Sezoni festiv sjellë shumë tradita. Mes gjërave që nuk mungojnë kurrë janë edhe disa këngë festive. Këngë që na kujtojnë se krishtlindjet dhe ndërrimi i motmoteve janë afër!
Megjithatë, mes shumë këngësh janë disa këngë festive që prej vitesh i kanë mbijetuar kohës. Edhe sot në Spotify ato listohen si këngët më të dëgjuara dhe më të kërkuara gjatë dhjetorit. Nëse ende nuk i keni dëgjuar sivjet, ne ua kujtojmë disa këngë festive që nuk duhet t’i harroni.
“All I want for Christmas Is You”
E bashkë-shkruar nga Mariah Carey dhe Walter Afanasieff dhe e incizuar nga Mariah Carey në 1994, kënga All I Want For Christmas Is You thyen rekorde çdo fundvit. Ajo njihet si kënga që sjellë magjinë dhe shpirtin e festave. Kësaj kënge i është realizuar edhe një videoklip i ri vitin e kaluar, në 25 vjetorin e publikimit. Videoklipi, në të cilin marrin pjesë shumë të famshëm, u mirëprit shumë nga publiku.
“Last Christmas”
Kënga u shkrua nga George Michael dhe u interpretua nga Michael dhe Andrew Ridgeley në 1984. Grupi dhuroi të gjitha honoraret e saj për të ndihmuar në zbutjen e urisë në Afrikë. Dihet se kjo nuk është kënga më e gëzueshme, pasi që flet për thyerjen e zemrës, me gjithatë ajo është shumë e kërkuar. Last Christmas është kënduar në mijra versione të ndryshme nga shumë muzikantë të botës.
“It’s Beginning to Look a Lot like Christmas”
Duket sikur sezoni i festave të fundvitit nuk nis pa këngën It’s Beginning to Look a Lot like Christmas nga Michael Bublé. Ashtu si e thotë edhe kënga “Ka filuar të duket si kohë Krishtlindjesh”, ajo jehon pikërisht në ditët e para festive. Kënga u publikua në vitin 2011, në kuadër të albumit të tij “Christmas”. Përpos kësaj kënge reportari i Michael Bublé ka edhe dhjetëra këngë të tjera që i këndojnë festave.
“Christmas Lights”
Edhe grupi i famshëm Coldplay i ka kënduar periudhes së fundvitit. Në dhjetorin e vitit 2010 kënga Christmas Lights, dedikuar dritave të krishtlindjeve ishte vetëm e shkruar, mirëpo grupi punoi shpejt dhe arriti ta sillte dhe të merrte zemrat e publikut.
Në 10 vjetorin e publikimit të saj, kënga ende ka vëmendjen dhe pëlqimin e publikut. Gjatë kësaj dekade ajo ka arritur të bëhet një këngë emblematik festash. Edhe sot ajo klikohet në platformat e ndryshme muzikore dhe kërkohet dhe dëgjohet nëpër radiostacione kudo në botë.
“Santa Tell Me”
Kësaj liste nuk ka se si t’i mungojë edhe Ariana Grande. Kënga e saj Santa Tell Me u dëgjua për së pari herë, në vitin 2014. Për këto 6 vite pop-ylli Grande arriti të bëhej pjesë e pashmangshme e toplistave festive. Që atëherë tregimi i saj për babagjyshin e vitit të ri dëgjohet, por edhe këndohet në versione të ndryshme. Shpirti festiv i Ariana Grande, e cila është edhe bashkëautore e tesktit, portretizohet në këtë këngë.