5 shprehje dashurie që çdo kush dëshiron t’i dëgjojë

nga Argjenda Selmani

Pa marrë parasysh sa gjatë jeni me një person, ju duhet të mos harroni ta mbani gjallë romancën me shprehje dashurie. Mirëpo nëse jeni në fillim të lidhjes ju me patjetër duhet t’i tregoni partnerit apo partneres se ajo që ndieni për të është e fortë.

Janië disa shprehje dashurie që të gjithë duan t’i dëgjojnë. Madje edhe tipat më jo-romantikë në botë. Disa prej tyre ndoshta as nuk ju ka shkuar mendja t’i thoni ndonjëherë. Këtu mund të lexoni vetëm disa prej tyre.

‘Nuk dua të jetoj në një botë ku nuk mundem të të shikojë ty në sy’

Kjo është një nga ato shprehje dashurie që mund të thuhen vetëm kur dalin prej zemrës. Atëherë kur ndihen me të vërtetë. Kur i thoni dikujt “Nuk dua të jetoj në një botë ku nuk mundëm të të shikojë ty në sy”, me fjalë të tjera i thoni se jeta pa të lexoni shprehje dashuries’ka kuptim. Prandaj të jeni të sigurtë se keni gjetur mënyrën për ta prekur në zemër dhe për ta impresionuar.

‘Kur jam me ty ndihem sikur jam në shtëpi’

Thonë se nuk ka vend në botë ku njeriu ndihet më mirë se në shtëpi. Në shtëpinë ku është rritur. Aty ku ai mund të jetë 100% vetvetja.
I zhveshur nga çdo maskim apo kompleks i mundshëm. Mirëpo a e keni gjetur një person që kur jeni me të ju bën të niheni sikur jeni në shtëpi? Nëse po, atëherë mos hezitoni të ja thoni këtë shprehje dashurie.

‘Dua të plakem me ty’

‘Të dua përgjithmonë’, ‘Ne do jemi bashkë’, ‘Do të të bëjë të lumtur’ etj. Me siguri këto shprehje tashmë ja keni thënë personit tuaj të zemrës. Mirëpo mos u brengoseni. Ka ende të pathëna për ju. Për shembull, duke i thënë “Dua të plakem më ty” ju i tregoni se sa të dedikuar jeni për lidhjën tuaj. Se sa shumë e doni vërtetë atë person. Të duash të plakesh me dikë do disa shprehje dashurietë thotë të duash ta kalosh gjithë jetën me të. Prandaj kur dikush ta thotë këtë të bën të ndihesh vërtetë special.

‘Edhe nëse koha do të kthehej mbrapa unë do të zgjidhja sërish ty’

Shpesh hërë si qenie njerëzore jemi të prirur të dyshojmë. Ndonjëherë dyshojmë edhe se a na dashuron partneri apo partnerja jonë vërtetë. Mirëpo nëse dikush na thotë se edhe nësë do ktheje koha do ta zgjidhte sërish neve, kjo na gëzon zemrën. Prandaj definitivisht kjo është një nga ato shprehje dashurie që mund t’ia thoni personit për të cilin me të vërtetë ndiheni ashtu.

‘Unë mund ta pushtoj botën vetëm me një dorë përderisa tjetrën ma mban ti’

Thonë se mbatja e dorës është një nga shprehjet më të sinqerta të dashurisë. Ashtu siç është e puthja në ballë. Kur e ke afër vetës dikë që e do ndihesh sikur e ke fuqinë e gjithë botës. Fatmirësisht ka shumë fjalë që mund ta përshkruajnë këtë ndienjë. “Unë mund ta pushtoj botën vetëm me një dorë përderisa tjetrën ma mban ti” është një nga ato fjali. Një fjali që tregon se prania e personit të zemrës ju jep forcë të ndiqni ëndrrat tuaja. Të jeni versioni më i mirë i vetvetës. Prandaj shpreheni dashurinë në këtë mënyrë dhe mos hezitoni aspak.

dua Marketplace banner