5 shenja që tregojnë se është një lidhje serioze

nga Flogerta Driza

Si ta kuptoni se ai ju do për një lidhje serioze? Nga ta dini nëse ai është me të vërtetë i interesuar? Si ta kuptoni se ai do të përfshihet në lidhje? Lexoni më poshtë dhe do t’ju tregojmë!

Një mashkull nuk merret me ty vetëm sepse të simpatizoni. Shkëmbyet disa fjalë në bar dhe ai tu duk i sjellshëm. Kjo nuk do të thotë asgjë! Mirësia, mirësjellja, një dorë muhabet dhe një buzëqeshje nuk janë shenja interesi dhe as nuk tregojnë se dikush do të përfshihet në një lidhje. As kur keni kryer marrëdhënie apo kur ai ju kërkon të kryeni marëdhënie, nuk janë shenja se ai ju do. Na vjen keq! Rëndësi ka të vlerësoni nëse ai dëshiron një lidhje serioze vetëm kur të keni vendosur se ai është njeriu i duhur për ju. Si ta kuptoni nëse ai dëshiron një lidhje serioze? Ja cilat janë shenjat që tregojnë një gjë të tillë!

Nuk ka keqkuptime, diskutime apo pengesa

lidhje serioze

Foto: Freepik

Shenja e parë që tregon se ai dëshiron një lidhje serioze me ju është diçka që shumë e nënvlerësojnë! Ajo shenjë është kur gjithçka shkon mirë, nuk ka dyshime, keqkuptime apo komplikime.  Marrëdhëniet e komplikuara janë marrëdhënie të gabuara. Një grua që nuk pëlqen dramat sentimentale në simptomën e parë të komplikimit duhet ta shkëpusë lidhjen menjëherë.  Kështu që të takon ty të shkëpusës fillin e para. Komplikimet = kohë e humbur + shumfishim i problemeve. Nuk është një formulë shkencore, por është e saktë dhe e padiskutueshme. 

 Jeni “ekskluzive” për të

Diçka tjetër që tregon se ai dëshiron një lidhje serioze me ju, është kur ai do të jetë me ju dhe vetëm me ju. Me pak fjalë jeni “ekskluzive” për të.  Në një lidhje serioze është e rëndësishme të jetë e qartë se ai do të jetë ekskluziv për ty dhe e anasjellta. Kjo ju sjell tek pika e mëparshme: “Një lidhje pa gënjeshtra, komplikime dhe drama të kota”. Çfarë do të thotë kjo? Shumë e thjeshtë, në një lidhje serioze prioriteti jeni ju dhe vetëm ju!

Përpiqet për lidhjen tuaj

couple lidhje serioze

Foto: Death to the stock

Po, po! E lexuat mirë, ‘përpiqet’.  Kjo do të thotë se është aktiv, ose siç thuhet ndryshe, vepron, lufton, bën për ju. Përpiqet për takuar, për të qëndruar me ty dhe që të jeni bashkë. Sa më shumë që të jetë e mundur, jo vetëm në kohën e tij të lirë, jo kur t’i rastisë, dhe sidomos jo vetëm për të fjetur me ty.  Një nga mendimet e tij të para në mëngjes duhet të jetë si të thellojë marrëdhënien me ty.
Pra, ai nis të mendojë se si do “ndërtojë këtë marrëdhënieje”. Nëse ai është i interesuar, ndërton dhe zbaton. Pikë!

Nuk është i varur ndaj teje

Shenja e katërt që tregon se kur ai do një lidhje serioze është i pavarur nga ty. Pra, nuk ka nevojë për ty sikur të jeni nëna e tij. Nuk ka nevojë që ti të jesh aty në të kundërt nuk ha dot, apo nuk fle dot etj. Nuk është se varet prej teje për çdo gjë dhe se nuk bën dot pa ty, se ti i shërben shtëpisë  e bën gjithçka tjetër.
E qartë?!
Ai dëshiron të jetë me ty sepse të do. Ecën përkrah teje, duke ndarë çdo emocion dhe eksperiencë në mënyrë të barabartë. Sepse lidhja ju përket të dyve, jo vetëm njërit prej jush. 

Ju vlerëson

Kjo e fundit tregon se është një lidhje serioze kur ai ju vlerëson, admiron dhe ju inkurajon. Pa ju vendosur në një piedestal, ai ju inkurajon dhe ju mbështët. Kështu që, nëse jeni një grua e ekuilibruar dhe i keni vënë syrin dikujt që me të vërtetë ju pëlqen dhe e vlerësoni, kujtoni këto shenja. Me siguri do përfundoni me një mashkull të dashur, të sjellshëm dhe të saktë. Një person i saktë sillet në mënyrë serioze. Përveç dëshirës që ka për një lidhje serioze, ai ka gjithashtu një qëndrim transparent dhe të sinqertë. Kjo është e gjitha.

Shkarkoni dua.com për të krijuar edhe ju lidhjen serioze.