5 mite për dashurinë që nuk janë të vërteta

nga Flogerta Driza

Meqë po eksplorojmë mitet popullore në lidhje me dashurinë dhe efektet e Ligjit të Tërheqjes, është koha që të flasim për mitet më të keqkuptuara të dashurisë.
Këto 5 mite për dashurinë do t’ju bëjnë të mendoni seriozisht në lidhje me marëdhënien tuaj dhe atë që quani dashuri.

Miti 1 – Dashuria ndodh si me magji

loveKush doli me idenë e Kupidit, mashtroi zemrat tona në pritje të dashurisë së vërtetë. Jemi shkëputur plotësisht nga realiteti.  E vërteta është se dashuria e vërtetë nuk ndodh menjëherë – nuk ka shigjeta magjike nga Kupidi dhe as princ të altërt.  Dashuria e vërtetë vjen për ata që janë të gatshëm të luftojnë për të.  A jeni gati? Gati të njihni më mirë vetten?  Të pranoni papërsosmëritë tuaja dhe të rriteni përmes partnerit tuaj? Të përjetoni dhimbje herë pas here? Nëse po, atëhere do të tërhiqni marrëdhënien e duhur – një që ia vlen.

Miti 2 – Dashuria e vërtetë është e lehtë

Sigurisht! Të biesh në dashuri me një djalë tërheqës është e lehtë. Ai hyn në dhomë, zemra juaj rreh, ju ngacmoheni dhe gjithçka tjetër është magjike. Të gjithë bien në këtë gracke, sepse “rënia në dashuri” është e lehtë apo jo? Hmm, nuk është tamam ashtu. Nuk është e lehtë të biesh dhe mbi të gjitha të rritesh në dashuri. “Dhimbja” ia vlen, sepse dashuria e vërtetë supozohet se ju ndryshon. Kështu që, nëse zbuloni se marrëdhënia juaj vjen para e mbrapa pa ju sjell asgjë pozitive, ka ardhur momenti të shkëpusni fillin. Kurajo!

Miti 3 – Dashuria e vërtetë është gjithmonë 50/50

A nuk dëshironi të ekzistonte një makinë llogaritëse që të maste sa njësi dashurie mund të prodhojë një zemër? Do ta nxirnit që në takimin e parë, do të skanonit zemrën e partnerit dhe nuk do të humbisnit asnjë moment të çmuar!
Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa shumë na do dikush. Madje, kjo ndryshon me kalimin e kohës. Zgjidhja e vetme është të pranojmë që dashuria nuk është 50/50, as kur dashuria është në kulmin e saj. Harrojini 50/50 dhe numrat – dashuria duhet të rrjedhë lirshëm, nuk është matematikë.

Miti 4 – Dashuria është gjithçka që ju duhet

coipleNuk është aspak e vërtetë. Edhe në përrallat klishe, dashuria nuk është gjithçka që i duhet princeshës. Komploti ka luftë në të. Ka njerëz të këqij, mollë helmuese dhe dragonj për të luftuar. Ka punë për të bërë. Kjo është e vërtetë edhe në jetën reale. Para çdo fundi të lumtur duhet të kapërcehen sfida dhe të dashuruarit duhet të jenë të lumtur pas përmbushjes së këtyre detyrave. Dy të dashuruarit duhet të jenë të gatshëm të rriten dhe të ndryshojnë. Nuk mjafton vetëm dashuria. Duhen investuar edhe shumë gjëra të tjera nga e cila përbëhet qenia juaj.

Miti 5 – Dashuria e vërtetë është baras me pajtueshmërinë

Ju jeni unik – ju keni aftësitë, cilësitë, ambiciet dhe gjërat tuaja për të cilat punoni. Kjo vlen edhe për partnerin juaj. Në planin afatgjatë, nuk mjaftojnë vetëm ndjenjat e dashurisë për të mbajtur gjallë një marrëdhënie mes jush. Pajtueshmëria është zjarri që mban gjallë dashurinë – pa të, dashuria shuhet. Megjithatë, jo gjithmonë do keni të njëjtat ëndrra dhe dëshira. Nuk do pëlqeni domosdoshmërisht të njëjtat gjëra. Janë pikërisht veçantitë e partnerit ato me të cilat ju do të dashuroheni. Dashuria e vërtetë nuk është e verbër – dashuria e vërtetë sheh kur gjërat nuk funksionojnë. Dashuria e vërtetë do t’ju nxisë të bëni atë që është e përshtatshme për ju. Këto mite për dashurinë nuk duhen besuar gjithmonë, e mira e të mirave është të zbuloni tuajat.