5 rregullat e arta të biznesit që duhet t’i dini me patjetër

nga Flogerta Driza

Biznesi është art, dhe si cdo fushë tjetër ka edhe ai rregullat e veta mbi të cilat operon dhe funksionon. Ne po ju sjellim më poshtë 5 rregullat e arta që do t’ju japin një kuptim më të qartë mbi biznesin:

Mos harroni se jeni një qenie njerëzore

Këshilla më e mirë që kam për ata që merren me biznes apo një profesion të ngajsëhm është të jenë njerëz në radhë të parë. Ndaloni atë që po bëni, mbyllni sytë, tmerrni frymë thellë dhe pastaj jini vetvetja dhe një person i rregullt.

punoni

Foto: @criene via Twenty20

Duke qënë i tillë mund ta shihni idenë dhe projektin tuaj nga jashtë dhe jo me ndikimin tuaj emocional. Drejtojini vetes pyetjet e duhua dhe shikojeni projektin tuaj nga këndvështrime të ndryshme. Kjo bën pjesë tek rregullat e arta të padiskutueshme.

Bëje të pashmangshme realizimin e biznesit tuaj

Henri Ford thoshte: “Çfarëdo që të jeni duke menduar, është e mundur apo jo – keni të drejtë.” Nëse nuk besoni, ka të ngjarë që të mos ndodhë. Sidoqoftë, duhet të ndërmerrni një hap më tej dhe të siguroheni se çdo veprim që bëni është ai i duhuri dhe i pashmangshëm. Mos lejoni gjykimet e të tjerëve të mjegullojnë synimin tuaj. 

Çdo punë që bëni duhet të ketë firmën tuaj në të

Për t’jua shpjeguar këtë po ju sjellim historinë e shkurtër të Steëart Butterfield.

“Kur isha rreth 10 vjeç, babai im më ofroi 10 dollarë për të lëvizur ca dru zjarri të dorëzuar së fundmi nga rruga në garazh dhe ta grumbulloja brenda. Arrita t’i fus të gjithë drutë e zjarrit brenda, por në vend që t’i grumbulloja përballë murit, i lashë drutë të shpërndarë në të gjithë garazhin. Sigurisht pasi mbarova prita pagesën, por im at mu drejtua e më tha: ‘Çdo punë që bëni mban firmën tënde – a do e firmosje ti këtë punë që ke bërë këtu?’ Sigurisht këtë nuk e harroj kurrë, dhe ideja është e thjeshtë, nëse do të bësh diçka bëj më të mirën tënde.”

ekipi

Foto: @FotoArtist via Twenty20

Të gjithë duhet të përpiqen gjithmonë t’i bëjnë punët sa më të lehta për të gjithë

Kjo është e thjeshtë. Ideja është se nëse nuk ke shpirt grupi, nuk ia vlen të punosh në një ekip me njerëz të ndryshëm. Duhet të jesh i hapur për ndryshimet, duhet të ecësh me ritmin e grupit jo tëndin. Duhet të vëresh kur tavolina e dikujt tjetër ka nevojë për kontroll…Me pak fjalë duhet të modifikoni vazhdimisht sjelljen tuaj dhe atë të kolegëve të tu për të ecur në koherencë. Vetëm kështu garantohet rrjedhshmëria e punës. 

Mos harro arsyen pse po e bën

Nëse jeni në të thjesht për të fituar para, Zoti ju bekoftë: Shpresoj që të fitoni para. Nëse doni çmime ose famë, shpresoj që edhe këtë ta merrni. Por, nuk mendoj se dikush që është vërtet i kënaqur nga fama ose pasuria. Mos harroni se nëse ndiheni vërtet mirë me atë që bëni, atëhere punoni fort dhe bëjeni. Ky është çelësi. Cilado qoftë arsyeja pse bëni biznes mos harroni se duhet të jetë një arsye për të cilën jeni gati të sakrifikoni.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓