6 aftësi thelbësore për të zotëruar epokën e re të njohurive

nga Flogerta Driza

Tashmë po futemi në epokën e një revolucioni të ri njohurish. Ku çdo gjë do të shndërrohet e nuk do jetë si më parë. Njësoj siç ndodhi me revolucionin industrial, ndaj duhet të jemi të përgatitur

“Analfabetizmi i shekullit XXI nuk do të jetë se nuk do mund të lexojmë dhe shkruajmë, por fakti që nuk do dimë të mësojmë, ç’mësojmë dhe rimësojmë.” – Alvin Toffler

Por, si mund të mësojmë njohuritë e duhura? Gjashtë pikat më poshtë shërbejnë si një kornizë për t’ju ndihmuar t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje. 

1. Identifikoni njohuritë e vlefshme në kohën e duhur

mesoni

Foto: @dashapats via Twenty20

Nç epokën që po hyjmë vlera e njohurive nuk është statike. Ndryshon në varësi të funksionit që kjo njohuri ka, sa vlerë dhe sa e rrallë është. Për shembull, të dish Kinezisht apo Japonisht si gjuhë, është diçka e rrallë. Po këtu nuk po flasim vetëm për gjuhët e huaja. Ndërkohë që teknologjitë zhvillohen dhe industritë riorganizohen, shpesh ekziston një defiitç i njerëzve me aftësitë e nevojshme. Kjo u rrit vlerën njohurive të caktuara. Për shkak të kompensimit të lartë, shumë njerëz trajnohen shpejt, dhe kompensimi mesatar zvogëlohet.

2. Mësoni dhe zotëroni atë njohuri sa më shpejt të mundeni

Dritaret e mundësive janë të përkohshme në jetë, ndaj duhet të përfitoni sa më shpejt të mundni kur i shihni. Kjo do të thotë të jesh i aftë të mësosh aftësi të reja shpejt është një dhunti. Të kuptuarit dhe përdorimi i modeleve mendore është një nga aftësitë më universale që çdo person duhet të mësojë. Kështu që kur hidheni në një fushë të re, nëse keni njohuri ekzistuese që mund t’i përdorni për të mësuar më shpejt, bëjeni.

3. Komunikoni vlerën e aftësive tuaja me të tjerët

ndani me te tjeret

Foto @Olha_Tsiplyar via Twenty20

Njerëzit me të njëjtat aftësi mund të marrin rroga dhe tarifa të ndryshme, bazuar në aftësinë e  komunikimit që zotërojnë. Kjo i bind të tjerët se aftësitë që keni janë të vlefshme për tu paguar mjaftueshëm. Shumë njerëz kalojnë vite për të zotëruar aftësi teknike por jo ato të komunikimit. Mos bëni të njëjtin gabim.

4. Shndërroni njohuritë tuaja në para dhe rezultate

Ka shumë mënyra për ta shndërruar njohurinë në vlerë monetare. Disa shembuj përfshijnë gjetjen dhe marrjen e një pune që paguan mirë. Rritjen e rrogës apo krijimin e një biznesi të suksesshëm sipas njohurive tuaja. E të tjera si këto.

5. Mësoni si të investoni në të mësuar, një ditë paratë do t’ju kthehen shumëfish

Secili prej nesh duhet të gjejnë “portofolin” e duhur të librave, kurseve në internet dhe programeve të certifikatave / gradave për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona brenda buxhetit tonë. Për të krijuar “portofolin” e duhur, fuhet të aplikojmë metoda financiare të cilat do të na shërbejnë në planin afatgjatë.

6. Mjeshtëroni aftësinë “e të mësuarit se si të mësoni”

studioni ne epokën e mesimeve

Foto: @giangdaoo via Twenty20

Shkalla jonë e të mësuarit përcakton se sa shpejt mësojmë apo thithim njohuritë e reja me kalimin e kohës. Konsideroni dikë që lexon dhe mban një libër në javë përkundrejt dikujt që kërkon 10 ditë për të lexuar një libër. Gjatë një viti njëri prej tyre sigurisht do të ketë lexuar më shumë.

Ajo që duhet të bëjmë është se nuk duhet të ndalemi së mësuari. Mësimet tona nuk ndalen vetëm nga mosha 5 deri në 22 vjeç. Jemi në epokën e njohurive të shpejta. Për të mbijetuar dhe lulëzuar në epokën e re, duhet të mësojmë vazhdimisht. Të punosh shumë është qasja e epokës industriale për të përparuar. Por kohët po afrohen drejt revolucionit teknologjik ndaj dhe qasja duhet të ndryshojë

Mos u bëj dembel! Mos nxirr justifikime! Thjesht bëje!

“Jeto sikur të vdisje nesër. Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë. ” – Mahatma Gandhi

motivohuni

Foto: @beorn via Twenty20

Të mësuarit nuk është më një luks; është një domosdoshmëri.
Vetëm tre hapa janë të nevojshëm për të krijuar ritualin tuaj të të mësuarit:

1- Gjeni kohën për të lexuar dhe mësuar edhe nëse jeni vërtet të zënë dhe të kapluar.
2- Jini të qëndrueshëm në përdorimin e asaj kohe “të gjetur” pa vonuar dhe pa rënë pre e shpërqendrimit.
3- Rrisni rezultatet që merrni nga çdo orë mësim duke përdorur teknike ose hile të provuara që do t’ju ndihmojnë të mbani mend dhe të zbatoni ato që mësoni.