6 arsye pse duhet të martohesh me mikun tënd më të mirë

nga Flogerta Driza

Ai di gjithçka për ty, e megjithatë, ende nuk keni shkëmbyer asnjë puthje. Nëse ende s’je e bindur se ai është i duhuri, ne do t’ju japim 6 arsye pse duhet të martohesh me mikun tënd më të mirë.

Me mikun tënd më të mirë ke dalë për të bërë pazar dhe ke folur me orë të tëra për çdo gjë që të ka shqetësuar. Ka qënë aty kur keni ngelur në mes të rrugës sepse ju ka mbaruar nafta. Të ka kritikuar por edhe të ka mbajtur krahun tënd kur jeni gjendur në telashe. Nuk është inatosur kiurrë më ty, por gjithnjë ka qënë i emocionuar për një aventurë të re me ty çdo ditë. 

1. Me mikun tënd më të mirë gjithmonë ke diçka për të thënë

Edhe kur keni qënë larg, shoqëria ka vazhduar të jetë e fortë. Këni folur vonë natën dhe jeni zënë me njëri-tjetrin për budalliqe, por ditën tjetër keni folur sërisht. Në mëngjes mesazhin e parë ia ke dërguar atij dhe, shpesh, e ke ngushëlluar mikun tend me te mirepas një zhgënjimi që ai ka pësuar në një lidhje. Fshehtas je pikëlluar për të, por edhe je lehtësuar në vetvete. Nëse ke filluar të ndjehesh në këtë mënyrë ka ardhur momenti t’i bësh vetes disa pyetje. Pra, duhet të hapësh sytë, dhe ktheje miqësinë që ke në historinë më të rëndësishme të dashurisë në jetën tënde.

2. Je vetvetja

martohesh me shokun tënd më të mirë do të thotë të mos kesh siklet të tregosh veten pa grim. E ke bërë një mijë herë në mënyrë të pavetëdijshme, pa e ditur se ai nesër mund të bëhet partneri yt i ardhshëm. Me të, gjithmonë, ke qenë e lirë të jesh vetvetja. Me të mirat dhe difektet e tua. Në asnjë moment nuk ke përmbajtur veten, keni bërë shaka nga më të çuditshmet dhe keni qeshur me atë shaka për javë të tëra. 

3. Nuk do të grindeni kurrë për gjëra të kota

Në fund të fundit e njihni njëri-tjetrin prej kohësh. Keni të njëjtët miq, shkoni në të njëjtat vende, pini kafen së bashku në të njëjtin vend. E vërteta është se shpallja e dashurisë që keni për njëri-tjetrin do të jenë një surprizë vetëm për ju. Pjesa tjetër e botës e ka ditur tashmë.

4. Martesa me mikun tuaj më të mirë do të jetë një bekim

Jeni rritur me këtë person dhe tashmë e njeh edhe më mirë se veten. Zgjidhni kishën, vendin e pritjes, favoret, ftesat e dasmës, kë doni të ftoni.  Nuk do lodheni shumë sepse i keni diskutuar këto detaje prej vitesh, kur keni biseduar për dasmën tuaj të ëndrrave. Ka për t’ju propozuar në mënyrën më të vençantë sepse ai e di se si e keni ëndërruar atë moment.

5. Ai do t’ju dëgjojë gjithmonë

Sa netë e pasdite keni kaluar duke folur për gjithçka që keni pasur në mend. Edhe në orën 2 të mëngjesit jeni mbështetur tek mikun tend me te mireai. Të pëlqen shumë të bisedosh me të, apo jo?  Keni qeshur e keni qarë së bashku, por mbi të gjitha keni qënë aty edhe gjatë zhgënjimeve më të mëdha.

6. Ai di gjithçka për ty siç edhe ju dini gjithçka për të

Ai di sa sheqer hidhni në kafenë tuaj, çfarë hani dhe nuk hani, cili film ju pëlqen, se si visheni kur doni të bini në sy, si ecni, çfarë këpucësh ju pëlqejnë etj. Njeh ëndrrat dhe ambieciet e tua dhe se si fiksoheni pas një filmi, aktoreje apo këngëtari. E njëjta gjë vlen edhe për ty. Ti e njeh atë aq mirë saqë e ndjen pjesë të familjes, ose më saktë ndjehesh me të sikur je në shtëpinë tënde. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse duhet të martohesh me mikun tënd më të mirë. Askush nuk të njeh më mirë se ai. Mbani mend që dashuria është një tren që kalon shpejt, nëse nuk ke guximin të shprehësh ndjenjat e tua në stacionin e duhur, ai tren do të largohet dhe do t’ju duhet ta shoqëroni për të zgjedhur unazat e dasmës me një vajzë tjetër! Nëse, nga ana tjetër, treni ndalet në stacionin e duhur, atëherë përgatituni të festoni dhe mbi të gjitha ka ardhur koha të organizoni muajin tuaj të mjaltit.