5 karakteristika të versionit beta nga dua.com

nga Kaltrina

Pasi që versioni beta i aplikacionit dua.com është lancuar, jemi të lumtur për interesimin e jashtëzakonshëm dhe komentet e shumta që kemi pranuar deri tani. Për këtë arsye po ndajmë me ju disa karakteristika të cilat mund të ju hyjnë në punë nëse jeni ose dëshironi të bëheni testues beta.

1. Hapja e llogarisë

Hapi i parë është shkarkimi i dua.com në telefonin tuaj, pastaj mund të vazhdoni me krijimin e llogarisë. Ekzistojnë tri mundësi për krijimin e llogarisë në dua.com. Varësisht se cilën preferoni, ju mund të qaseni përmes: Facebook, email-it dhe numrit të telefonit.

dua.com versioni beta 2. Krijo profilin tënd

Pas krijimit të llogarisë versioni beta ju mundëson të vazhdoni me plotësimin e profilit. Ky është padyshim një hap i rëndësishëm sepse do të keni mundësi të krijoni imazhin tuaj, se si paraqiteni te përdoruesit e tjerë. Edhe pse vetëm version testues në aplikacionin dua.com ju mund të vendosni të dhëna të ndryshme si mosha, edukimi, biografi e shkurtë dhe aktivitete të cilat ju i pëlqeni.
Madje ju mund të publikoni deri në tri fotografi tuajat.

 

dua.com - versioni beta - Profile

3. Gjej dikë që të pëlqen dhe bëj “like” profilin e tyre

Pasi që kemi pasur shumë pyetje prej atyre që janë bërë beta tester, po ju shpjegojmë si të pëlqeni profilet e të tjerëve. Në momentin që jeni duke parë profilin e një përdoruesi, mjafton ta tërhiqni djathtas fotografinë e tyre dhe automatikisht ai person do të pranojë pëlqimin tuaj. Në këtë rast ju do të shfaqeni tek “Liked you”. Ndërsa një mënyrë akoma më e lehtë për të pëlqyer një person tjetër është të shtypni butonin e zemrës në profilin e tyre.

dua.com Informatë me rëndësi:
Nëse fotografinë e një personi e tërhiqni majtas ekranit tuaj, ai përdorues do të fshihet si opcion. Kjo nënkupton se ju nuk e keni pëlqyer ose nuk keni qenë të interesuar.

4. Kërko dhe lidhu me persona tjerë

Tani për tani versioni beta i aplikacionit dua.com ju mundëson të zgjedhni moshën dhe lokacionin në bazë të kilometrave. Pra mund të kërkoni përdorues të tjerë sipas preferencave tuaja. Pas lançimit të versionit final të aplikacionit ky filter do të jetë shumë më i avancuar.

dua.com - profile picture5. Biseda pa fund

Shqiptarë nga e gjithë bota, biseda pa fund dhe një përvojë e mirë. Kjo është ajo që po mundohemi të ofrojmë në dua.com. Versioni testues i aplikacionit ofron një chat funksional. Ju mund të bisedoni me këdo, mjafton të jeni të pajtimit të dy palët se dëshironi të kontaktoni. Në rast se e vëreni se nuk po pranoni njoftime kur dikush ju shkruan, është për shkak të versionit beta. Njoftimet do të aktivizohen në momentin që lansohet versioni final.

Dëshironi të bëheni testues beta? Plotësoni formën duke klikuar këtu.