifti i lumtur

Çifti i lumtur

Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit, një konservator i rrethuar nga gruaja dhe halla, të cilat i krijonë një histori, duke përfshirë situata komike. Pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga “një fe tjetër”, ai nxjerrë justifikime që kjo lidhje të bëhet e pamundur. E gjitha kjo zgjidhet përmes situatave komike dhe çifti përfundon së bashku. 

Treni niset në 7 pa pesë

Elteva, punonjëse në bankën e shtetit fillon të vërej dëmet që ka sjellë në ekonomi puna e një stabilimeti të rrethit, drejtor i të cilit është Martini. Ky i fundit po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryq për arsye se drejtori i bankës është edhe shok i ngushtë me Martinin. Duke mos mjaftuar vetëm kjo, doktori i saj mendon se ajo është shtatëzënë. I dashuri i Etlevës, i cili është një trainer skuadre e braktis sepse nuk ndihet gati. Mes konfliktit të jetës së saj personale dhe karrierës, Etleva mundohet të gjej balancën.

Këto ishin disa nga filmat romantik shqiptar që përfshijnë komedi, të qeshura, dramë, por edhe romancë dhe dashuri të ngrohtë rinore. Nëse ju pëlqejnë do t’ju sjellim të tjerë filma të ngjashëm që ia vlen t’i shihni të paktën një herë.

dua Marketplace banner