5 pyetjet që duhet t’ia bëni punëdhënësit në një intervistë pune

nga Flogerta Driza

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për tu përgatitur për një intervistë pune duhet përkushtim, mund dhe mbi të gjitha nuk duhet të kesh frikë nga asnjë pyetje që të drejtohet.

Tek shumë artikuj kemi folur se si ne duhet tu përgjigjemi pyetjeve të caktuara që na drejtohen. Po kur vjen momenti që duhet t’u drejtojmë ne pyetje atyre, cfarë duhet të themi? Për këtë arsye sot do t’ju sjell disa alternativa pyetjesh që mund të drejtoni ju kundrejt intervistuesëve në fund të një intervistë pune.

Kur të vijë momenti që do t’ju pyesin: A keni ndonjë pyetje për ne – Ja cilat janë 5 pyetjet që duhet t’ua bëni:

1. A mund të më tregosh pak a shumë një ditë të zakonshme për rolin e punës që po intervistohem?

Pun

Kjo pyetje, në varësi të përgjigjes së intervistuesëve do të ndihmojë të kuptosh më mirë se çfarë përgjegjësish të presin. Jo vetëm kjo, por do të tregojë edhe mënyrën se si ata presin prej teje organizimin e objektivave dhe realizimin e tyre. Ndaj është një pyetje e domosdoshme në një intervistë pune.

2. Cila është kultura e ndërmarrjes dhe si i sjell në jetë një ekip vlerat që kërkon ndërmarrja?

Pyetje të tilla i vënë shpësh në vështirësi intervistuesit, mirëpo tregojnë mendjemprehtësinë tuaj. Kultura e një ndërmarrjeje është një domosdoshmëri për tu ditur para kohe. Nga ana tjetër ti ke nevojë të dish edhe se si kontriubon një ekip dhe a i dihet vlera e punës që ky ekip kryen.

3. Çfarë quhet arritje e sukses në këtë pozicion pune që po intervistohem dhe si matet?

Arritje

Kjo pyetje është e rëndësishme për karrierën tënde. Në momentin që ti futesh në një kompani, synimi yt sigurisht është që të rritesh me kompaninë.

Nëse kompania nuk ka një plan të saktë matjeje për vlerat e një punëtori, atëhere kini kujdes sepse nuk ia vlen të punosh aty. Kjo sepse nëse një kompani nuk e ka të qartë mënyrën e matjes së arritjeve të një punëtori do të thotë se ju nuk do të vlerësoheni kurrë mjaftueshëm për punën tuaj.

4. Pse iu bashkove kësaj kompanie dhe cila është arsyeja që punon ende këtu?

Me këtë pyetje do të kuptosh më mirë se si është marëdhënia punëdhënës e punëmarrës. Nëse nje punëtor flet me entuziazëm e kënaqësi për vendin e punës ku është kjo do të thotë se edhe ti do ndihesh në të njëjtën mënyrë. Jo gjithmonë, por ka një shans të mirë që po. Në varësi të përgjigjes që do të marrësh do kuptosh më tepër rreth mardhënieve të brëndshme profesionale.

rritja e punes

5. Ku e shihni kompaninë në 5 vitet e ardhshme?

Kësaj i them unë pyetja 1 milon dollarëshe. Zakonisht kur na drejtohet kjo pyetje neve, stepemi, pasi planet nuk na dalin përherë. Megjithatë, nëse një intervistues stepet tek kjo pyetje e nuk di si të të përgjigjet do të thotë që kjo kompani nuk është e qëndrueshme. Një kompani e tillë jo vetëm që do të sjellë pasiguri në jetën tënde, por as nuk do të garantoj rritje profesionale. Ndoshta me shumë mundësi as siguri për vendin e punës për të cilin ti po intervistohesh.

Kini parasysh se ndonjëherë pyetjet që bëni janë po aq të rëndësishme sa përgjigjet që jepni. Mos lejoni që të testohet vetëm përgatitja juaj si punëtor i ardhshëm në atë kompani, por edhe përgatitja dhe pritshmëria që këni ju ndaj asaj komanie. Suksese!

dua Marketplace banner