5 shenja që tregojnë se ai nuk ju respekton

nga Flogerta Driza

Cili është ndryshimi mes një marrëdhënieje që po kalon një periudhë të vështirë dhe një marëdhënieje që nuk po funksionon? Në fillim gjërat dukeshin kaq mirë, por gjatë rrugës, partneri juaj u shndërrua plotësisht? A mendoni se marrëdhënia juaj po bëhet mbytëse? Këtu do të lexoni pesë shenja që tregojnë se ai nuk ju respekton siç duhet.

  1. Nuk merr parasysh nevojat tuaja

Kompromisi është elementi thelbësor për çdo marrëdhënie. Është më se normale të kërkosh dhe të japësh mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Nëse i injoroni këto elemente thelbësore dhe nëse ai nuk i konsideron nevojat tuaja, kjo tregon se ai nuk ju respekton.

  1. Nuk tregohet i mirë me ty

Me dashuri dhe mirëkuptim mund të tndani me partnerin tuaj edhe të vërtetat më mizore. Nëse dikush ju mbështet vërtetë, atëhere do t’ju dëgjojë dhe do t’ju kushtoj vëmendje. Nëse ju bën të ndiheni keq gjatë gjithë kohës, atëherë gjërat nuk po shkojnë mirë. Kur dikush të do me gjithë qenien e tij, zakonisht bën një përpjekje të madhe për ta bërë partnerin të ndjehet rehat në çdo situatë. Kujdes!
ai nuk ju respekton

  1. Nuk respekton familjen dhe miqtë e tu

Nëse ai nuk mban qëndrim dhe nuk tregon respekt ndaj familjes dhe miqve tuaj, kjo tregon se ka nuk ka respekt për ty në radhë të parë. Miqtë dhe familja janë pjesë e jotja, sepse përfaqësojnë shtyllën e jetës tuaj. Zakonisht, duhet të mundohesh që të përshtatësh partnerin me familjen dhe miqtë e tu, përndryshe marrëdhënia juaj është e prirur të dështojë.

  1. Të kritikon shumë

Asgjë që bëni nuk e kënaq, madje nuk vlerëson as përpjekjet e tua. Ju gjykon vazhdimisht dhe është shumë kritik për gabimin më të vogël. Nuk harron e nuk fal dhe veprimet e tua shpesh bëhen objekt kritike dhe kontrolli.

  1. Nuk të dëgjon

A të dëgjon kur flet me të? A merr pjesë në një bisedë apo mezi pret që të përfundosh dhe secili të kthehet në punën e vet? Apo do vetëm të flasë për problemet e tij dhe nuk ju kushton aspak rëndësi? Të qenit i hapur me partnerin dhe të mbash një bisedë ose diskutim serioz është thelbësore në një marrëdhënie. Nëse kjo nuk ndodh, është e qartë që ai nuk të respekton dhe se është momenti t’i jepni fund kësaj marëdhënieje.