Pesë mënyra për të qenë më të lumtur

nga Flogerta Driza

Të gjithë duam të jemi të lumtur. Por çfarë është lumturia? Ja përkufizim “Lumturia është aftësia për të mos dëshiruar më shumë se cfarë ke, pra të gjesh mirënjohje dhe kënaqësi në të tashmen”.

Me fjalë të tjera, lumturia juaj varet nga sa e jetoni momentin. Pra, të mos dëshironi një moment tjetër për të qënë i kënaqur me çfarë ju rrethon. Shprehni mirënjohjen që ndjeni për gjithçka që ju rrethon. Vlerësimi i asaj që keni tani ju bën automatikisht më të lumtur në të tashmen. Duke patur parasysh këtë, duam t’ju tregojmë pesë mënyra për të rritur mirënjohjen çdo ditë dhe të gjeni një lumturi të qëndrueshme. Ja cilat janë ato:

Të lumtur janë ata që shprehni mirënjohje

të lumtur

Foto: Oleg Magni / Pexels

Para se të flini çdo natë, thoni një gjë për të cilën jeni mirënjohës. (Nëse luteni, atëherë bëjeni pjesë të lutjes suaj.)

Falenderoni dikë, do ndiheni më të lumtur

Shkruaj një shënim falenderues për dikë këtë javë. Nëse nuk gjeni një arsye për të falënderuar dikë, atëherë shkruajini atyre një shënim për t’i falënderuar që janë pjesë e jetës tënde. 

Merrni 30 sekonda për t’u mbushur me frymë

Merrni kohë për veten dhe jini mirënjohës për ekzistencën tuaj. Mbyllni syte, merrni frymë përmes hundës tuaj mbajeni për pak dhe nxireni nga goja. Bëni këtë 5 herë dhe do ndjeni qetësi të brenshme.

Mos bëni asgjë për 2 minuta

të lumtur

Foto: Pexel

Gjeni se çfarë ndodhi? Asgjë! Nuk e humbët punën tuaj. Familja juaj nuk ju braktisni. Nuk dështuat. Askush nuk ju gjykoi.
Në fakt, e vetmja gjë që ndodhi ështe se kuptuat që mund t’i jepni kohë vetes dhe mund të shijoni praninë tuaj pa konsumuar diçka. (duke ngrënë, shikuar TV, etj). Bëjeni këtë më shpesh duke shtuar kohën.

Telefononi një mikun tuaj

Flisni me një mik, me të cilin nuk keni biseduar për një kohë të gjatë. Të kesh miq në Facebook dhe ndjekës në Tëitter dhe një rrjet të madh është fantastike, por aty nuk arrini të krijoni lidhje të fortë. Ndaj, flisni me dikë që është i rëndësishëm për ju. Shprehuni me të. Thjesht shijoni bisedën dhe jini mirënjohës për atë person.