Pesë karakteristika interesante të aplikacionit dua.com

nga Kaltrina Podrimaj

Jetoni në New York dhe dëshironi të njihni një djalë shqiptar në të njejtin rajon? Apo jetoni në Zvicër dhe dëshironi të takoheni me një vajzë nga Prishtina? Dua vjen me karakteristika shumë të veçanta. Doni të dini cilat janë ato? Jua themi ne.

Nuk ka rëndësi se ku nodheni, nëse po kërkoni të lidheni me një shqiptar/e, atëherë dua.com është zgjedhja e përkryer për ju. Ne po sigurohemi që t’i ofrojmë komunitetit shqiptar kudo në botë mundësinë për t’u lidhur me njëri-tjetrin si për lidhje dashurie, miqësore apo biznesore, e gjithë kjo në kohë reale përmes aplikacionit dua.com.

Për të qenë sa më i sigurtë dhe për të ofruar një eksperiencë unike, ky aplikacion aktualisht është në zhvillim e sipër dhe do të lansohet së shpejti. Ndërsa më poshtë janë disa karakteristika që e veçojnë atë.

Krijimi i profilit

karakteristika e profilit

Për të filluar rrugëtimin tuaj në dua.com dhe për t’u njoftuar me shqiptarë nga e gjithë bota, hapi i parë që duhet të bëni është: krijimi i llogarisë. Me siguri jeni duke e pyetur veten, si mund ta bëj këtë?

Ekzistojnë tri mundësi për krijimin e llogarisë në dua.com, e ato janë përmes:

  • Facebook
  • Email
  • Numrit të telefonit

Pas krijimit të llogarisë mund të vazhdoni me plotësimin e profilit, i cili është një hap shumë i rëndësishëm për krijimin e imazhit tuaj. Në profil keni hapësira të veçanta për ta mbushur me të dhënat tuaja personale, duke filluar nga ato bazike si emri dhe mbiemri deri te edukimi dhe interesat.

karakteristika e verifikimi i identitetit

karakteristika e filtrave

Siguria, respekti dhe serioziteti janë disa prej parimeve bazë të aplikacionit tonë. Për këtë arsye aplikacioni dua përmban një teknologji të fuqishme biometrike për njohjen e fytyrës.

Për të shmangur probleme të shumta nga krijimi i llogarive të rreme, ne ju japim mundësinë përdoruesve të verifikojnë profilin e tyre duke e krahasuar atë me dokumentet identifikuese personale.

Gjithashtu kur dëshironi të njoftohni me dikë, ekziston mundësia për të filtruar vetëm ata që kanë profile të verifikuara dhe janë përdorues të besueshëm.

Ndryshimi i lokaconit

karakteristika e vendodhjes

Udhëtoni nëpër botë me vetëm një lëvizje të gishtit në aplikacionin tuaj. Kjo karakteristikë thelbësore u mundëson përdoruesëve të kërkojnë njerëz të tjerë anembanë botës.

Gjithçka që duhet të bëni është të ndryshoni lokacionin. Për disa sekonda, nga Kosova fluturoni virtualisht në Angli, nga Gjermania në Tiranë apo nga Maqedonia në Kosovë. Zgjidhni vendin që dëshironi dhe në aplikacion do t’ju shfaqen vetëm njerëz nga ai lokacion.

Ky quhet ndryshe edhe filtri i vendodhjes për të cilin dua.com ka investuar shumë. Ky filtër do t’ju kursej jo vetëm kohë po do t’ju mundësojë të zgjidhni sipas kombësisë dhe vendodhjes.

Bllokimi i bisedës

Ne kemi për qëllim bashkimin e shqiptarëve kudo në botë. E për t’ju mundësuar përdoruesve të aplikacionit dua vetëm biseda domethënëse e argëtuese, ne jemi kujdesur të marrim masat e duhura.

Personi që fillon bisedën mund të dërgojë vetëm tre mesazhe, pastaj biseda do të bllokohet. Vetëm nëse pala tjetër i përgjigjet bisedës, ata mund të vazhdojnë të flasin dhe biseda zhbllokohet përsëri.

Me pak fjalë, gjithçka varet nga marrësi i mesazhit. Në këtë mënyrë do evitohen mesazhe të padëshiruara nga persona të padëshiruar dhe profile që ndoshta nuk i pëlqeni.

Ndryshimi i modulit

Aplikacioni dua.com do të jetë i ndarë në tri kategori. Në bazë të interesave tuaja, do të keni mundësi të ndryshoni modusin në dua.love, dua.help ose dua.biz.

Nëse qëndroni në dua.com atëherë jeni në modulin e njohjeve të dashurisë. Këtu mund të krijoni lidhje dhe njohje të reja. Ky është një modul shumë interaktiv ashtu si edhe modulet e tjera.

Nëse kaloni në dua.help, atëherë keni mundësi të kërkoni ose ofroni çfarëdo lloj ndihme Nëse kaloni në dua.biz mund të krijoni njohje të reja biznesore me shqiptarë në mbarë globin. Filtri i vendodhjes apo i kombësisë vlen edhe për modulet e dua.biz dhe dua.help.

Aplikacioni planifikohet të lansohet në Qershor të këtij viti, ndërkohë ju mund të regjistroheni si testues beta në uebfaqen e dua.com.  Gjithashtu versioni beta i aplikacionit do të lansohet të martën me 31 mars, ku të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen, testojnë dhe të na tregojnë përshtypjet e tyre.