Ndërsa është më tipike për të dashurit të thonë gjëra romantike ndaj të dashurave, djemtë gjithashtu e vlerësojnë kur dëgjojnë gjëra të lezetshme. Asnjëherë mos e nënvlerësoni se sa shumë mund t’ia ngrejë hurmorin një koment i bukur të dashurit tuaj.
Shpesh është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i gjëra romantike thënë të dashurit tuaj. Jo sepse nuk ju intereson ai, por sepse për femrat është gjithnjë pak e vështirë të shprehin ndjenjat e tyre. Ndaj ne po ju sjellim në këtë artikull frazat më të lezetshme romantike, që do t’ju ndihmojnë të shprehni mendimet romantike me sukses.
- Je kaq simpatik dhe i ëmbel kur buzëqesh.
- E adhuroj kur kur përdorni krahët e tu të fortë për të më përqafuar me gjithë fuqinë tënde
- Gjithçka është më e mirë dhe më e bukur me ty pranë.
- Të të dhuroja zemrën time që gjëja më e mirë që kam mundur të bëjë ndonjëherë.
- Më mungon kaq shumë kur jemi larg, saqë filloj të lexoj mesazhet e vjetra nga ty për t’u ndjerë më mirë.
- Kurdo që të më përqafosh, kurrë nuk do ta lëshoj përqafimin tënd të shtrenjtë.
- Nëse do të mund të përdorja fjalë për të të përshkruar, do të thoja: je më i miri.
- Ti më shtyn të dua të jem versioni më i mirë i vetvetes.
- Historia jonë e dashurisë është ajo që do të doja t’ia tregoja fëmijëve dhe nipërve tanë të ardhshëm një ditë.
Siguria dhe dashuria ecin krah njëri-tjetrit
- Ndihem kaq e sigurt dhe e qetë kur jam në krahët e tu.
- Jam kaq me fat që të kam ty si të dashurin tim.
- Dua të di gjithçka për ty, që nga fëmijëria e cdo kujtim të hidhur apo të lumtur që të ka bërë ky që je.
- Ti di gjithmonë se si t’më bësh për të qeshur.
- Zemra ime të përket ty dhe vetëm ty.
- Çdo gjë e vogël që bën më bën të bie më shumë në dashuri me ty.
- Ndoshta ne nuk jemi njerëz të përsosur, por mendoj se jemi të përsosur për njëri-tjetrin.
- Kur Zoti të krijoi, me siguri ai po mendonte për shoqëruesin e përsosur për mua.
- Më bën të qesh aq shumë saqë ndihem përsëri si një fëmijë i vogël.
- I shpëtove ndëshkimit duke kryer krimin perfekt kur më vodhe zemrën.
- Të zgjohesh pranë teje është ndjenja më e mirë në botë.
Për sa kohë dashuron me pastërti asgjë nuk është gabim
- Kur të shoh ty, e di se gjithçka tjetër do të jetë në rregull.
- Më pëlqen të vesh këmishat e tua sepse ato më kujtojnë ty dhe më bëjnë të ndihem e sigurt.
- Ti je personi i vetmi me të cilin dua të kaloj aventura dhe eksperienca të reja.
- Kurdo që ecim së bashku, më pëlqen të mbaj shtrënguar dorën tënde të fortë dhe të ngrohtë.
- E adhuroj tingullin e zërit tënd kur thua emrin tim.
- Zemra ime shpërthen me rrahje të pakontrollueshme sa herë që të kam pranë.
- Kur të shoh ty, është pothuajse sikur të gjitha ëndrrat e mia të jenë realizuar.
- Meqë më trajton si një mbretëreshë, jam e gatshëm të të bëj ty mbretin tim.
- Dua të të bëj të ndihesh sikur ke fituar llotarinë.
- Historia jonë e dashurisë është si një libër. Më pëlqen të lexoj përsëri e përsëri kapitujt e parë dhe mezi pres që të zbuloj se çfarë vjen më pas.
Kur jeni fiks për njëri-tjetrin asgjë nuk mund të qëndrojë mes jush
- Kurdo që jam me ty, nuk kam pse të përpiqem të jem dikush që nuk jam. Ndjehem e qetë që mund të jem thjesht vetvetja.
- Je ai lloj djali që çdo vajzë do të ishte me fat po ta kishte përkrah. Dhe jam e lumtur që ky fat më ra mua.
- Vetëm mendimi se mund të të ndodh dicka e keqe më trëmb kaq shumë saqë më duket sikur mund të cmendem. Kaq fortë të dashuroj.
- Më mungon kaq shumë në këto momente saqë nëse do mund të fluturoja do vija të të përqafoja.
- Fale teje kam kuptuar se cfarë është dashuria e vërtetë.
- Tani e kuptoj që të gjitha kohërat e vështira në jetën time më kanë sjellë drejt teje. Sinqerisht cdo gjë ia paska vlejtur sepse je shpërblimi më i vlefshëm që kam marrë ndonjëherë.
- E adhuroj faktin se sa shumë punon për të ardhmen tonë.
- Dashurohem me ty sa herë që buzëqesh.
- Ti je pjesa që mungonte në enigmën time. Kam kërkuar për ty gjatë gjithë këtyre viteve.
- Do doja të kthehesha pas në kohë, në mënyrë që të mund të takohesha sa më shpejt me ty.
Momenti i vetëm që zgjat në përjetësi është momenti kur dashurohesh
- Mu mjaftoi vetëm një moment që të dashurohesha me ty, por do vazhdoj të të dua përgjithmonë.
- Jetët tona janë ndërthurur kaq shumë sa nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty në të.
- Përqafimi yt është vendi më i sigurt për mua.
- Mirupafshim nuk ishte kurrë një fjalë kaq e vështirë më parë për mua derisa të takova ty.
- Ti je lloji i të dashurit që i bën të gjithë xheloz për marrëdhënien tonë.
- Do të ecja me mijëra milje vetëm e vetëm që të mund të isha në krahët e tu.
- Nuk do të ndryshoja asgjë tek ty sepse të dua ashtu si je.
- Mund të më mbulosh me xhevahire dhe pasuri, por për mua gjëja më e vlefshme në botë janë gjithnjë puthjet e tua.
- Të më kërkosh që të mos mendoj për ty, për mua është njësoj sikur të më kërkosh që të mos marr frymë
- Je i dashuri më i ëmbël që një vajzë mund të kërkojë në jetën e saj.
Këto ishin ato pak gjëra romantike që kishim ndërmend t’jua rreshtonim në këtë artikull. Si gjithmonë mund ta shtoni sa të dëshironi. Më e mira akoma është që t’i personalizoni këto thënie të bukura dedikuar partnerit tuaj.