6 ide argëtuese për takime romantike gjatë verës?

nga Flogerta Driza

5 ide argëtuese për takime romantike gjatë verës? Ok, më dëgjoni: Dita e Shën Valentinit si dita e dashurisë bie në mes të dimrit, por mendoj se vera është stina e vërtetë e dashurisë. Kjo sepse ditët janë më të gjata, koha është më e ngrohtë dhe ka shumë gjëra për të bërë jashtë.

Të gjitha këto rezultojnë në mundësi të pafundme për takime romantike gjatë verës. Nëse ende nuk jeni të bindur, unë kam përpiluar 5 nga idetë e mia të preferuara për takime, përfshirë disa që janë perfekte për ditët me diell.

1. Shkoni për hiking

akime romantike gjatë verës

Merrni partnerin tuaj, bëni gati cantat e shpinës dhe ngjisni malet. Do të keni mundësinë të shihni disa vende të bukura ndërsa inkurajoni njëri-tjetrin gjatë rrugës.

Kur një partner ndihet aventurier ose i frikësuar dhe po del nga zona e rehatisë, kjo i jep partnerit tjetër mundësinë të tregojë anën e tij mbrojtëse. Kështu që mos prisni gjatë dhe dilni nga zona juaj e rehatisë. 

2. Merrni biçikleta me qera

Takimet romantike nuk kanë nevojë të jenë të kushtueshme. Merrni me qira dy biçikleta dhe udhëtoni nëpër qytet, duke ndaluar në vendet ku nuk keni shkuar kurrë më parë.

takime romantike gjatë verës

Kjo do t’ju ndihmojë të konfirmoni që tërheqja që ndjeni për partnerin tuaj nuk është vetëm diçka që përjetoni kur jeni duke ngrënë një vakt të shtrenjtë. Pastaj nuk ka asgjë më të bukur se ndjesia e lirisë që të jep bicikleta.

3. Bëni një udhëtim rrugor me çanta shpine

Nuk keni pse të udhëtoni jashtë shtetit për t’u ndjerë sikur jeni me pushime. Udhëtoni në një qytet afër jush dhe eksploroni muzetë, vendet historike apo dyqanet e tij. Nëse keni mundësi, merrni me qira një dhomë hoteli ose Airbnb dhe kaloni një fundjavë relaksuese. Merrni cantat e shpinës dhe eksploroni, qoftë edhe në vendin tuaj.

4. Kaloni një natë duke parë yjet

stargaze

Ndonjëherë gjëja më e dobishme që një çift mund të bëjë për marrëdhëniet e tyre është të lejojnë njëri-tjetrin të shijojnë heshtjen e një nate vere. Diçka kaq e thjeshtë sa të shkosh në një vend të errët dhe të shikosh yjet gjatë natës. Kjo mund të jetë një nga përvojat më romantike që mund të kaloni si çift.

5. Provoni një udhëtim me varkë

Cila është mënyrë më e mirë për të kaluar një pasdite të freskët vere? Përgjigjia është e thjeshtë: Merrni me qera një varkë të vogël dhe dilni në ndonjë liqen apo lum që keni në zonën afër jush. Kjo do të krijojë një intimitet më të madh mes jush, sepse do të ndiheni sikur jeni vetëm ju të dy në këtë planet.

6. Bëni një luftë me tollumbace uji

cifte te lumtur

Kur është hera e fundit që keni luajtur me tollumbace me ujë? Me patjetër kur keni qënë fëmijë. Kur ka qënë hera e fundit që keni qënë të relaksuar me njëri-tjetrin? Provojeni dhe do ndiheni sërish si fëmijë. Luani, bëni shaka dhe mos mbani asnjë hatërmbetje me njëri-tjetrin ashtu sikur bënit me miqtë tuaj kur ishit sa një tollumbace uji vetë.

Provoni këto ide për takime romantike gjatë verës dhe na tregoni se si kaluat dhe si u ndjetë. 🥰

dua Marketplace banner