6 gjëra që njerëzit e suksesshëm i bëjnë

by Argjenda Selmani

Padyshim se të gjithë njerëzit e suksesshëm punojnë fortë për suksesin e tyre. Dihet se ai nuk vjen papritur dhe pa një plan veprimi. Mirëpo, a e dini cilat janë shprehitë apo zakonet që njerëzit e suksesshshëm kanë?

Më poshtë ne po i përmendim vetëm disa prej tyre. Janë disa udhëzime të thjeshta dhe të shkurtëra që do t’ju ndihmojnë edhe juve nëse provoni t’i praktikoni. Duhet të merrni mësim nga më të mirët!

njerezit e suksesshemAta e dinë çfarë duan

Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të marrë gjithmonë atë që dëshirojnë është se së pari ata e dinë  çfarë dëshirojnë! Kur e dini se çfarë dëshironi, do të dini gjithashtu se si të merrni atë që dëshironi.

Ata mësojnë

Ju mund të keni dëgjuar për thënien e vjetër që thotë: “Udhëheqësit e mëdhenj janë lexues”. Në pjesën më të madhe kjo është e vërtetë. Njerëzit e suksesshëm lexojnë dhe mësojnë aq sa munden për atë që duan, në mënyrë që të marrin atë që dëshirojnë. Nëse jeni kurioz se si të merrni atë që dëshironi, atëherë filloni të lexoni një libër. Kaq e thjeshtë!

Ata i bëjnë gjërat kuptimplotë

Një nga gjërat më të fuqishme që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të marrë gjithmonë atë që duan është që ata përpiqen t’i bëjnë të gjitha gjërat kuptimplota. Kjo do të thotë se ata sigurohen që çdo përpjekje për të cilën ata vendosin të fillojnë ka kuptim për ta. Ata e dinë dhe e kuptojnë se ia vlen barra qiran vetëm atëherë kur ka rëndësi për ta.

Ata pyesin

Një gjë e madhe që njerëzit e suksesshëm gjithmonë bëjnë për të marrë atë që dëshirojnë është kjo: ata pyesin. Shumica e njerëzve janë shumë të trembur për të kërkuar atë që dëshirojnë me të vërtetë. Nëse jeni shumë të trembur për të pyetur ju nuk mund të dini kurrë se si të merrni atë që dëshironi. Pra, mos u bëni si shumica e njerëzve.

njerezit e suksesshemAta ndërmarrin veprime

Plani pa veprim është i padobishme. Njerëzit e suksesshëm e dinë që për të marrë gjithmonë atë që dëshirojnë, ata duhet të ndërmarrin veprime masive. Kurrë mos e lini synimin tuaj të ju frikësojë. Me fjalë të tjera, sa më shpejt që të vendosni të dëshironi diçka aq më shpejt do ta merrni atë. Pra sapo të keni një plan veprimi filloni ta inplementoni!

Ata e përdorin kohën e tyre me mençuri

A keni dëgjuar ndonjëherë për kohën NET? Bëhet fjala për “No Extra Time” (S’ka kohë shtesë). Për shembull: kur jeni duke vozitur apo udhëtuar me transport publik dëgjoni vetëm muzikë apo dëgjoni një audio-libër? Njerëzit e suksesshëm e marrin seriozisht kohën NET. Merrni vetë disa libra audio në mënyrë që të filloni të dëgjoni librat më të mirë të biznesit dhe të vetë-përmirësimit. Këtë mund ta bëni derisa jeni në rrugës për të punë çdo mëngjes.