6 gabimet që bëjmë në një marrëdhënie dhe si t’i tejkalojmë?

nga Flogerta Driza

Në një marrëdhënie gjërat janë gjithnjë të komplikuara. Ka raste kur e dimë si ta menazhojmë dhe ka raste kur jo. Sot në këtë artikull do t’ju sjellim 6 gabimet që bëjmë në një marrëdhënie dhe do të diskutojmë nëse është e mundur t’i rregullosh ato.

1. Jepi vetes kohë për tu bërë dikush që të pëlqen 

e lumtur me vetenMund të ndodh shpesh mes miqsh që: Dikush sugjeron një mbledhje së bashku, pra diçka “aktive. Një udhëtim, shëtitje, ndoshta edhe një turne çiklizmit.

Askush nuk ka bërë stërvitje për muaj me radhë, e mëgjithatë, përfundoni në një ekskursion fizikisht sfidues – dhe kaloni tre ditët e ardhshme në divan të rraskapitur.

Të njëjtën gabim bëjmë edhe në marrëdhënie. Përpiqemi të vrapojmë para se të mësojmë si të ecim.

“Kur i jep vetes kohë, bëhesh dikush që të pëlqen të jesh, me një jetë që të pëlqen ta kesh, do të tërheqësh dikë të ngjashëm. Nëse pëlqeni veten për atë që jeni, rrjedhimish do të tërhiqni dikë që ju pëlqen për atë që është.”

Me fjalë të tjera: Ju nuk mund ta gjeni dashurinë e vërtetë para se ta doni vërtet veten.

2. Lëreni marrëdhënien të arrijë një pikë konflikti

konflikt ne ciftNdodh që shumë çifte i shmangin konfliktet në një marrëdhënie sepse janë emocionalisht të parehatshme.
“Nuk po ju themi se duhet të kërkoni konflikt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të provoni nëse marrëdhënia ka kapacitet për rritje.”

Nuk ka rëndësi se si arrini ta bëni këtë gjë, rëndësi ka se çfarë do mësoni prej eksperiencës. Nëse mësoni të tejkaloni konfliktet tuaja, sado të zjarrta të jenë ato atëhere keni kuptuar edhe se ku nuk duhet ta shkelni partnerin.

“Nuk po them të uleni si dy mjeshtra zeni e të bisedoni e ndani ndjenjat tuaj urtësisht. Jo, mund edhe të bërtisni apo të konfliktoheni, vetëm mjafton të jetë profuktive. Nëse arrini të zgjidhni konfliktet marrëdhënia juaj do të ecë gjatë.”

Kuptojeni që nuk mund të ndryshoni njerëzit e tjerë në një marrëdhënie

te njejteNjë arsye pse marrëdhënia juaj do të arrijë një pikë konflikti është se – duh – jeni dy njerëz të ndryshëm! Do keni raste kur nuk do të bini dakord për diçka, dhe kjo renditet tek mësimi tjetër:

“Mësimi më i rëndësishëm është të kuptojmë se ne nuk mund të ndryshojmë njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë janë të bukur dhe të përsosur ashtu siç janë. Ata nuk ekzistojnë për të qenë ata që kemi nevojë ne.”

Në fakt, nëse jeni të irrituar vazhdimisht me njerëzit që nuk janë ata që ju doni ata të jenë, duhet të vlerësoni nëse i doni vërtet.
“Dashuria e vërtetë është ajo kur ti e do një person jo sepse ai është sic ke nevojë ti të jetë, por është vetvetja me difekte e të mira e ti e dashuron gjithsesi.”

“Nëse jeni të gatshëm të ndryshoni veten, mund të ndryshoni marrëdhënien – dhe kështu rrjedhimisht do të ndryshoj edhe personi tjetër. Por kjo nuk vjen për shkak se keni ndryshuar ata, por për shkak se keni lejuar veten të jeni pjesë e këtij ndryshimi. ”

4. Pranoni që dashuria romantike është e kushtëzuar

në një marrëdhënieVetëm se nuk duhet të prisni që njerëzit të ndryshojnë nuk do të thotë se duhet të pranoni gjithçka që ata bëjnë.E di se tingëllon si dicka kontradiktore, por në fakt, është një ekuilibër.
Mbajtja e këtij ekuilibri është arsyeja pse, ndonjëherë, e vetmja mënyrë për të çuar përpara një marrëdhënie është t’i japësh fund asaj.

Nëse partneri juaj fillon pirjen e duhanit dhe pirja e duhanit është dicka që ju nuk e pëlqeni, mos vendosni ultimatume, por vëzhgoni. Nëse ata pas njëfarë kohe shfaqin dëshirën për ta lënë, mbështetini, nëse jo atëhere shtrojeni si diskutim. 

“Marrëdhëniet me të rriturit nuk janë si marrëdhëniet prind-fëmijë. Kur një prind e do një fëmijë, dashuria është me të vërtetë e pakushtëzuar. Kur dy të rritur bashkohen, megjithatë, është normale të presësh dhe të japësh. Pra, e ndërsjelltë!”

5. Çdo gjë është në rregull – për sa kohë që mund të flisni për të

“Çdo gjë është në rregull – për sa kohë që mund të flisni për të.” Çfarëdo problemi që keni në marrëdhënien tuaj, kur flisni cift qe flasinpër të, do të thotë se po punoni për ta tejkaluar atë problem. Siç thonë edhe psikologët, pranimi i problemit është hapi i parë drejt zgjidhjes së tij. Mos kini frikë! Flisni për ndjenjat tuaja!

6. Lëni pas çdo çështje që është më pak e rëndësishme se vetë marrëdhënia

Duke iu kthyer metaforës së mësipërme për shëtitjen: “Nëse jetoni në pyll filloni të njihni zonën tuaj. Kuptoni se në një vend ka gjarprinj. Në një tjetër ka dredhka helmuese, apo diku rrëshqet dheu. E pastaj i thoni vetes: ‘Ok, në këto vende nuk duhet të shkel.’”

E njëjta gjë vlen edhe në një marëdhënie. Nëse i dini se cilët butona nuk duhet të shtypni në një marëdhënie jemi të sigurt që gjërat do shkojnë mirë. Marëdhënia që keni është gjëja më e rëndësishme për ju. Ajo ju fal dashurinë që keni nevojë, dhe si rrjedhojë ju jep balancën e nevojshme në jetën tuaj.

Sigurisht, nuk po themi që të hidhni poshtë gjithçka vetëm për marëdhënien tuaj, por ajo duhet të ketë gjithnjë përparësi. Disa probleme duhet të zgjidhen dhe një pjesë e mirë e problomeve nuk kanë as nevojë pse të jenë të pranishme. Ndaj, mbroni marrëdhënien tuaj.

dua Marketplace banner