Çfarë duhet të dini para se të takoni dikë që njihni online?

nga Flogerta Driza

A jeni gati për t’u takuar sy-më-sy me njeirun e zemrës që keni njohur online? Shumë mirë, por mos dilni ende nga dera që ta takoni. Para se të vazhdoni dhe të dilni në takim, sigurohuni që dini këto pesë gjëra esenciale për të, para ditës së madhe.

1. Emrin e tij

flet online

Foto: @SmitBruins via Twenty20

Mbase tingëllon pak e çuditshme që të jetë kjo në maje të listës? Është shumë lehtë që të kapeni nga vrulli i takimit me Princin Sharmant që keni njohur online. Pastaj kur uleni në një restorant që ta takoni, gjeni veten tuaj duke thënë “Më vjen mirë që më në fund të takova ty … ehh … princi84!?!” Sigurohu që të paktën të dini emrin e tij, madje më mirë akoma, edhe mbiemrin. Kështu që mund të krijosh një lidhje me jetën reale të atij personi.

2. Në cilin qytet jeton

Nëse more kohë për të shkuar në lokalin tënd të preferuar për të takuar njeriun tënd të zemrës, atëhere e mira do ishte ta dije në cilin qytet jeton ai. Ndoshta i ke thënë vetes se sa me fat je që ke takuar dikë që jeton në Prishtinë, por pastaj zbulon që ai nuk jeton në një qytet me ty.  Disa njerëz lënë jashtë profilit të tyre detaje kyçe si për shembull vendodhja se ku ata jetojnë. Sigurohuni që dini qytetin dhe sa afër është nga ju para se ta takoni.

3. Nëse planifikon të jetë në një lidhje

takoni a po planifikon lidhje

Foto : Twenty20

Nëse nuk shikoni për këto shenja online, mbase ai mund të jetë i dëshpëruar t’ju dërgojë në apartamentin e tij në mes të natës. Një mashkull që po kërkon të vërdalliset nuk do të dalë vetëm ashtu kot me ju dhe t’ju thotë se do të ketë një lidhje vetëm sa për të kaluar kohën. Zakonisht nëse kur shikoni me vëmendje ekzistojnë shenja që tregojnë nëse ai është gati për një lidhje. Nëse duket si avanturier, me siguri është i tillë.

4. Sa i arritshëm është për ju

Nëse është ai nga ata persona që qysh në takimin e parë ju lë me flutura në bark, do dëshironi të dilni përsëri në takim. Sa e pikëlluar do të jeni kur ta kuptoni që pas takimit të parë atij i duhet të shkojë në një takim pune larg për katër javë, në Gjermani? Po nëse ti punon nga ora 09:00 deri në 17:00 dhe ai punon natën dhe gjatë fundjavave? Ti dëshiron që ai të jetë i arritshëm për të kaluar kohë së bashku. Mëso se cila është axhenda/orari i tij i përgjithshëm.

5. Si duket ai

chatting

Foto: @daphneemarie via Twenty20

Nuk ka asgjë të keqe të pranoni se tërheqja fizike është e rëndësishme. Është mënyrë e natyrës për t’u siguruar që raca njerëzore të vazhdojë. Shfaqja e parë e tërheqjes fizike është kur fjalët mezi ju dalin nga goja. Apo emocioni që keni duke menduar se si do jetë nëse e puthni atë. Gjëja e fundit që duhet të bëni në takimin e parë është të shikoni përreth për ndonjë mashkull më tërheqës. Sigurohu që ta keni një ide të qartë se çfarë ju tërheq fizikisht.

Bëje shprehi që t’i kesh në mendje këto pesë elementë kyç para se të kalosh nga bota virtuale në atë reale.

dua Marketplace banner