Cilat janë pesë gjuhët më romantike në botë?

nga Flogerta Driza

Cilat janë pesë gjuhët më romantike në botë? Thuhet se femrat bëhen të bukura sepse meshkujt dashurohen pas pamjes, ndërsa meshkujt flasin bukur sepse femrat dashurohen pas fjalëve.
Nisur nga kjo duam t’ju tregojmë se cilat janë 5 gjuhët më romantike për të joshur çdo femër në botë:

Spanjisht

gjuhët më romantike

Si një nga gjuhët më të folura në botë, Spanjishtja kryeson listën tonë si një nga gjuhët më romantike në botë për shkak të tingullit të saj pasionant dhe sensual.
Gjuha spanjolle e ka origjinën nga Latinishtja. Kjo është arsyeja pse Spanjishtja klasifikohet si gjuhë Romance. Ky klasifikim ka pak lidhje me karakteristikat aktuale të vetë gjuhës. Shumica e gjuhëve Romane konsiderohen romantike për shkak të mënyrës së si tingllojnë.

Spanjishtja ka bashkëtingëllore më të buta dhe zanore më të gjata se gjuhët gjermanike dhe sllave, dhe kjo i ndihmon folësit që fjalët tu rrjedhin më lehtë së bashku. 
Meqenëse spanjishtja kërkon lidhjet foljore, është më e lehtë të krijosh vargje në spanjisht. Kjo gjë që e bën atë gjuhën ideale për poezi dhe muzik. Spanjishtja ka një trashëgimi të pasur muzike, poezie, arti dhe kulture që kontribuon në reputacionin e saj romantik.

Kuriozitet: Spanjishtja flitet nga më shumë se 420 milion njerëz në të gjithë globin. Është gjuhë zyrtare, kombëtare ose e folur gjerësisht në 44 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Të dua” në spanjisht: Te quiero [te kiero]

Frëngjisht

Shpesh konsiderohet të jetë gjuha më romantike në botë. Edhe ajo është një gjuhë Romance që buron nga Latinishtja.
Frengjishtja është një gjuhë shumë eufonike. Një rregull shqiptimi, p.sh është që folësit duhet të shmangin shqiptimin e bashkëtingëllores në fund të një fjale, përveçse kur ndiqet nga një zanore.

Në përgjithësi, zanoret dhe bashkëtingëlloret shpërndahen mirë në frëngjisht. Kjo gjë bën që fjalët të rrjedhin më mirë së bashku. Ashtu si spanjishtja, nevoja për të lidhur foljet në frëngjisht e bën frëngjishten një gjuhë të përsosur për poezi dhe muzikë. Francezët në fakt kanë reputacion për tekste të bukura. 

Kuriozitet: Frengjishtja është gjuha zyrtare e mbi 29 vendeve në të gjithë botën dhe është gjuha e parë e parë më e folur në Bashkimin Europian.

“Të dua” në frëngjisht: Je t’aime [zhuh t’em]

Italisht

gjuhët më romantike

Amore, tesoro, dolcezza, bellissima, innamorato … Nuk është për t’u habitur që një gjuhë me fjalë të tilla ritmike konsiderohet si një nga gjuhët më romantike në botë. Në fakt, pikërisht këto fjalë u konsideruan se ishin disa nga fjalët më romantike. Thënë kjo nga 320 përkthyes dhe interpretues të anketuar në Today Translate.

Si gjuhë romance që gjithashtu evoluoi nga latinishtja, italishtja ka një histori të gjatë të poezisë, prozës dhe operës së shkruar bukur. Shpërndarja ritmike e bashkëtingëlloreve dhe zanoreve kontribuon në tingullin e saj të theksuar zhurmues. Kjo është arsyeja pse folësit e gjuhëve të tjera thonë se italishtja tingëllon natyrshëm sikur këndon.

Historia dhe kultura e gjuhës italiane, e kombinuar me ritmin e saj lehtësisht të njohur, bën që italishtja të konsiderohet gjerësisht si një nga gjuhët më romantike në botë.

“Të dua” në italisht: Ti amo [ti am-oh]

Portugalisht

Asnjë listë e gjuhëve romantike nuk do të ishte e plotë pa Portugalishten. Gjuha seksi me bazë latinishten që flitet kryesisht në Brazil dhe Portugali. Me intonacionet e saj melodike dhe ekspresive si dhe zanoret e tërhequra. Portugalishtja shkrihet në përfeksion me muzikën ritmike dhe vokale si marrabenta, samba, fado dhe bossa nova.

Kjo vjen sepse Portugezët përdorin një gamë shumë të gjerë tingujsh të zanoreve që lejojnë një rrjedhë të pakufizuar të ajrit. Kjo është ideale për të kënduar. Kombinoni tingullin e gjuhës Portugeze me gjeografinë tropikale të vendeve që flasin Portugalisht dhe traditat ekzotike, kulturore dhe muzikore, dhe keni një nga gjuhët më romantike dhe seksi në botë.

Portugalishtja flitet nga mbi 215 milion njerëz në të gjithë botën. Ndërsa shumica e folësve portugezë jetojnë në Brazil dhe Portugali, portugalishtja flitet gjithashtu në Mozambique, Cape Verde, Guinea-Bissau dhe São Tomé.

“Të dua.” në Portugalisht: Eu te amo [eo che a-moh]

Japonisht

Japonisht

Megjithatë, gjuhët latine nuk janë gjuhët e vetme romantike. Gjuha e fundit në listën tonë na çon në lindje. Ndërsa hedhim një vështrim në atë që shumë e konsiderojnë si një nga gjuhët romantike dhe ekzotike në botë: Japonishtja.

Me potencialin e saj mbresëlënës dhe ekspresiv, nivelet komplekse të mirësjelljes dhe tingujve tërheqës të thjeshtë por poetik, japonezët kënaqin veshët dhe mendjen. Japonishtja gjithashtu konsiderohet të jetë një nga gjuhët më të dobishme për të kënduar. Të gjitha rrokjet japoneze janë të hapura. Kjo i jep gjuhës një tingull të lehtë lirik, që është mbi të gjitha magjik. Shumë aspekte të kulturës japoneze kanë udhëtuar edhe në botën perëndimore. Kuzhina e ndërlikuar japoneze, historia dhe kultura e saj interesante kontribuojnë në joshjen e kësaj gjuhe.

Me afro 130 milion folës, japonishtja fliten kryesisht në Japoni, por folësit japonezë mund të gjenden në të gjithë botën. 

“Të dua” në japonisht: Aishiteru [愛 し て,]

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, për shkak të ndryshimit kulturor, shumë japonezë nuk thonë “Të dua”. Ata nuk e shprehin dashurinë e tyre po aq shpesh sa ne në perëndim. Shprehjet Suki da (好 き だ), suki dayo (好 き だ よ, e folura mashkullore) ose suki yo (好 き よ, e folura femërore) përdoren më shpesh.

Këto janë vetëm disa nga gjuhët më romantike në botë bazuar në tiparet e tyre gjuhësore dhe reputacionin e përbashkët. Në realitet, çdo gjuhë mund të jetë romantike nëse flisni me fjalët e duhura!

dua Marketplace banner