5 Zakone “Normale” në një marrëdhenie që në të vërtetë janë Toksike

nga Flogerta Driza

 Zakone “Normale” apo elementë toksikë? Gjatë viteve të fundit, kam kuptuar se ka disa zakone “Normale” në një marrëdhnie që në të vërtetë janë toksike. Në shumicën e filmave, çifti ideal gjithmonë kalon nëpër grindje, skena xhelozie, madje dhe tradhëti.

Ata ndahen dhe kthehen së bashku sepse njëri prej tyre më në fund ka një epifani dhe bën çdo përpjekje të mundshme për t’u ribashkuar. Kjo krijon pritshmëri toksike për lidhjet e dashurisë, sepse na bën të besojmë se këto sjellje janë normale. Epo ja që nuk janë normale dhe sigurisht nuk janë as të shëndetshme.

Këto janë disa nga Zakone “Normale” në një marrëdhnie që, sipas këndvështrimit tim, duhet të konsiderohen toksike.

1. Ideja që konfliktet dhe zënkat e egra janë të barabarta me pasionin

zenkatNuk numëroj dot sa vajza që njoh kanë qëndruar me të njëjtin djalë për vite me radhë, sepse kanë këtë ide idiote në kohë se: “Zënkat gjatë gjithë kohës interpretohen si shenjë e dashurisë.”Ato, jo vetëm që nuk respektohen, por edhe mashtrohen dhe shumë herë përfundojnë duke i falur partnerët e tyre toksik. Me shpresën se ai do ndryshojë, vetëm se këto duhet të luftojnë për ta mbajtur lidhjen. 

Konflikti mes një cifti është i pashmangshëm, kjo nuk diskutohet. Por, konflikti i vazhdueshëm, intensiv nuk është një shenjë e pasionit ose e dashurisë. Në fakt është një mungesë e thellë respekti – madje, mund të jetë edhe shenjë se dashuria mungon komplet. 

2. Mban gjithçka brenda dhe nuk flisni me njëri – tjetrin

moskomunikimNëse nuk jeni në gjendje t’i thoni njëri-tjetrit se si ndiheni, pse jeni të zemëruar, të trishtuar ose të lënduar, atëhere ça kuptimi ka. Marrëdhënia ka të bëjë shumë me komunikimin dhe me çndan me partnerin tënd. Nëse partneri juaj ju do vërtet, atëhere duhet të ndaj gjërat me ty. Por, nëse nuk ka asgjë që mund të ndani me njëri-tjetrin, atëhere përse jeni bashkë. Nuk mund t’i mbani emocionet tuaja brenda. Nuk ka kuptim!

3. Prisni që partneri juaj të rregullojë çështjet tuaja emocionale

Kjo është kaq e zakonshme me çiftet, por njëkohësisht tepër toksike. Ne kemi zhvilluar këtë ide që partnerët tanë duhet të mbushin boshlliqet tona që të ndihemi më mirë. Sepse shpesh kemi frikë të ndiejmë zbrazëtinë që qëndron brenda nesh. Këto boshlliqe mund të përfshijnë shumë nevoja: aprovim, siguri, vërtetim, pranim. Gjëja është, askush nuk mund t’i mbushë ato. Çdo gjë nis me ty. Sado dashuri të ndiesh nga partneri yt, nuk mund të presësh e varësh gjithçka tek ai.

kontrollon

 Kjo është edhe arsyeja pse shumë çifte përfundojnë në tradhëti. Plotësojnë fillimisht boshlliqet e tyre në nisje të marrëdhënies dhe pasi konsumohet marrëdhënia, kërkojnë diku tjetër atë që u mungon. 

4. Të bëhesh agjent i FBI-së

Për disa arsye që nuk e kuptoj, shoqëria jonë beson se është normale të kontrolloni telefonin, postën elektronike ose mediat sociale të partnerit tuaj.

Kjo jo vetëm që nuk është normale, por tejkalon toksiken. Për mua, si person është e papranueshme. Marrëdhënia duhet të mbështetet në besim të përbashkët. Nëse nuk ekziston besimi mes jush nuk ia vlen ta coni marrëdhënien as edhe një orë më tepër. Marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë besim absolut. Dhe gjithsecili prej nesh ka të drejtën e privatësisë absolute. 

5. Bëni shaka që ulin partnerin tuaj

Zakone "Normale"Është mëse normale që çiftet të ngacmojnë njëri-tjetrin, por ka një ndryshim mes ngacmimeve dhe uljes së partnerit tuaj në sy të të tjerëve. Ngacmimi mund të jetë një mënyrë për të krijuar intimitet, por gjithashtu mund të kalojë në mosrespekt. Dikush mund të përpiqet të bëjë gallatë, por mund të përfundoni duke e lënduar dikë tjetër osee anasjelltas.

E gjitha varet nga toni i zërit, gjuha e trupit dhe, natyrisht, nga qëllimi. Një gjë është e sigurt: nëse ndiheni të lënduar, duhet të flisni dhe t’ia bëni me dije partnerin tuaj.

Dashuria supozohet të jetë e qetë, e mirë dhe përkrahëse – jo e paqëndrueshme, toksike ose e helmuar.

Një marrëdhënie duhet të ndërtohet mbi një themel të fortë që nga fillimi. Nuk ka rëndësi nëse dukeni të lumtur në rrjetet sociale apo në publik. Nëse, në fund të ditës, në prapaskenë, vazhdimisht të ziheni dhe të mos respektoni hapësirën dhe ndjenjat e njëri-tjetrit, atëhere nuk ka vlerë. 

dua Marketplace banner