Pesë mënyra se si t’i fitoni zemrën personit që pëlqeni

nga Flogerta Driza

Dashuria është një temë e vështirë për të gjithë. Askush nuk lind me talentin për t’i fituar zemrën një femre apo një mashkulli. Duke ditur se nuk është një aftësi e lindur por e fituar, po ju tregojmë 5 mënyra se si t’i fitoni zemrën personit që pëlqeni.

Kini vetëbesim

vetbesim

Foto: @crystalmariesing via Twenty20

Mos harroni se vetëbesimi është seksi, kështu që jini të kënaqur me veten tuaj. Jini krenarë dhe tregoni sa shumë i dashuron gjërat që bën. Përqafoni papërsosmëritë tuaja dhe tregoni siguri në vetvete. Nuk po flasim për arrogancë këtu, por për dashurinë që keni për veten tuaj. Personi që ju pëlqeni do t’ju shoh si tepër tërheqëse kur  vërejë se si rrezatoni siguri dhe vetëbesim.

Jini të pavarur

Të qenit i pavarur është një nga cilësitë më të mira që një person mund të ketë. Tregojini personit që pëlqeni se si mund t’i realizoni gjërat pa u mbështetur tek të tjerët. Si mund të vendosni vetë dhe se si i qëndroni deri në fund asaj që mendoni se është e drejtë. Personi që ju pëlqeni mund të çuditet nga karakteri i fortë që keni dhe karizma juaj. Vetëm kështu mund të fitoni vëmendjen e atij që pëlqeni.

Flisni për pasionet tuaja

fitoni me pasion

Foto: @NickBulanovv via Twenty20

Flisni se sa shumë e doni erën e librave. Shprehni sa rëndësi kanë për ju koleksioni i fotove. Tregojini sa ahumë ju pëlqen të udhëtoni dhe cila është pjesa më e bukur e të udhëtuarit. Flisni për qëllimet dhe ëndrrat tuaja në jetë. Tregojini sa e adhuroni kinematografinë, pikturën apo vrapin. Të shohësh sytë e dikujt që shkëlqejnë ndërsa flet për pasionin e tij/saj është një magnet i sigurtë për të tërhequr dikë. Kur dikush ju sheh me kaq pasion do kuptojë se jeta me ju s’do të jetë kurrë e mërzitshme.

Sensi i humorit

Ashtu siç dashuria kalon nga stomaku edhe e qeshura është çelësi i zemrës së dikujt. Mos hezitoni të ndani me të disa nga ndodhit tuaja të turpshme.

qeshni

Foto: @lelia_milaya via Twenty20

Thuaj një shaka. Shakaja në vetvete mund të mos jetë qesharake, por personi që ju pëlqeni mund të qeshë bashkë me ju për përpjekjen tënde të vazhdueshme për të thënë shakatë e duhura. Të jeni spontanë është e rëndësishme ndaj kjo do t’ju bëj tërheqës/e pa asnjë dyshim.

Jini vetvetja

Besimi në vetvete luan rol shumë të rëndësishëm, por asgjë nuk vlen nëse shtireni. Duke qenë i/e vërtetë sidomos të shprehësh çiltërsi kjo do tërheq këdo ndaj teje. Mos harro qëllimi yt nuk është vetëm të fitoni personin që pëlqeni por edhe ta bëni atë t’ju respektojë dhe kuptojë këndvështrimin tuaj. Mos i presiononi të tjerët duke treguar në rrjetet sociale vetëm anën më të mirë. Sa më i vërtetë të jeni aq më tërheqës bëheni. Askush nuk i do gënjështarët!